Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, është në kundërshtim me Kushtetutën.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Berisha kundër tejzgjatjes së masës kufizuese. Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se, edhe pse kishin kaluar shtatë muaj nga vendosja e arrestit në shtëpi, gjykatat e zakonshme nuk kishin dhënë argumente konkrete për ekzistencën e rrezikut të ikjes. Po ashtu, sipas Kushtetueses, nuk ishte paraqitur asnjë rrethanë e re që të justifikonte ashpërsimin e masës së sigurisë.
Fillimisht, rreziku për cenimin e provave ishte konsideruar i përmbushur me masën më të lehtë “detyrim paraqitjeje”. Megjithatë, më pas u vendos një masë më e rëndë, ajo e “arrestit në shtëpi”, pa u evidentuar ndryshime në sjelljen e kërkuesit apo rrethana të reja që ta justifikonin këtë vendim.Në vendimin e saj, Gjykata vëren se mungesa e arsyetimit për rrezikun e ikjes dhe fakti që nevoja për sigurimin e provave ishte konsideruar më parë e përmbushur me një masë më të lehtë, e bëjnë të pajustifikuar rëndimin e masës së sigurisë. Sipas saj, kjo situatë nuk garantonte një ekuilibër të drejtë mes nevojës për sigurimin e procesit penal dhe të drejtës për liri personale.
Kushtetuesja thekson se masat e sigurisë duhet të jenë proporcionale dhe të arsyetuara në çdo fazë të procedimit penal. Për rrjedhojë, ajo vlerësoi se periudha e qëndrimit të Berishës nën “arrest shtëpie” nuk ishte në përputhje me qëllimin e vendosjes së masës dhe nuk lidhej më me mbarëvajtjen e procesit penal, por vetëm me mosrespektimin e një urdhërimi të mëparshëm gjyqësor.Berisha e kishte ankimuar masën e sigurisë më 17 dhjetor 2025, masë e caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Mbrojtja e tij pretendoi shkelje proceduriale dhe tejkalim të afateve ligjore nga ana e kësaj gjykate.
Ish-kryeministri u lirua në nëntor 2024, pas rreth 11 muajsh në arrest shtëpie, gjatë së cilës periudhë zhvilloi një betejë të vazhdueshme ligjore përmes ankimimeve të njëpasnjëshme.
Më 3 janar 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, të cilën ai ka vijuar ta zbatojë deri më sot.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Mars14:08
Berisha: Edi Rama armiqësinë e tij ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij
Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi lidhjet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në fokus marrëdhëniet me ...
POLITIKE
3 Mars13:23
“Rama iu tha evropianëve se s’kemi nevojë për BE”, Berisha: Misioni ynë ta largojmë nga zyra!
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integ...
POLITIKE
3 Mars13:10
A do të ngujohen në Parlament nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut? Berisha: Nuk përjashtohet asgjë! Deputetët kanë shprehur vendosmërinë
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e tij për mediat nga selia blu se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmë...
POLITIKE
3 Mars13:06
'Çdo vonesë është rrezik për jetën', PL ngre alarmin: Shëndetësia në kolaps, pacientët po lihen pa trajtim
Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat u shpreh se sistemi shëndetësor ...
POLITIKE
3 Mars13:03
Berisha: Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite burg! Prej një jave ka në dorë raportin për Ballukun, nuk e dorëzon në Kuvend!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
N...
POLITIKE
3 Mars11:45
''Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët''/ Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Balluku mund të helmojë provat
Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPA...
POLITIKE
3 Mars11:41
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! Ja arsyetimet
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndan&e...
POLITIKE
3 Mars11:21
“Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet”/ Zbardhet raporti i plotë i opozitës në Këshillin e Mandateve: U kërcënuan dëshmitarët
Zbardhet raporti i plotë i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ku kërkon heqjen e imunitetit për ish-zv/kryeministren,...