Shqiptarët e Genovës në Itali sërish në protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...
Ka nisur pasditen e kësaj të diele, protesta e 22 masive në Tiranë, ku qytetarët janë mledhur në “Sheshin Skënde...
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...
Trajneri i Japonisë, vlerëson mesfushorin Kamada pas fitores ndaj Tunizisë në Botëror.Japonia e shkatërroi Tunizinë 4-0 t&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas një postimi të një qytetareje nga Tetova lidhur me protestat kundë...
Nën vapën e fortë të Kansas City-t, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, po udhëheq me intensitet maksimal përgatitjet e...
Paratë në këtë vendin tonë nuk mjaftojnë asnjëherë, gjithmonë kur bëhet fjalë për ndërtime, i...
Protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet po i bashkohen edhe shumë qytetarë nga rrethet. Një protestues i ardhur nga Vlor...
Protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Rama i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët ka...
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK gjatë ditës së sotme, duke shprehur shqetësim të thellë për praninë e diplomatëve të huaj gjatë këtij procesi.
Sipas Abilekaj, ndërhyrja e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së në sallën ku zhvilloheshin pyetjet dhe përgjigjet e kandidatëve krijon një imazh të gabuar tek publiku shqiptar, duke i dhënë përshtypjen se prokuroria është ‘epiqendra e drejtësisë’, ndërkohë që drejtësia reale duhet të jepet nga gjykatat. Ai paralajmëroi se kjo qasje ushqen një kulturë ‘gjuetie shtrigash’ dhe jakobinizmi, duke deformuar perceptimin e shoqërisë mbi funksionimin e sistemit gjyqësor.
Gazetari e cilësoi këtë model si një ‘sistem të mbrapshtë’, ku SPAK-u, në vend që të jetë një instrument i balancës, po ushtrohet si një entitet që kontrollon vetë gjyqësorin, duke minuar parimet e barazisë mes mbrojtjes dhe akuzës. Ai theksoi se një eksperiment i tillë nuk ka precedent në vendet e BE-së dhe rrezikon të deformojë sistemin drejtësor shqiptar.
‘Ne sot pamë një proces. Në atë proces ishte përqendruar e gjithë politika dhe diplomacia në Shqipëri. Pamë ambasadorët e BE-së, të SHBA-së, të ngarkuarën me punë të SHBA-së, që po ndiqnin seancën e pyetjeve dhe përgjigjeve të kandidatëve.
Çdo njeri që e shikon këtë spektakël që pa aty, krijon idenë e gabuar, çdo shqiptar. Krijon idenë e gabuar që kjo që po ndodh aty është bërja e drejtësisë. Dhe kjo është mësimi më i keq që mund t'i jepet publikut. Prokuroria nuk është epiqendra e drejtësisë. Epiqendra e drejtësisë është gjykata.
Krimi më i madh është që po na bëjnë ne, këta që po na vijnë dhe po na ndikojnë dhe po na bëjnë trysni dhe presion, është që po na thonë që këtu është epiqendra e drejtësisë, te prokuroria.
Imagjinoni ju të zgjidhet kryetari i shoqatës së avokatëve, apo jo, që është pala tjetër e akuzës. Është pala mbrojtëse dhe të jetë ambasadori amerikan, ambasadori i BE-së, apo jo? Kur zgjidhet kryetari i shoqatës së avokatëve. Janë ata atje? Ata s'e dinë a u zgjodh kryetari i shoqatës së avokatëve. A ka dhoma avokatisë kryetar? Sa herë zgjidhet, kur bëhen zgjedhjet. Të krijosh publikut këtë ide, domethënë t'i ngjallësh dëshirën për gjak dhe për gjueti shtrigash.
Sepse ata po ushqejnë një ide që drejtësia vihet nëpërmjet gjuetisë së shtrigave, nëpërmjet jakobinizmit, nëpërmjet prerjes së kokave, nëpërmjet kurbaneve.
Dhe kjo ide e gabuar dhe e rëndë është gjëja më e keqe që po i ndodh sot Shqipërisë. Hajde e bëjmë prokurorinë dhe themi që kjo është epiqendra. Dhe këtu është gabimi më i rëndë i parë.
Ata po e bëjnë këtë dhe po mësojnë një shoqëri se si të mos luftojnë, si mos bëjnë drejtësi, por të bëjnë një gjueti. Kjo është mos të bësh drejtësi. Sepse në vendet e tyre drejtësia quhet sistem gjyqësor, nuk quhet sistem drejtësie fare.
Këtu gjyqësori i pavarur. Gjyqësori, ai që jep drejtësi është gjyqësori, nuk është akuza dhe nuk është mbrojtja.
Dhe ne sot jemi po flasim tre orë për akuzën, kemi gjithë ditën për akuzën dhe themi tani do bëhet drejtësi, ky, ky drejtues i akuzës do bëjë drejtësi. Nuk bën akuza drejtësi.
Akuza nuk bën drejtësi. Por akuza këtu ka kapur gjyqësorin me ndihmën e atyre që ishin atje. Nuk bën. Sepse ata që ishin atje i kanë thënë akuzës do jeni në një seli, do i pini kafen bashkë dhe kush del nga rreshti i akuzës nga gjyqësori, futet në burg, sepse këta paskan në dorë të bëjnë dhe vetingun e gjyqësorit.
Dhe ne e kemi, ne, ata zbuluan një sistem të mbrapshtë që është ndërtuar nga kjo që quhet reforma në drejtësi. Po ishim mirë siç ishim pra. Që të drejtën e, të drejtën e vetingut e paska SPAK-u sot. SPAK-u e gjykon nëse një gjykatës apo një prokuror qenka i denjë për sistemin e drejtësisë. Dhe ky gjykatës pastaj duhet të marrë një akuzë dhe t'i japë vendim dhe të vërë barazinë mes mbrojtjes dhe akuzës.
A mund të bëjë barazi ai mes mbrojtjes dhe akuzës, kur akuza është duke bërë vetingun e tij? Ky është një sistem i mbrapshtë që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ky është një eksperiment i ndyrë që nuk mund duhet të ndodhë në Shqipëri dhe nuk duhet të ndodhë në ndonjë vend që jeton në Evropë të paktën. Kjo mund të ndodhë në një vend tjetër që nuk ka lidhje me Evropën, që nuk i kemi kaq afër vlerat e BE-së dhe shembujt e BE-së. Po si mund të ndodhë kjo në Shqipëri?’, tha gazetari Enton Abilekaj
Pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokaratike, Sali Berisha u rikthye në Kuvend nga ku mbajti fjalimin e t...
Për Sali Berishën, momenti më i vështirë politik i tij, është rënia e skemave piramidale në Shqipëri, koh&eu...
Analisti Anri Bala i ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ tha se një personi shumë të afërt me Ramën prit...
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për manipulim të proces...
Gara për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme mori vëmendje të madhe, teksa prokurori Klodian Braho, ia doli të marrë vo...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të ashpra në drejtim të kreut të grupit të PS Taulant Balla duke e cilësu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në Kuvend se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu nuk në dy shtete të NATO-s. “Kujdes&...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kundërshtuar projektligjin e ri për gjuetinë, duke e cilësuar atë absurd dhe...
Duke e konsideruar kreun e qeverisë si themeluesin e narkoshtetit të vetëm në Evropë, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se demokraci...
Kreu i PD, Sali Berisha kujtoi gjatë përvjetorit të Partisë, se Edi Rama nuk rezistoi asnjë ditë në këtë parti pas ...