Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Salianji shprehet se socialistët e kërkojnë dhe një mandat të katërt thjesht për projektin personal të kryeministri Edi Rama.
Ai tha se Rama tashmë është braktisur nga populli dhe mbështetjen e ka vetëm nga kabineti i tij qeveritar. Sipas demokratit, kryeministri me pensionistët donte të dukej si "shpëtimtari", ku në vend se t’u rriste atë që u takon të marrin, ua jep si bonus nga dora e tij.
Ndërkohë për ish-deputetin, përqendrimi i Opozitës tek qytetari, duket i besueshëm dhe i vërtetë. Salianji shtoi më tej se në historinë e saj PD ka treguar se aktet më të mëdha të ndërmarra janë bërë për qytetarin.
LETRA E PLOTË:
Kronika e përditshme e bën jo të lehtë të gjesh disa dallime e veçori në atë që mund të jetë thelbi i fushatave të dy forcave kryesore politike në vend. E qartë deri tani është se Rilindja, socialistët e kërkojnë dhe një mandat të katërt thjesht për projektin personal të Ramës, për një ide që vjen nga shtrembërimi mental prej qendrimit gjatë në pushtet, që ka të bëjë me madhështinë e tij. Edi Rama kërkon vetëm të ushqejë egon, dhe aty futen gjithë frikërat që ka nga humbja e pushtetit dhe po ashtu gjithë shpresat për më shumë privilegje e përfitime.
Po të shihni dhe prioritetet e tij, kanë lidhje me koncensione, me ndërtesa të larta, me PPP me shpërndarjen e çdo cope të Shqipërisë. Ku padyshim ai menaxhon dhe interesat financiare. E gjitha kjo ka nisur me një manifakturë të madhe për krijimin e mitit të tij, ku janë keqpërdorur shumë elisa, duke e quajtur herë markë ndërkombëtare, herë Skënderbe, Zeus, herë Odise. Kur, në fakt, ai i vërteti është “babloku” i përgjimeve të Bild. Dhe për ta rritur e ushqyer më tej këtë mit, ku medemek flitet për përmasa të jashtëzakonshme të liderit, mbinjeriu tanimë ka nevojë dhe për objekte, godina dhe fasada ku të reflektohet trilli i tij.
Kjo është e gjithë çfarë mbetet nga politika dhe ideollogjia e kastës në pushtet pas 3 mandatesh. Njeriu, qytetari, fermeri, pensionisti, profesionisti, i riu, studenti, familjari, nuk ekziston. Për ta mbajtur të karikuar këtë kult të rremë, ai po investohet vetë së fundmi. Tregimet e të tjerëve për të, fusin ujë. Nuk mjaftojnë më dhe nuk bindin rilindaset që thurin ditirambe.
Ndaj doli e foli 1 orë për veten e tij para ca ditësh. Një rrëfim që as nuk ja kërkoi njeri, as nuk i duhet njeriu. Një përpjekje për të treguar se meqënëse qenka hetero, jo siç e kanë fyer e damkosur, qenka dhe i ndershëm. Hajde mendje hajde.
Ai ka kuptuar se gjysëm-njeri e gjysëm-perendi është vetëm për ministrat e ministreshat e tij, dhe se populli krejt tjetër gjë mendon.
Ndaj duhet dhe një investim i fundit. Dhe një tjetër mandat për këtë e kerkon. Shihni si veproi me pensionistët. Në vend se t’u rriste atë që u takon të marrin, ua jep si bonus nga dora e tij. Që të duket si “Shpëtimtari”. Ndërkohë që shpenzon 5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për një kopsht personal në kryeministri, që të ngjajë gjigand kur jep intervista, i një tjetër bote. Deformime të mëdha të një autokratuci që ka nevojë për më shumë pushtet, privilegje, madhështi dhe adhurim. Kur në të vërtetë do të duhej të ishte duke dhënë llogari para ligjit për gjithë aferat e lidhjet kriminale.
Kjo lodra personale e Ramës, ky kaleidoskop ku ai perthyen imazhet e tij, ky vend që kërkon ta shndërrojë thjesht në syprinë për dukjen e tij Narcizi që nuk lëshon karrigen, nuk është Shqipëria. Ka të tjera halle, shumë madje.
Dhe është shumë pozitive që Opozita ka krejt tjetër kurs. Eshtë përqendruar e gjitha tek njeriu. Tek jeta e tij e përditshme tek përpjekja që bën gati gjysma e popullsisë për të kapur fundin e muajit, për të shlyer faturat e për të plotësuar nevojat bazike.
Mjerimi është një nga arsyet pse autokratuci zdërhallet në realitetin e tij pervers. Dalja nga kjo gjendje, do të fuqizonte qytetarin, dhe para një qytetari të mëkëmbur s’ka vend për shtypës e për sundues. Paketa e emergjencës e propozuar nga PD është një ndërthurje e disa masave që me të vërtetë do ta zhduknin skamjen. Duken si ndërhyrje kurajoze, por padyshim se nëse kanë një faturë financiare, e gjitha ja vlen. Kalimi i gjendjes ku mezi mbyllet muaji për një pjesë të popullsisë, është çlirimi nga një robëri e dhunshme. Vetëm pasi ta ketë siguruar këtë prag, dikush do të nisë të mendojë, të aspirojë, të kërkojë më shumë, të ngrejë zërin, të protestojë, të mos lejojë qeverisjen e keqe, dhe të kontribuojë pra për shoqërinë e vendin.
Kthimi i një segmenti kaq të madh të shoqërisë tonë, nga të shtypur e vulnerabël në pjesë vitale, është padyshim rigjenerimi më i madh i këtij trupi social të rrëgjuar në 3 mandate. Përqendrimi i Opozitës tek qytetari, tek përmasat e tij, tek lëkura e tij duket dhe i besueshëm dhe i vërtetë. Edhe më parë, në historinë e saj PD ka treguar se aktet më të mëdha të ndërmarra janë bërë për qytetarin. Ndaj e shoh si zhvillim pozitiv dhe e inkurajoj këtë kurs.
Ndoshta me afrimin e 11 Majit, edhe Edi Rama do të tentojë të lërë për një çast delirin e madhëstisë së tij personale, nën këshillat e konsulentëve elektoralë, e të kthehet gjasme nga njerëzit. Por nuk do të ngjisë. Do të duket artificë.
Këto dy botë që janë sot përballë e bëjnë të lehtë zgjedhjen e 3.7 milionë shqiptarëve me të drejtë vote. Një votë për rritjen e pushtetit personal të Edi Ramës, të nanuritjes së madhështisë së tij me kulla dhjetra katëshe e miliona euroshe me sjelljen si lider global e me gjestet groteske alla-meloni. Apo një votë për hallin tend?!
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e nesërme në Prokurorinë e Posa&...
diella TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale "Diellën", ndihmësen e re virtuale të platformës e...
Sali Berisha FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me mbështetësit demokratë në Fier ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij demo...
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndryshuar vendim në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit n&...
TIRANË - Të dhënat e procesit të regjistrimit të emigrantëve tregojnë se 35% e aplikimeve refuzohen nga ana e Komisionit Qe...
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi sfidon kryeministrin Edi Rama që të ngrejë ...
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavajës ësh...
UKRAINA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës ...
ITALIA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka njoftuar për mbajtjen e disa takimeve me shqipt...