Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVA- Nga sot e deri më 8 shkurt, mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt. Ndërsa më 8 shkurt, ata do të mund të votojnë fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës në 22 vende të botës. Mënyra e votimit të tyre varet nga ajo se si ata kanë zgjedhur të votojnë kur janë regjistruar si votues.
Si zhvillohet votimi?
Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Mërgimtarët kosovarë kanë mundësi të votojnë fizikisht më 8 shkurt në përfaqësi diplomatike dhe konsullore në vendet ku jetojnë.
Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse. Të drejtë vote kanë të gjitha ata që posedojnë dokumentet identifikues të lëshuara nga Kosova, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes dhe që është regjistruar paraprakisht për votim. Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga shteti i Kosovës është me afat të skaduar, atyre u kërkohet ta paraqesin edhe një dokument identifikues të vlefshëm të shtetit ku jetojnë, sipas KQZ-së.
Ku do të mund të votojë diaspora e Kosovës?
Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:
Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.
A mundet një emigrant të votojë në Kosovë ditën e zgjedhjeve?
Po. Një mërgimtar mund të vijë dhe të votojë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Ai mund ta bëjë këtë në vendvotimin e komunës së tij përkatëse. Por, për ta bërë këtë, ai nuk duhet të jetë i regjistruar paraprakisht si votues jashtë vendit. Votuesit e regjistruar jashtë vendit, nuk e kanë emrin në listën e votuesve në Kosovë.
Më shumë rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit
KQZ-ja ka bërë të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Në fletëvotim, votuesit do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë. Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore.
Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Fushata zgjedhore do të nisë të shtunën, më 11 janar dhe për një muaj, partitë dhe kandidatët do të tentojnë t'i bindin votuesit që t’i zgjedhin ata. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008./ REL
ina zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka cilësuar censurë mbylljen e aplikacionit "Tik Tok" në vendin ton...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar detaje në lidhje me procesin e votimit nga diaspora, e cila...
majko, balla, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat që ka drejtuar pa...
sali berisha, erion veliaj TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e tij politike k...
edi rama, rchard r. verma TIRANË- Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma gjatë vizitës së tij në Tiran&...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur një komenti në Facebook, lidhur me vendimin e uljes së &ccedi...
Gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur së fundmi në lidhje me dyshen 'kushtetuese' Xhaferrllari-Alibeaj si dhe për deklarat&eu...
Rama TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë. Pas hapjes së qendrave të em...
celibashi, abbott TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott ka zhvilluar sot një vizitë n&eum...
Hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e kompanisë IdentiTek. Gj...