POLITIKE

Zhulali: Skandali i AKSHI-t dhe ligji amerikan vendosin Ramën nën presion maksimal, dorëheqja rruga e vetme

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 21:17
Zhulali: Skandali i AKSHI-t dhe ligji amerikan vendosin Ramën nën

Qeverisja është tashmë "e kalbur në çdo hallkë" dhe përbën një rrezik jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për sigurinë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Kjo situatë është përkeqësuar nga skandali i rrjedhjes së të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i cili nuk konsiderohet më një sulm i jashtëm, por një akt i brendshëm nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Hetimi i SPAK, i cili i akuzon të përfshirët si "strukturë e organizuar kriminale", ka ekspozuar një cenueshmëri të thellë në infrastrukturën kritike të sigurisë, e cila është e ndërlidhur drejtpërdrejt me sistemet e NATO-s.

E ftuar në edicionin e lajmeve në Syri TV, Ilda Zhulali, eksperte e Çështjeve Ndërkombëtare, tha se qeverisja aktuale në Shqipëri po përballet me një presion ndërkombëtar të paprecedentë, ndërsa skandalet e brendshme dhe cenueshmëria e sistemeve kritike të sigurisë kanë ndezur alarme serioze për sigurinë kombëtare dhe atë rajonale.

Sipas Zhulalit, ligji i ri amerikan për mbrojtjen kombëtare (NDAA), i cili për herë të parë përfshin specifikisht Ballkanin Perëndimor, vendos monitorim të rreptë dhe parashikon masa për të parandaluar korrupsionin, ndikimet e huaja dhe projektet që synojnë ndryshimin e kufijve.

Ekspertja nënvizoi se qeveria Rama është tashmë e rrethuar politikisht dhe ligjërisht, duke mos pasur rrugëdalje tjetër përveç dorëheqjes apo vendosjes së një qeverie të përkohshme, si hap i domosdoshëm drejt zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Pjesë nga deklarata:

Po, meqënëse jemi në ditë feste, në radhë të parë përfitoj nga mundësia t’u uroj të gjithë besimtarëve të krishterë: Gëzuar Krishtlindjen! Kjo është një periudhë nga më të bukurat e vitit, jo vetëm për shpresën dhe nisjet e reja, por edhe si moment reflektimi, sepse është mbyllja e një viti që po lëmë pas.

Viti që po lëmë pas nisi me shpresën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nuk arritëm ta realizonim këtë. Në varësi të kësaj, sot po shohim se në qeverisjen e tij të katërt, Edi Rama po shfaq qartë atë që kemi paralajmëruar prej kohësh: qeverisja e tij është e kalbur në çdo hallkë. Mirëpo, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk përbëjnë më vetëm kërcënim për çdo qytetar shqiptar; fatkeqësisht, ata janë bërë një rrezik edhe për sigurinë e NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Kjo lidhet me keqmenaxhimin e parave të shqiptarëve dhe rrezikun që këta zyrtarë po i shkaktojnë të ardhmes së qytetarëve që qëndrojnë në Shqipëri. Në përmbledhje, Shqipëria është në mes të një procesi që synon rrëzimin e qeverisë aktuale. Ky është një moment që duhet shfrytëzuar për një nisje të re, për një Shqipëri krejt ndryshe, që sot do të kishte pasur mundësinë të ishte anëtare e Bashkimit Europian, po të mos ishin humbur 12 vitet e shpenzuara në drejtim tjetër.

Sot kemi dy alarme të mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga vendet më me peshë në botë. Kjo lidhet me çështjen e AKSH-it, e cila është një problem i sigurisë, jo vetëm kombëtare, por edhe për NATO-n. Gjatë sulmit kibernetik nga Irani, u aktivizua një angazhim i jashtëzakonshëm nga NATO dhe SHBA, për të vendosur sistemet nën kontroll. Dosja e AKSH-it tregon se tani kemi një sulm të brendshëm, ku sistemi i informacionit është në duart e individëve që SPAK i ka akuzuar si pjesë e një strukture kriminale organizuar. Kjo është alarmante dhe lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky është një element që nuk mund të mbyllet si më parë. Edi Rama, si kryeministër dhe udhëheqës i kësaj strukture, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore, morale dhe politike. Në këtë kontekst, Akti Kombëtar i Mbrojtjes në SHBA, për herë të parë, përfshin Ballkanin Perëndimor, duke vendosur prioritete dhe buxhet për sigurinë. Ky akt tregon vëmendje të veçantë ndaj ndikimit të aktorëve të huaj, përfshirë Rusinë dhe Kinën, dhe siguron mbikëqyrjen e energjisë, teknologjisë së informacionit dhe burimeve mediatike në rajon.

Raporti amerikan parashikon masa konkrete për të goditur korrupsionin, që ka minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Kjo lidhet drejtpërdrejt me kapjen e shtetit nga qeverisja e Edi Ramës dhe krimi i organizuar. Ndryshimi i qasjes amerikane do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në Shqipëri, duke rikthyer demokracinë dhe normalitetin në vend. Akti amerikan vendos gjithashtu që nuk do të lejohet ndryshimi i kufijve në Ballkan, duke mbyllur projektin Rama-Vuçiç dhe çdo tentativë tjetër të ngjashme.

Çdo kërcënim i sigurisë në Shqipëri, sipas këtij ligji, konsiderohet automatikisht edhe si kërcënim për sigurinë amerikane. Prandaj, ndryshime të mëdha do të ndodhin shpejt në Shqipëri: Edi Rama është i rrethuar dhe nuk ka rrugëdalje tjetër përveç largimit nga pushteti, duke hapur rrugë për një qeverisje të kujdesshme dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan