Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Gjatë fjalës së saj Kuvend, deputetja Ina Zhupa denoncoi mungesën e besueshmërisë së qeverisë shqiptare te partnerët ndërkombëtarë dhe fondacionet, të cilët nuk zgjedhin më të bashkëpunojnë me vendin për shkak të rekordeve të qeverisjes së dobët, korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizuar.
Sipas saj, të vetmit që vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë janë ata që kanë interesa klienteliste dhe përfitojnë direkt nga marrëdhëniet me pushtetin.
Zhupa solli rastin e universitetit të Federica Mogherinit, ku emërimi dhe përfitimet milionëshe janë kryer për të mbajtur lidhje me aktorët ndërkombëtarë që mbështesin qeverinë, ndërkohë që qytetarët dhe sektori i arsimit mbeten të braktisur.
Ajo paralajmëroi se këto praktika tregojnë qartë se qeveria nuk punon për interesin publik, por vetëm për klientët e saj, duke dëmtuar rëndë mësuesit, studentët dhe besueshmërinë e Shqipërisë.
Fjala e plotë në parlament
Në fakt, duke e ditur që mund të thotë shumë të pavërteta, nuk kisha problem të flisja edhe pas zotit Basha, sepse do të ishte një arsye për t'i kthyer përgjigje. Megjithatë, flas këtu ku e kam radhën. Të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, ky është një rast ku partnerët nuk i besojnë më Shqipërisë, ku ndërkombëtarët nuk zgjedhin më të bashkëpunojnë me Shqipërinë. Nuk është rast i izoluar, nuk është një rast që ndodh për shkak të një axhende të një fondacioni. Është sepse të gjithë partnerët e besueshëm të Shqipërisë tashmë lexojnë raportet për Shqipërinë, shikojnë rekordet e lidhura me korrupsionin, me drogën, me krimin, për të kuptuar që nuk ia vlen bashkëpunimi me qeverinë shqiptare. Të vetmit që bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare janë ata të cilët janë të ngjashmit e tyre.
Rasti i fundit i Federica Mogherinit e tregoi qartësisht se si një individ pa asnjë titull shkencor, pa asnjë kontribut në shkencë as doktoreshë shkencash, as profesoreshë e asociuar, as profesor doktor, asgjë në shkelje të ligjit shqiptar bëhet rektore e një universiteti. Vetëm sepse është ndërkombëtare, nga ato që mbështesin qeverinë e korruptuar. Dhe rektorja e këtij universiteti merr edhe miliona euro nga buxheti i këtij shteti të varfër, i këtij shteti që nuk investon në arsim: merr 17 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ato godina, i dhurohen godina nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, vetëm e vetëm për të mbajtur mirë marrëdhëniet me këta ndërkombëtarët e korruptuar.
Që ajo të fliste sa afër integrimit ishte qeveria shqiptare, sa me standarde ishte qeveria shqiptare, sa i arritshëm ishte 2030 për qeverinë shqiptare, të gjitha broçkulla, sepse ishin broçkulla të paguara shtrenjtë nga paratë e taksave të shqiptarëve. Ndërkohë, për atë vend kishte një vendim nga viti 2013 për t'u bërë kampus universitar për studentët dhe pedagogët, që mësojnë në kushte që nuk kanë lidhje fare me standardet europiane: zero. Konviktet janë në gjendje të mjerueshme, dhe mënyra se si ndahen fondet është edhe më e frikshme.
Të shikosh buxhetin e arsimit: është skandaloz. Shqipëria alokon më pak fonde për arsimin. Nga viti 2022, fondet e arsimit ishin 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto, këtë vit priten 2.4%, dhe në 2028 sipas parashikimeve të buxhetit afatmesëm priten 2.1% të prodhimit të brendshëm bruto. Pra, teksa themi që ekonomia rritet, realisht ulen fondet për arsimin. Ulen paratë që duhet të shkojnë për studentët, për nxënësit, për mësuesit, për pedagogët.
Përdorni çdo marifet për t'i marrë paratë mësuesve: keni 11 mijë mësues në sistem që iu hoqën 50 mijë lekë të vjetra, vetëm me një të rënë të lapsit, me një vendimmarrje të Ogerta Manastirliut, duke zhvlerësuar gjithë kontributin e tyre me vite në arsim. Mësues të cilët paguheshin njësoj si kolegët e tyre dhe jepnin në të njëjtat klasa. Disa prej tyre janë në prag të pensionit, dhe kjo vendimmarrje i dëmton edhe për pensionin e tyre. Por ju, me një të rënë të lapsit dhe me justifikimin se nuk keni para, ndërkohë që paratë i çoni lumë tek këta ndërkombëtarët e korruptuar, ua hoqët.
Nëse doni të bëni për mësuesit, e keni mundësinë. Mund ta zgjidhni këtë padrejtësi që keni bërë. Edhe disa kolegë të Partisë Socialiste e pranojnë se keni të drejtë, veçmas për shkak të familjarëve të tyre mësues ose qytetarëve që ua kërkojnë. Unë kam bërë një propozim ligjor, i konsultuar me sindikatën e mësuesve dhe zonjën Alma Lama, i cili kërkon që t'i kthehet mësuesve ajo që kanë pasur para se të vendoseshin standardet e sistemit të Bolonjës.
Ju nuk mund të zhvlerësoni diplomat e mësuesve që japin në të njëjtat klasa, po aq kualitet sa kolegët e tyre, vetëm sepse doni t'i vidhni paratë. Asgjë nuk i kushton buxhetit të shtetit 11 mijë mësues nga 5 mijë lekë të reja në muaj. Nuk është as sa gjysëm kilometri me tarifat e rrugëve të Floririt.
Ju ftoj, kolegë, të reflektoni: ky rast tregon qartësisht që po braktiseni edhe nga ndërkombëtarët. Minimalisht, në kohën që diskutojmë për buxhetin dhe bëni propagandë me arsimin dhe mësuesit, të pranoni propozimin ligjor dhe ta votojmë së bashku, ta fusim në axhendën parlamentare. Projektligjet e deputetëve të opozitës zakonisht rrinë në sirtarët e Kuvendit, ndërsa të juat futen shpejt në seancë plenare. Nuk keni guximin t'i votoni kundër, sepse e dini që ato janë kundër interesit publik. Vota juaj kundër është kundër çdo mësuesi.
Mësuesit që takova në prag të pensionit nuk mund të bëjnë master tani, sepse dalin në pension. Ju i thoni të bëjnë master, por kjo nuk është në të mirën e arsimit. Është diskriminim, shkelje e të drejtave të fituara dhe tregon se qeveria shqiptare nuk punon për interesin publik, por vetëm për interesin e atyre që kanë marrëveshje me pushtetin.
Për qytetarët nuk funksiononi: harroni, nuk funksiononi, dhe bëni dëm. Edhe propagandën për rritjen e pagave të mësuesve e keni bërë për të mashtruar, sepse ua rrisnit 35 mijë lekë dhe ua hiqnit 50 mijë. Mësuesit e ndershëm mbetën me minus.
Prandaj, ftoj të mbani qëndrim për mbështetjen ndaj mësuesve dhe të votojmë projektligjin tim pa kaluar dhjetori, që propozon kthimin e asaj që kanë pasur mësuesit para VKM-së së Ogerta Manastirliut, për pagesën e njëjtë me kolegët e tyre dhe për njohjen e arsimit që kanë bërë para futjes së sistemit të Bolonjës. Ligji duhet të garantojë këto të drejta të fituara dhe të mos i cënojë në punën e tyre.
Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu ka vijuar takime me kongresmenët në forumin e IDU që është mbajtur në Washingt...
Deputetja e Partisë Demokratike, Joirida Tabaku, tha se rritja ekonomike prej 4% që është prezantuar për ekonominë shqiptare nuk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetari i parlamentit, akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë p&e...
Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë m&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme se është e zhytur në afera korruptive dh...
Teksa iu referua terminologjisë së përdorur nga kryeministri Edi Rama, se PS është një bordello, kryetari i PD, Sali Berisha si ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha kritikoi Ervin Salianjin për mbajtjen e takimit me strukturat e demokratëve në Durrës. Berisha u shpre...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi jashtë kuvendit se takimi i Ervin Salianjir me strukturat e PD-së në Durrës ishte axhendë...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj mazhorancës, duke e akuzuar atë se është...
Në këtë rast mund të kemi 15, ndoshta më shumë. Të gjitha shumë të rëndësishme për sektor jetik t&...