POLITIKE

Zjarret në landfille/ "Rrezik për kancer për qytetarët", Malltezi: Specialistët zëvendësohen me patronazhistë dhe paraja publike vidhet

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 17:46
Zjarret në landfille/ "Rrezik për kancer për

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV me moderator Edvin Parruca, ka deklaruar se në Shqipëri “paratë vidhen” dhe për këtë arsye nuk menaxhohet asgjë.

Ai tha se specialistët përzihen nga puna dhe se në vend të tyre kërkohen vetëm patronazhistë, ndërsa sipas tij, profesionistët që janë diplomuar për mjedis janë shumë të paktë dhe vendet e tyre të punës janë zënë nga njerëz pa lidhje me fushën.  

Malltezi u ndal edhe te zjarret e përsëritura në landfille dhe fusha mbetjesh në Elbasan, Vlorë, Durrës, Tiranë dhe Shkodër, duke thënë se në Vlorë zjarrit i vihet qëllimisht për të ulur sasinë e mbetjeve.

Sipas tij, problemi lidhet ose me veprime kriminale, dhe me mungesë të rëndë standardesh në menaxhimin e mbetjeve. Ai theksoi se landfilli nuk është thjesht një gropë për depozitimin e mbetjeve, por duhet të shoqërohet me riciklim, ripërdorim, trajtim të lëngjeve dhe kapje të gazrave si metani, për të shmangur ndotjen dhe rrezikun e zjarreve.

Malltezi: Zoti Paruca, këtu paratë vidhen. Ka para, paratë vidhen dhe prandaj nuk menaxhohet asgjë. Së dyti, këtu specialistët përzien nga puna. Këtu kërkohen vetëm patronazhistë. Dikush që nuk nuk i pëlqen fjala, mendimi, nuk i pëlqen sulltanit, ai thjesht hiqet nga puna. Për fat të keq, janë me gishtat e dorës specialistët që kanë mbaruar për mjedis dhe punojnë në fushën e tyre të mjedisit. Vendet e punës së tyre i kanë zënë, për fat të keq, patronazhistët pa asnjë lidhje. Të kemi parasysh, në rastin konkret, ju e thatë që janë zjarre të përsëritura. Kemi zjarre që ndodhin vazhdimisht në Elbasan, vazhdimisht në Vlorë, vazhdimisht në Durrës, dhe vazhdimisht në Tiranë dhe tani na del edhe në Shkodër.

Ka dy elemente. Në Vlorë është parë që zjarrit i vihet qëllimisht. I vihet zjarri mbeturinave qëllimisht në mënyrë që të reduktohet sasia e mbetjeve dhe në mënyrë që të ketë vende se nuk ka më vende ku të hidhen mbetjet.

Gjithsesi, duhet thënë që ka dy variante. Ose është qëllimisht dhe është kriminale, ose në rast se nuk është qëllimisht atëherë gjithsesi është mungesë standartesh në mënyrë të tmerrshme. Pse e them këtë? Sepse normalisht pranë çdo landfilli duhet të ketë së pari, një qendër riciklimi. Një qendër riciklimi dhe ripërdorimi. Është tre R-të e famshme të të trajtimit të mbetjeve. Pra, redukto mbetjet, ripërdor mbetjet, riciklo mbetjet. Për fat të keq ne nuk bëjmë asnjë nga këto. Ne thjesht kemi krijuar landfill dhe mendojmë që me landfill i kemi krijuar, i kemi zgjidhur të gjitha. Ne vodhëm paratë, kur them ne, qeveria vodhi paratë dhe mendoi se e zgjidhi çështjen me incenerator.

Dhe çfarë po bën? Po e inceneron në mënyrë të hapur. Pra thjesht po i djeg në natyrë. Është kriminale, është vjedhje, është mungesë standartesh, është përzënie e profesionistëve nga puna. Normalisht, në çdo landfill duhet të kesh, së pari, impianti i trajtuar në mënyrë të atillë që ti të reduktosh ato mbetje të cilat kanë fuqi kalorifike të lartë dhe mund të shkaktojnë zjarre. Pra, ato mbetje që kanë fuqi kalorifike, mund t'i çosh në në industritë që duan lëndë djegëse. Pra, për shembull, industritë e çimentos të lusin që t'i çosh lëndë djegëse. Në rast se ti ke lëndë djegëse që ka fuqi kalorifike, po ta marrin menjëherë atë, plastikën, për ta djegur. Të lusin. Pse mos çohet aty? Dhe ja ku e reduktove ti sasinë e mbetjeve, po të doje. Po të kishe një një qeveri normale që të mendonte për për mjedisin.

Së dyti, pra vetëm me ripërdorimin apo riciklimin e mbetjeve, mund të shkonte në reduktim të mbetjeve nga 1/3 deri gjysmë për gjysmë të mbetjeve. Dhe kjo çfarë bën? Kjo të rrit jetëgjatësinë e landfillit. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh që ka dhe procese teknologjike të cilat duhen shoqëruar gjithashtu. Pra, nuk mjafton që ti thjesht i hodhe mbetjet në landfill dhe je në rregull. Jo, sepse ato mbetje, sidomos mbetjet organike, kalbëzohen me kalimin e kohës. Duke kalbëzuar, ato çlirojnë gazra të cilat digjen, kryesisht metan, i cili është gaz që merr flakë shumë lehtë. Prandaj sugjerohet që, së pari, reduktimi, riciklimi dhe më pas në rast se ti do e hedhësh në landfill, atëherë do duhet që procesin teknologjik ta shoqërosh me mbulimin me dhe në mënyrë periodike. Pra, mos lësh disa ditë apo javë rrjesht thjesht hidh mbetje dhe kaq, por mbas çdo hedhje mbetjesh ti të përdorësh rulat, të përdorësh traktorët dhe të shtrosh kështu le të themi shtresë të hollë dheu.

Një landfill nuk është thjesht një gropë. Duhet kuptuar që nuk është thjesht një vend depozitimi. Ka dhe elementë të tjerë teknikë. Pra, para se të bëhet një landfill, ti duhet të bësh dhe sistemin e tij të drenazhimit. Pra, ujërat që do jenë ujëra të kalbëzimeve, ku do shkojnë? Normalisht, këto quhen liçite. Këto janë, me përkufizim janë mbetje të rrezikshme. Për fat të keq, në Shqipëri nuk trajtohen asgjëkundi këto. Këto hidhen në në lumë dhe mund të helmojnë gjithë popullatën më poshtë, produktet ushqimore dhe përfundojnë në shëndetin e njeriut. Është e tmerrshme. Por një gjë tjetër, gjithashtu duhet të ketë, landfilli duhet të ketë impiantin e kapjes së gazrave që çlirohen. Pra, duhet të ketë tuba në të, në mënyrë që gazrat kryesisht metan që çlirohen, të kapen dhe të përdoren për të mbushur bombolat dhe mund të përdoren në industri të ndryshme apo për ngrohje. Por duhen ky sistem i cili i kap këto gazra. Mos lihen në natyrë. Për fat të keq, ne në asnjë nga landfillet tona, me ndonjë përjashtim të vogël, ndoshta i Korçës dhe i Vergoit ndoshta, që janë bërë sipas standarteve ndërkombëtare, landfillet e tjera ne thjesht i kemi venddepozitime dhe kaq. Thjesht hidhen mbetjet, mbi mbetje hidhen një herë në në javë apo një herë në dy javë hidhet dheu dhe kaq. Është e tmerrshme sepse nuk është sipas standarteve. Mungesa e standarteve të shkakton që më pas këto të shpërthejnë. Ose si zjarre pa kontrolluar, ose si momentin e parë si bomba, që ti s'e kupton, ore mos hodhi njeri granatë. Është thjesht këto gazra me fuqi të madhe kalorifike, kryesisht metan, i cili nuk ka ku del dhe me kalimin e kohës me rritjen e presionit, ky gaz shpërthen.

Tymi ka ndotje, mirëpo problemi cili është? Që këtu nuk, ne nuk kemi asnjë sistem të besueshëm të matjeve, të cilët të jenë të akredituar dhe ne të themi që është kjo ndotje me siguri dhe kjo ndotje shkakton këtë gjë. Ne as këtë nuk e kemi. Për fat të keq, çfarë ndodh? Ne nuk kemi landfille të mirëfillta. Duke mos pasur landfille të mirëfillta, ne nuk monitorojmë as ujin nëntokësor që del nga ato landfille, as mbetjet që qarkullojnë në ajër. Dhe çfarë bën? Vetëm kur shpërthen, kur digjet dhe kur ne shohim tymin toksik, vetëm atëherë ne kujtohemi.

Po të kemi parasysh që çdo ditë banorët rreth e qark asaj aty, duke mos u trajtuar siç duhet këto mbetje, ato banorë thithin tymra dhe ajër të ndotur. Çështja është që ato nuk mund ta dinë se sa qeliza mund t'i kthehen në qeliza kancerogjene apo mund të vdesin në ditë nga tymrat e pakontrolluar dhe ato kujtohen thjesht vetëm kur e shohin tymin i cili merr gjithë malin apo i kalon gjithë qytetin. Në atë moment është shumë vonë. Në atë moment ne qartazi e shohim që ky tym është tym kancerogjen, qartazi është i dëmshëm, por problemi është që ne nuk kemi asnjë sistem matjesh relevante, pra të besueshme, për të treguar se çfarë niveli i ndotjes është dhe çfarë mund të shkaktojë ky nivel ndotje në nivel afatgjatë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan