Grabitje spektakolare në muzeun Renoir në Francë, dy hajdutë marrin katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një situatë e rëndë me mbetjet urbane është denoncuar në fshatin Molisht të Beratit. Pamjet e mbërritura në...
Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut ...
Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjat&...
Brazili vijon të përballet me pikëpyetje pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, ndërsa kritikat vijnë edhe nga ish-futbollist&eum...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe ...
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Një zjarr i rënë së fundmi në një pallat në Tiranë ka shërbyer si një kambanë alarmi, duke demaskuar një sërë dështimesh sistematike që kërcënojnë sigurinë publike. Nga mungesa skandaloze e pajisjeve për zjarrfikësit, të cilësuar si "heronj", deri te kaosi urbanistik që bllokon ndërhyrjet e emergjencës, teksa ngjarja ka ngritur shqetësime mbi përgjegjësinë institucionale dhe rreziqet e një zhvillimi të pakontrolluar.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, tha se kaosi urbanistik, produkt i lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkia dhe qeveria, tregon një shpërfillje të plotë për rregullat minimale të sigurisë, ku ndërtesat ngrihen pa lënë hapësirat e nevojshme për emergjencat.
Teliti: Zjarrfikëset ishin pa mjete, pa maska kundra gazit, pa asgjë, rrezikuan jetën e tyre për shkak të detyrës që kanë, për të shpëtuar jetë njerëzish dhe e kryen atë me sukses. Por nga ana tjetër çfarë pashë? Pashë makinat e zjarrfikëseve që nuk futeshin dot. Dhe përfundoi që kishim nja 10-15 makina të autoboteve të ujit aty jashtë. Ndërkohë që ishte vetëm një makinë që operonte, sepse kaq ka lënë hapësirë bashkia dhe qeveria kur ka dhënë lejen e ndërtimit atje. Tash tani e jep qeveria në fakt, s'e jep më as bashkia. Kushdo që ta ketë dhënë, është një ndërtim i gjashtë viteve të fundit. O njëri, o tjetri, të dyja, në një tepsi janë domethënë. Një timon kanë pasur të dy. Një marsh kanë pasur të dy. Të dy ata kanë vendosur që atje do ndërtojnë atë farë forme dhe siç kemi thënë për qindra e qindra raste në Tiranë, Tiranë ndërtohet keq. Jo thjesht për faktin që hidhet beton me shumicë dhe rritet dendësia, po për faktin se nuk respektohen absolutisht rregullat minimale të sigurisë.
Dhe dje ishte dëshmia e radhës që qytetarët e panë vetë me sytë e tyre, të gjithë njerëzit e panë. Ata që i kanë sytë e tyre e ndjenë në lëkurën e tyre. Dëgjova dëshmi duke folur me banorët të cilët po më thonin të tmerruar, disa prej tyre duke qarë, se si me zor kishin dalë nga shkallët e pallatit ishin tërësisht të paajrosura, ku sistemet e antizjarrit nuk funksionojnë ndonëse janë të montuara, ku një pikë uji nuk doli, ndonëse aty në procesverbale thuhet që janë të montuara këto, të gjitha këto sisteme kundra zjarrit. Dhe nga ana tjetër, e pamë atje se si kishim përsëri një grup të madh njerëzish të cilët bënin sehir, jo sepse ndoshta donin, një pjesë prej tyre absolutisht jo, përkundrazi, donin të ndihmonin, por ishin të pamundur për të ndihmuar. Dhe në Tiranë ndërtohen kulla 50-katëshe, 70-katëshe, 100-katëshe. Ndërkohë zjarrfikësja e Tiranës shkallët i ka për pesë kate. Më vjen ta shpjegojë mua njëri këtë gjë. Po jo bie zjarri në katin e 10-të, 15-të, 20-të, 30-të, larg qoftë se goja nuk bën gjë. Në një pallat nesër pasnesër, çfarë do të ndodhi? Do presim të shkrumbohet i gjithë pallati derisa të vijë zjarri në katin e pestë, që pastaj të ndërhyjë zjarrfikësja e Tiranës.
Në këtë buxhetin me 400 milionë euro që ka Bashkia e Tiranës, kjo është gjëja parësore që duhet të financuar dhe ne e kemi kërkuar këtë gjë edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Çfarë ndodh? Na thonë jo na duhen paratë për incineratorin. Nuk heqim dot paratë nga shpenzimet operative për lukset e zyrave tona. Nuk heqim dot paratë nga fondi i pagave që është trefishuar numri i punonjësve gjatë këtyre tetë viteve, nëntë viteve të fundit. Nuk heqin dorë nga këto gjëra. Po ama heqin dorë nga siguria e njerëzve, se kanë hequr dorë nga siguria e jetës. Kështu që domethënë situata e djeshme ishte një ishte tamam një shëmbëlltyrë e një kombinimi të ndërtimit të keq, të kolauduarit të keq, të menaxhuarit të keq të godinës, ku ke policët bashkiakë të cilët një minutë të vetëm të lejojnë të vendosësh ti makinën gabimisht. Ndërkohë që aty ishin plehrat e grumbulluara, ato nuk i shikonte askush. Pse? Se na janë dhe marketet e deputetëve të mazhorancës, apo jo ndoshta? Se duhet t'i kthehemi gjërave siç janë. Dhe abuzohet pastaj shkelet syri dhe nuk shikohet.
Por ama fakti që atje ndodhi diçka e tillë dhe njëkohësisht përgjigja që erdhi sipas banorëve, ishte e vonuar, ku përpara se të vinte zjarrfikësja kishte ardhur policia e shtetit. Ku aty kishte disa policë heronj, po them drejt, që kishin hyrë në godinën brenda për të nxjerrë njerëzit. Të themi gjërat gjerat siç janë. Po s'bëhen me heroizëm bëhen punët. Ne kemi struktura shtetërore të cilët duhet të marrin vendimet dhe kur të japin lejet e ndërtimit, dhe kur të bëhet dhe kolaudimi i ndërtimeve, të jetë në zbatim të plotë të parimeve të urbanistikës së shëndetshme. Jo të urbanistikës hidh beton siç kemi parë gjithë këto vite në Tiranë, dhe kur vjen fundi i farë shkalla e emergjencës nuk ka, po dhe mbi të gjitha, kemi nja 15-20 vite që në Shqipëri ka një ligj që kur ti kur ndërton sidomos pallate të reja, duhet të vendosësh brenda perimetrit të pallatit, duhet të vendosësh ato që quhen hidrantët e ujit.
Ç'lidhje ka kryeministri me faktin, apo jo, nëse një godinë është abuzuar apo jo? Përveç rastit ku e dinë shumë mirë që kur kanë bërë miratimin e lejes dhe kanë bërë më pas dhe kolaudimin, kanë abuzuar me parimet e urbanistikës dhe sot duan, dhe sot duan, dhe sot duan të joshin banorët, të cilët janë tejet të nevrikosur. Unë kam pasur kontakte dhe dje dhe sot me ta. Të cilët janë të gjithë të gatshëm, pjesa dërrmuese e tyre të shkojnë edhe në prokurori dhe në gjykatë për ta ndjekur çështjen penalisht. Dhe kryeministri ndërhyn me sa duket për të zbutur pak gjakrat, duke i thënë, ç'keni, mos u shqetësoni. Për një muaj, dy muaj do riktheheni prapë në shtëpitë tuaja se do e bëjë ai. Kush është ai? Ç'lidhje ka firma? Në qoftë se firma e ndërtimit ka punuar siç duhet, firma e ndërtimit nuk ka asnjë përgjegjësi. Në qoftë se jo, ka shumë përgjegjësi. Në qoftë se jo, nga i pari deri i fundit, fatmirësisht nuk patëm humbje jetësh, por ai ishte tentativë për vrasje jete, për vrasje njerëzish. Se kur ti i fut njerëzit atje jashtë kushteve të sigurisë, ku jemi, jetojmë në Tiranën e vitit 2026, ku hidranti i autobotit të ujit që shpërndan protestuesit është 10 herë më i fuqishëm se hidranti, se pompa e ujit e cila fik zjarret. Dhe janë 200 veta me kundragaz aty nga policia, kurse aty s'kishte asnjë kundragaz. Ne kemi parë, jetojmë në kohërat, jetojmë në kohërat kur zjarrfikësit nuk kanë kundragazin apo maskat për t'u mbrojtur nga tymi.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të pasojës së zjarrit katastrofik ...
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se thirrja e kryeministrit Rama nga GJKKO për të dëshmuar në procesin e dosjes &l...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, zhvilluan nj&...
Edhe pak transport urban në Tiranë mori një goditje të rëndë nga reduktimi i autobusëve në masën 40% në mung...
Zv. presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjete sociale shkruan se situata në sistemin shëndetësor është alar...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari që shpjegon të vërt...
Kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet mbi dosjen ‘Partizani’. GJKKO është shp...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas zjarrit të rënë në pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë. Braçe t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se opozita ka një plan të mirëpërcaktuar dhe të detajuar ...
Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqip&e...