7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas kundërshtive të projektit të Zvërnecit.
Ermelinda Meksi i ka kujtuar qeverisë Rama se Shqipëria ka firmosur Konventën e Aarhusit në vitin 1998 dhe e ratifikoi këtë të fundit në 2000.
Sipas saj, “Konventa Aarhus mbështetet në tre parime themelore: Të drejtën e qytetarëve për informacion; Të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrje; Të drejtën për t’iu drejtuar institucioneve dhe drejtësisë kur këto të drejta cenohen”.
Në mesazhin e saj, ish deputetja e PS thekson se sipas kësaj konvente qytetarët nuk duhet të jenë spektatorë kur merren vendimet që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit.
“Shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga qytetarët duhen parë si pjesë e një procesi normal demokratik që ndihmon në forcimin e besimit publik dhe në parandalimin e konflikteve sociale. Në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, konsultimi publik dhe transparenca nuk janë thjesht zgjedhje politike, por standarde që burojnë nga angazhimet ndërkombëtare që vetë Shqipëria ka marrë përsipër.
Konventa e Aarhusit na kujton se qytetarët nuk janë spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit. Ata kanë të drejtë të informohen, të dëgjohen dhe të marrin pjesë në proces. Ky nuk është vetëm një standard europian i mjedisit. Është një standard europian i demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thekson Meksi.
POSTIMI I PLOTË I ERMELINDA MEKSIT
Zvërneci, Rrjolli dhe Konventa Aarhus
Mes debatit për Zvërnecin dhe Rrjollin, vlen të kujtojmë një angazhim që Shqipëria e ka marrë prej më shumë se dy dekadash.
Shqipëria nënshkroi Konventën e Aarhusit në vitin 1998 dhe e ratifikoi atë në vitin 2000, duke u bërë ndër vendet e para që përqafoi këtë standard europian.
E miratuar më 25 qershor 1998 në qytetin danez Aarhus, kjo konventë konsiderohet një instrument unik, sepse lidh të drejtat mjedisore me transparencën, llogaridhënien e qeverive dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Konventa Aarhus mbështetet në tre parime themelore:
të drejtën e qytetarëve për informacion;
të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrje;
të drejtën për t’iu drejtuar institucioneve dhe drejtësisë kur këto të drejta cenohen.
Por Aarhusi nuk lidhet vetëm me mjedisin. Në filozofinë e tij dhe në frymën e institucioneve europiane, përfshirë dimensionin ekonomiko-mjedisor të sigurisë në kuadër të OSBE-së, transparenca, pjesëmarrja publike dhe qeverisja e mirë konsiderohen elementë të rëndësishëm të sigurisë, stabilitetit social dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Për këtë arsye, shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga qytetarët duhen parë si pjesë e një procesi normal demokratik që ndihmon në forcimin e besimit publik dhe në parandalimin e konflikteve sociale.
Në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, konsultimi publik dhe transparenca nuk janë thjesht zgjedhje politike, por standarde që burojnë nga angazhimet ndërkombëtare që vetë Shqipëria ka marrë përsipër.
Konventa e Aarhusit na kujton se qytetarët nuk janë spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit. Ata kanë të drejtë të informohen, të dëgjohen dhe të marrin pjesë në proces.
Ky nuk është vetëm një standard europian i mjedisit. Është një standard europian i demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Në një kohë kur qeveria shqiptare po feston si një sukses të padiskutueshëm hapjen e grup-kapitujve të parë për a...
Përmes postimit të një videoje kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qy...
Mga Andi Bushati Errësira e regjimit autokratik që ka pllakosur prej vitesh Shqipërinë e ka bërë të pamundur për ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin "A Shoë" në Syri TV me Adi Krastën, ngriti akuza t&eum...
Mbyllet protesta e tretë në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec. Gjatë tubimit në Bulevardin “Dëshmor&eu...
Në protestën përpara godinës së Kryeministrisë, banorja e Rrjollit, nëna e një fëmije 2-vjeçar, ka shp&...
Kryeministri Rama u ka bërë thirrje socialistëve që të mos e përdorin kontributin e tyre në Parti Socialiste për të...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk do të kërkojë lirimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pavarësis...
Mediat italiane i kanë dhënë hapësirë deklaratave të presidentit të Këshillit të Europës Antonio Costa në...
Edi Rama sfidoi hapur sot Bashkimin Evropian kur deklaroi se vlerëson patronazhistët me në krye Gramoz Ruçin. Duke folur në 35-vjeto...