
NASA ka vendosur t'u përgjigjet deklaratave të Kim Kardashian, e cila gjatë një episodi të fundit të emisionit të saj, pohoi se ulja në Hënë ishte e sajuar. Pikërisht ndaj këtij pretendimi ka reaguar administratori në detyrë i agjencisë hapësinore amerikane, Sean Duffy, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e demantuar miliarderen.
“Po, Kim Kardashian, ne kemi qenë në Hënë më parë, gjashtë here”, pohoi Duffy, derisa potencoi po ashtu se NASA po bëhet për misionin e saj të ardhshëm në Hënë.
Çfarë tha Kim Kardashian?
E gjitha filloi në episodin e fundit të serialit “Kardashians”, ku Kim po shfaqte prapaskenat nga xhirimet për serialin e saj të ardhshëm, “All's Fair”. Gjatë një pushimi në xhirime, ajo i shprehu dyshimet e saj duke bërë një bisedë me kolegen e saj aktore, Sarah Paulson.
“Po të dërgoj, deri tani, një milion artikuj dhe intervista me Buzz Aldrin dhe... tjetrin”, tha Kardashian, duke iu referuar të ndjerit Neil Armstrong.
Ndërsa po përgatiteshin për xhirime, Kardashian i tregoi një intervistë që pa të astronautit Aldrin, të cilin e kishin pyetur se cili ishte momenti më i frikshëm i udhëtim, derisa Aldrin u përgjigj se nuk kishte një moment më të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi’”.
Ishte pikërisht kjo deklaratë e tij, të hidhte disa dyshime tek miliarderja. Kardashian i shpjegoi koleges së saj se mendonte që Aldrin, 95 vjeç, ishte "plakur" dhe po bënte komente që e bënin të vinte në dyshim faktet rreth misionit Apollo 11.
"Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se ka ndodhur", përfundoi ajo. Paulson as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi pretendimet e saj, por tha se do të "merrej seriozisht" për këtë temë në një moment të caktuar.
Pasi skena u xhirua, Kardashian vazhdoi bisedën e saj me një nga producentët në trailer-in e saj. "Nuk mendoj se shkuam në Hënë. Mendoj se ishte e sajur", përsëriti ajo, duke shtuar se Aldrin "e thotë këtë gjatë gjithë kohës në intervista tani".
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
31 Tetor16:39
“Isha në sallë kur erdhi në jetë vajza”/ Këngëtari i njohur tregon historinë emocionuese
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Mirdon Pacolli. Ai ka bërë një rrë...
SHOWBIZ
31 Tetor15:30
"Si u dashurua Ami me ty?"/ Ermal Mamaqi flet pa filtra: Më mirë e varfër se të fshish lotët nga një Ferrari
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë pa filtra ...
SHOWBIZ
31 Tetor12:53
Dedikimi i veçantë i Diola Dostit nga pushimet e luksit: Midis parajsës dhe ty, ndalova së zgjedhuri (FOTO)
Diola Dosti dhe Erolld Belegu janë pa dyshim një nga çiftet më të përfolur dhe të ndjekur nga publiku në mediat e shty...
SHOWBIZ
31 Tetor12:28
Publikimi i fotove private, Princi William fiton gjyqin me revistën franceze
Princi William dhe Princesha Catherine kanë fituar një çështje gjyqësore për shkelje të privatësisë ndaj revist&e...
SHOWBIZ
31 Tetor11:49
Kriset martesa 7-vjeçare e Angela Martinit, ja kërkesa drejtuar gjykatës
Modelja Angela Martini, është zyrtarisht sërish beqare. Bukuroshja shqiptare ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshort...
SHOWBIZ
30 Tetor23:12
“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97
Këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1...
SHOWBIZ
30 Tetor21:38
Habit Kim Kardashian: Njeriu nuk ka zbritur në Hënë, kam parë prova!
Kim Kardashian ngjalli diskutime te zjarrta në rrjetet sociale pasi në një episod të ri të serialit të saj në Hulu, “...
SHOWBIZ
30 Tetor21:01
Çiljeta Xhilaga: Do rikthehem në muzikë vetëm nëse rikthehet Flori Mumajesi!
E ftuar në emisionin “Ndryshe”, artistja Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për karrierën e saj, përjetimet pas skenë...
SHOWBIZ
30 Tetor18:42
“Nuk i meritoj 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit
Në një bisedë emocionale në Grida Duma Podcast, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e pë...
SHOWBIZ
30 Tetor18:11
“E bëra të famshme me duart e mia” / Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin
Ditën e sotme, Elsa Lila rikujtoi një ngjarje që sipas saj ishte e padrejtë, duke theksuar se një person u bë i famshëm s&e...