
E ftuar në emisionin “Ndryshe”, artistja Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për karrierën e saj, përjetimet pas skenës dhe mundësinë e një rikthimi në muzikë. Edhe pse vitet e fundit është distancuar nga jeta artistike, Çiljeta mbetet një nga figurat më të dashura e më karizmatike të showbiz-it shqiptar. Me një karrierë që nisi herët dhe me hite që u kthyen në himne të një brezi të tërë, ajo ka arritur të ruajë lidhjen e saj me publikun përmes natyrshmërisë, humorit dhe energjisë pozitive që e karakterizon.
E pyetur nëse planifikon të rikthehet me një këngë të re, Çiljeta u shpreh me sinqeritetin që e dallon:
“Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet.”
Me plot humor, ajo shtoi se vetëm Flori di t’i sjellë në jetë këngët që përfaqësojnë frymën e brezit të saj: “Vetëm Flori mund t’i bëjë këngët e kohës sime, ose do iki tek ai që më ka nxjerrë për herë të parë si këngëtare, që e falënderoj pafund Andi Lila.”
Këngëtarja tregoi se ka tentuar të komunikojë me producentin e njohur për një rikthim të mundshëm:
“I kam shkruar para dy muajsh: ‘Do kthehesh, se na ke lënë pa këngë’. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë mendoj se do vijë një kohë që i gjithë brezi ynë do të rikthehet. Nuk e di, por kështu e ndjej.”
Duke folur për ndryshimet në tregun muzikor, Çiljeta nuk kurseu kritikat për muzikën moderne, duke e krahasuar me periudhën e saj: “Brezi i ri është rritur me muzikën tonë, jo me këtë që bëhet sot. Kjo muzikë s’ka as melodi, as edukatë për fëmijët tanë. Do thuash ti ‘edhe ti i ke kënduar mollaqeve’, por unë nuk i këndova atyre të miave i kam kënduar atyre që i kishim të mëdhaja!”
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
30 Tetor18:42
“Nuk i meritoj 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit
Në një bisedë emocionale në Grida Duma Podcast, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e pë...
SHOWBIZ
30 Tetor18:11
“E bëra të famshme me duart e mia” / Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin
Ditën e sotme, Elsa Lila rikujtoi një ngjarje që sipas saj ishte e padrejtë, duke theksuar se një person u bë i famshëm s&e...
SHOWBIZ
30 Tetor17:10
Genta Ismajli bëhet virale në botë për këngën, por me çfarë kostoje? (FOTO)
"Si panter i zi", këngë e vitit 2010 nga Genta Ismajli, po bëhet virale nëpër mbarë botën për një pjesë...
SHOWBIZ
30 Tetor16:57
Ronela Hajati nxori këngën e re dhe njerëzit nuk po i ndalin komentet
Ronela Hajati nxori këngën e radhës dhe me sa duket fiksimi për tituj që lidhen me gastronominë nuk i ka kaluar ende. Nga kosi d...
SHOWBIZ
30 Tetor16:51
Një jetë mes pasurisë, familjes dhe thjeshtësisë/ Ish-bosi i Formula 1 që u baba në moshën 89-vjeçare
Ish-presidenti legjendar dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e automobilizmit, Bernie Ecclestone, ka festuar...
SHOWBIZ
30 Tetor16:50
Rosalía lë nam me këngën e re! Kuptimi i ‘Berghain’ që ka fiksuar kritikët (& internetin)
Rosalía ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e saj me “Berghain”, këngën që paral...
SHOWBIZ
30 Tetor15:07
Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4
Edicioni i katërt i reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, pritet të nisë së shpejti dhe tash...
SHOWBIZ
30 Tetor14:37
Producenti i njohur i Hollywood-it, dënohet me 146 vjet burg
Producenti i Hollywoodit, David Pearce, është dënuar me 146 vjet burg pasi u shpall fajtor për vdekjen e dy grave në vitin 2021, si d...
SHOWBIZ
30 Tetor11:03
Elsa Lila ‘thumbon’ RTSH dhe tregon pse nuk mori pjesë në festivalin e këngës
Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila thotë se në festivalin e Radio Televizionit Publik Shqiptar nuk iu dha haku që meritonte.
Pjes&...
SHOWBIZ
29 Tetor21:08
U akuzua për kultivim droge, flet për herë të parë Belina Pupa pas vendimit të gjykatës
Belina Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment reflektimi nga gjithë kjo kohë, duke iu përgjigjur pyetjes ...