45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Në një postim veçanërisht të fortë në X, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri një paral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...

Një episod i pazakontë i vitit 2023 tregon më së miri se sa larg ka shkuar përkushtimi i Natalie Harp ndaj Donald Trump. Sipas CNN, kur stafi i Trump po përgatitej ta shoqëronte presidentin e atëhershëm në një seancë gjyqësore në Nju Jork, nuk kishte më vend për Harp në autokolonë.
Ajo këmbënguli se Trump e kishte kërkuar personalisht praninë e saj dhe, pasi nuk iu gjet një vend, u fut në bagazhin e një SUV-je për të mos mbetur pas. Episodi, i raportuar tani për herë të parë, është vetëm një nga shembujt e marrëdhënies së veçantë të Harp me presidentin amerikan.
Ish-prezantuesja e një televizioni konservator, 35-vjeçarja është shndërruar në një prej njerëzve më të pranishëm pranë Trumpit, duke përcjellë mesazhe, duke përgatitur postime për Truth Social, duke printuar artikuj që mund t’i interesojnë presidentit dhe duke organizuar kontakte me aleatë e politikanë.
Harp iu bashkua stafit të Trumpit në vitin 2022, pasi e kishte cilësuar atë si personin që i kishte shpëtuar jetën. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ajo e ndiqte Trumpin në aktivitetet e tij në të gjithë vendin dhe i sillte vazhdimisht artikuj, materiale dhe postime në rrjetet sociale.
Pikërisht për këtë arsye, aleatët e Trumpit nisën ta quanin “Human Printer” – “Printerja Njerëzore”.
“Trumpit i pëlqen vëmendja dhe fakti që ajo është 100 për qind e përkushtuar dhe besnike. Ajo nuk dyshon dhe nuk vë në pikëpyetje”, tha për CNN një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.
Një ligjvënës republikan tha se, edhe kur arrin të kontaktojë drejtpërdrejt me Trumpin, sigurohet gjithmonë që Harp të jetë në dijeni.
Sipas disa burimeve të cituara nga CNN, prania e vazhdueshme e Harp nuk është pritur gjithmonë mirë nga pjesëtarë të tjerë të stafit.
Në disa raste, këshilltarë që kanë kërkuar takime private me Trumpin kanë gjetur Harp të pranishme në dhomë. Burimet thonë gjithashtu se ajo u ka bërë të ditur disa punonjësve se raporton vetëm te Trumpi, duke shkaktuar tensione me zinxhirin zyrtar të komandës në Shtëpinë e Bardhë.
Një zyrtar i administratës i ka minimizuar këto pretendime, duke thënë se Harp bashkëpunon mirë me pjesën më të madhe të kolegëve dhe përcjell informacionin te personat përkatës.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, e ka mbrojtur publikisht atë, duke e cilësuar si “një nga ndihmëset më besnike dhe më punëtore” të Trumpit.
Roli i Harp është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratave të senatorit demokrat Jon Ossoff, i cili e përmendi atë gjatë një fjalimi kritik ndaj Trumpit. Komentet shkaktuan reagim të ashpër nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa emri i Harp u bë viral në rrjetet sociale.
Persona pranë Shtëpisë së Bardhë e kanë cilësuar marrëdhënien mes Trumpit dhe Harp si “atë të një babai me vajzën”, duke mohuar çdo insinuatë tjetër.
Megjithatë, sipas CNN, edhe mes zyrtarëve që prej kohësh janë të shqetësuar për ndikimin e saj të pazakontë, nuk ka pritshmëri që vëmendja e fundit publike të dobësojë pozitën e Harp pranë presidentit.
Një tjetër episod tregon këtë afërsi: kur Trump publikoi dhe më pas fshiu një video kontroverse në Truth Social, disa prej aleatëve të tij dyshuan privatisht se Harp mund të kishte qenë përgjegjëse për publikimin, pasi ajo ishte ndër personat e paktë me akses në llogarinë e presidentit. Megjithatë, sipas CNN, ata hezituan ta akuzonin publikisht, nga frika se kjo do ta bënte Trumpin edhe më mbrojtës ndaj saj.
Pas koncertit në Shqipëri, ku për të performuar reperi përfitoi 4.2 milionë euro nga buxheti i shtetit çka shkaktoi debat...
Georgina Rodríguez ka rrëfyer detaje të veçanta nga dasma e saj me yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo, duke zbuluar se ...
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vdekjen e papritur të Hayden Panettiere, e cila ndërroi jetë në moshën 3...
Bruce Willis ishte i pranishëm në një prej ditëve më të rëndësishme për vajzën e tij, Tallulah Willis, e cila ...
Një kapitull i ri ka nisur për këngëtaren shqiptare Marsela Çibukaj, e cila është bërë nënë për ...
“Big Brother VIP Albania” po përgatitet për edicionin e gjashtë dhe, ndërsa Top Channel ende nuk ka bërë publike struk...
Një lajm i ëmbël ka mbërritur nga bota e showbizit shqiptar pasi mësohet se raperi Agon Amiga është bërë baba p&eum...
Cristiano Ronaldo mund të jetë martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodriguez, në një ceremoni të thjeshtë ...
Bota franceze e filmit dhe modës është tronditur nga një aksident tragjik, ku kanë humbur jetën producenti i njohur i kinemasë...
Chiara Ferragni duket se nuk ka më arsye për ta mbajtur larg syrit të publikut lidhjen e saj të re. Influencuesja italiane ka ndarë nj&...