
Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, kur sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngjarja ndodhi në skenën finale të operës kur Eva Golemi në rolin e Violetës, duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës.
Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë. Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operës dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
E kontaktuar nga Top Channel, Golemi u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.
“Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.
Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës edhe në natën finale më 29 shtator, por pas incidentin dhe pritet që TKOB të njoftojë se kush do ta zëvendësojë në skenë.
Prej gati tre dekadash, Eva Golemi është soprano e parë e Operës dhe Baletit, ku ka interpretuar qindra role, por Violetta e “La Traviatta-s” ishte ndër rolet e preferuara të saj, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
28 Shtator15:58
BBVK4 shtyhet për shkak të zgjedhjeve, ja kur nis spektakli
Përgatitjet për sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas burimeve pran&...
SHOWBIZ
28 Shtator15:07
Po bën 'namin' në rrjetet sociale, ja fotografia nga varrimi i vëllait të Gjestit që po komentohet gjithandej
Ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të këngëtarit të njohur Gjesti, u shënua nga një moment emocional, kur Egli T...
SHOWBIZ
28 Shtator14:51
Arriti në platformën "Twitch" 1 milion abonentë, ja shuma marramendëse që mund të marrë në muaj 24-vjeçari
Kai Cenat, një nga streamers më të njohur të Twitch, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke thyer re...
SHOWBIZ
28 Shtator14:00
Varrimi i vëllait të Gjestit u kthye në një shfaqje me kamera, Zana Avdiu: Të pamoralshëm, keni humbur ndjenjat njerëzore
Reagimet për pamjet e shpërndara nga varrimi i Eldion Kelmendit, vazhdojnë të jenë të forta. Autorja dhe aktivistja Zana Avdiu, ...
SHOWBIZ
28 Shtator13:55
Vdekja e Eldion Kelmendit, ish-banori i 'BBVK' tregon gjendjen e Gjestit: Ishte shumë rëndë
Ish-banori i "Big Brother VIP Kosova", Burim Vatovci, ka ndarë momentet e tij të prekshme gjatë varrimit të Eldion Kelmendit, vëllait...
SHOWBIZ
28 Shtator13:20
Momentet e lamtumirës së fundit për vëllain e Gjestit shpërndahen në rrjetet sociale, gazetari: Uroj të na falësh nga atje sipër, Eldion
Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të këngëtarit Gjesti, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ve...
SHOWBIZ
28 Shtator12:56
Shpërndarja e videove dhe imazheve nga varrimi i Eldion Kelmendit, reagon ashpër Xheneta Fetahu: Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është
Pas tragjedisë që ka goditur familjen Kelmendi, Xheneta Fetahu ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke i kërkuar të...
SHOWBIZ
28 Shtator12:53
"Dhimbja ua kishte mbuluar sytë dhe zemrat"/ Gresë Gashi tregon momentin kur takoi Gjestin: Ja çfarë më tha
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother VIP Kosova", Gresa Gashi, ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes tragjike të Eldion Kelmendit, vëllai...
SHOWBIZ
28 Shtator12:19
Sopranoja Eva Golemi rrëzohet në Teatrin e Operës, dërgohet menjëherë në spital
Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operë...
SHOWBIZ
28 Shtator12:04
“Turp të keni”/ Nuk përmbahet gazetari Vullnet Krasniqi: Iu hodhët në qafë Gjestit te varri i vëllait!
Ish-banori i "Big Brother VIP Kosova" dhe gazetari, Vullnet Krasniqi, ka reaguar ashpër pas varrimit të Eldion Kelmendit, vëllait të vog&e...