Çifti u ngriti “kurthe” seksuale burrave dhe i helmoi! Çfarë synonin me veprimin e tyre mizor
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...

Aktori i njohur Rezart Veleshnja është rikthyer me një rrëfim të thellë dhe tronditës, duke zbuluar për herë të parë arsyet që e larguan nga ekrani dhe plagët që fama i ka lënë pas.
Në një deklaratë të gjatë e te mbushur me emocione, Veleshnja tregoi se suksesi e futi në një realitet të rrezikshëm, ku persona nga bota e drogës dhe individë me interesa të dyshimta u përpoqën të shfrytëzonin emrin e tij. Sipas aktorit, ata tentuan ta përdorin figurën e tij për të normalizuar sjellje destruktive tek të rinjtë — një gjë që ai thotë se e tronditi dhe e largoi nga gjithçka.
Rrëfmi i tij i plotë:
Unë jam Rezart Veleshnja. Sot, pas kaq kohësh larg ekranit, mendoj se ka ardhur koha t’ju tregoj diçka që s’e kam thënë dot më parë. Unë kam qenë viktimë e suksesit tim. E di që tingëllon si justifikim, por nuk është. Është e vërteta. Ata që e kanë provuar, e dinë: pesha e famës është e rëndë. Sidomos kur je i ri. Euforia të merr me vete — njerëzit të flasin në rrugë, të ndalojnë, duan foto, duan të ulesh nëpër tavolina me ta. Dhe ty të pëlqen. Të pëlqen kur të adhurojnë. Por ajo që nuk kupton në atë moment është se, kur je në televizor… disa njerëz duan të të përdorin.
Jo të gjithë — por disa. Sidomos ata që merren me botën e drogës. Ata kanë interes të përfshijnë njerëz të artit, të sportit, të politikës. Jo se u duhen këta njerëz… por u duhet fama e tyre. U duhet për ta shitur jetën e tyre si “normale”. Për t’i thënë rinisë: ja, kështu jetojnë të gjithë.
Dhe ti e beson. Pa e kuptuar.
Të thonë, “Kështu është jeta e artistit, jeta e showbizit, jeta e televizionit. Të gjithë marrin. Edhe filani… edhe filania.”
Dhe ti bie brenda. Sepse atëherë nuk e shikon dot që këta njerëz nuk të duan ty — duan të reklamojnë veten e tyre përmes teje. Kam kaluar disa vite në Hollandë. E dini që Hollanda është një nga pikat kryesore të hyrjes së drogës në Europë? Roterdami. Vetëm se rinia holandeze nuk është e varur nga droga si rinia shqiptare.
E kam pyetur veten shpesh, pse?
Edhe porti i Durrësit sot nuk ngelet pas Rotterdamit… Por ne nuk kemi prindërit holandezë. As shkollat holandeze. As mundësitë holandeze.
Çfarë po i ofrohet rinisë shqiptare? Çfarë mundësish ka një i ri që të mos e mbysë depresionin me drogë? Që të mos i mbajë gjallë ëndrrat me pluhur të bardhë? Kostot e famës janë të mëdha. Morale, familjare, personale. Dhe kur ikën nga ekrani, ata njerëz që dikur të merrnin për krahu, që thonin “je i yni”, zhduken. Nuk u duhesh më. Nuk të kërkon njeri. Sepse nuk të kanë dashur ty — kanë dashur statusin tënd.
Dhe kur statusi fiket… ti sheh se e vetmja gjë që mbetet është familja. Shpesh, familja është e vetmja gjë që të mban.
Kam një mesazh për artistët që sot janë në atë rrugë ku isha unë, për brezin tim apo për të rinjtë që sapo po nisin. Kur ngrihesh vetë, kur e prek famën, do shohësh shumë njerëz që duan të përfitojnë prej teje. Do të të thonë se “kështu është jeta”, “kështu bëjnë artistët”.
Mos u beso.
Sepse nesër mund të jesh edhe ti ai që do ta tregojnë me gisht. Siç më treguan mua. Vetëm se unë vendosa ta them vetë. Sepse më mirë e vërteta ime — sesa versionet e tyre për mua.
Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka sjellë një stuhi emocionesh, veçanërisht për Edi...
Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka krijuar një situatë të pazakontë brenda lojës, duke lën...
Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar publikisht pas raportimeve të mediave gjermane, të cilat shkruanin se një pajisje...
Formati shumë i ndjekur nga publiku shqiptar "Big Brother VIP 5" në Shqipëri pritet të startojë këtë edicion të ri m&e...
Pak para vdekjes së saj, thuhet se Princesha Diana ndau një reflektim të sinqertë dhe të hidhur me një mik të ngushtë ...
Shpat Kasapi, këngëtari i njohur shqiptar që u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, do të varroset nesër n&eu...
Moderatorja Luana Vjollca ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me disa story të publikuara nga Berati, ku shihet në një set xhirimi profesio...
Kim Kardashian, e njohur për qetësinë edhe në situatat më të vështira, këtë herë është përbal...
Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura të televizionit italian, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, ka ...
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi, ka uruar sot të gjithë shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësi...