SHOWBIZ

Rinia po detyrohet të lërë Shqipërinë, Rizarta ua përplas të vërtetën në sy/ Albatros Rexhaj dhe Bledi Mane: “Kujdes çfarë flet! Nëse do me ik, ik”

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 16:15
Rinia po detyrohet të lërë Shqipërinë, Rizarta ua

Ka një arsye pse disa të vërteta nuk thuhen me zë të lartë në Shqipëri. Jo sepse nuk ekzistojnë. Por sepse shumë njerëz kanë zgjedhur të mos flasin. Disa nga frika. Disa nga interesi. Disa sepse janë bërë pjesë e një mekanizmi që i mban të lidhur, patronazhistë që nuk guxojnë as të mendojnë ndryshe, jo më të flasin apo të ngrihen.

Dhe kur dikush del nga kjo radhë dhe e thotë troç, reagimi është i menjëhershëm: sulm. Kjo ndodhi në emisionin “Rrethi Katror” në “Top Channel”, kur influencuesja 23-vjeçare Rizarta Hoxha, pjesë e panelit ku përfaqëson rininë, nuk bëri asgjë tjetër veçse artikuloi atë që një brez i tërë po përjeton çdo ditë:

“Një pjesë e madhe e shoqërisë time po largohet nga Shqipëria, është edhe thirrja në fund: “Rizarta largohu edhe ti”. Shumë e trishtë që vendi ku kam lindur s’më meriton mua, apo unë nuk i përkas vendit ku kam lindur dhe nuk dua kthej në histori personale sepse ky është një fenomen kombëtar.

Shqipëria po vuan nga mungesa e profesionistëve. Degët e arsimit; matematika, fizika, gjuhë letërsia, kimia po boshatisen sepse dhe ata studentë që i zgjedhin dhe dalin me rezultate të larta, në fund të shkollimit largohen nga Shqipëria.

Ne prodhojmë më shumë diploma sesa profesionistë, sepse njerëzit largohen. Nuk largohen vetëm nga mungesa e parave, largohen nga mungesa e meritokracisë dhe nga mungesa e karrierës. Nqs unë do kisha një arsye për t’u larguar nga vendi im, do largohesha sepse nuk vlerësohem

Shqipëria nuk i vlerëson njerëzit e formuar, njerëzit me tru. Shqipëria është shumë herë më e varfër në tru, sesa në para. Albatrosi thotë që Shqipëria është zhvilluar, por ndërkohë ne kemi numrin më të vogël të mjekëve në Europë.

Nqs Europa ka 3.5 mjekë për 1000 banorë, Shqipëria ka 1.2 mjekë për 1000 banorë. Inxhinierët janë larguar. Cilësia e mësuesëve është për të dëshiruar. Ata që nuk e dinë historinë, janë të destinuar ta përsërisin dhe ne po përsërisim një diktaturë të heshtur.”
Këto janë fjali që nuk lënë shumë vend për interpretim. Ose i kundërshton me argument, ose i shmangesh. Në studio u zgjodh opsioni i dytë.

Albatros Rexhaj reagoi shkurt, prerë, pa hyrë në asnjë nga pikat që u ngritën:

 “Nëse do me ik, ik. Llafe të kota. ‘Shqipëria’ është e keqe. Ki kujdes moj çfarë flet. Zhvillimi në Shqipëri është i matshëm, i prekshëm. Shko në Maqedoni, koha është ndal. Shko në Ohër, nuk gjen një restorant me një tualet të hajrit. Në anën shqiptare edhe tualeti është ndryshe.”
Debati për boshatisjen e universiteteve dhe mungesën e mjekëve përfundoi tek tualetet.

Bledi Mane nuk u ndal shumë larg të njëjtit nivel:

 “Ti po flet si Jorida Tabaku para komisionit parlamentar. Je infektuar dhe ti nga mania që po lavdërove malin, detin, fushën në Shqipëri dhe një biznes të ndershëm, ti je patronazhist. Të duash atdheun është detyrë njerëzore. Po ik mi goc, pse nuk ikën ti personalisht?”

“E dëgjove çfarë logjike? Ky vend nuk ka trena. Po kush nga moshatarët e tu do hipte në tren? Si do dalësh ti në ‘Bllok’, me tren? Na çmendët! Këtej nxirrni sushi, këtej shani Shqipërinë. Këtej në plazhet e Dhërmiut, këtej shani Shqipërinë.”
Asnjë fjalë për meritokracinë. Asnjë fjalë për ikjen masive. Asnjë fjalë për faktet. Vetëm presion: nëse nuk të pëlqen, ik. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh.

Sepse një pjesë e shoqërisë është dorëzuar pa nisur. Një pjesë tjetër është futur në rresht, patronazhistë që nuk guxojnë as të flasin, jo më të veprojnë, të kundërshtojnë, të ngrihen. Dhe në mes është një brez që nuk pranon më të presë.

Kjo është arsyeja pse kjo e vërtetë, e shprehur nga një qytetar që s’i përket politikës, dhemb. Sepse është një realitet që po boshatis vendin çdo ditë. Sepse është më e lehtë të thuash “ik” sesa të pranosh arsyet pse po ikin të gjithë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan