Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...

“Ne ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol“, janë këto fjalët rrëqethëse të një nëne që humbi vajzën e saj në rrethana tragjike.
Më shumë se një muaj pas tragjedisë që tronditi opinionin publik, dhimbja në familjen e Xhuana Nikollajt mbetet e pashuar. 25-vjeçarja, që sipas të afërmve i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, nuk jeton më, por plagët që la pas janë ende të hapura.
Për herë të parë, prindërit e saj hapin dyert e shtëpisë dhe zemrës për TCH, duke rrëfyer muajin më të vështirë të jetës së tyre… një muaj mes dhimbjes, pyetjeve pa përgjigje dhe kujtimeve që nuk shuajnë boshllëkun që la vajza e tyre.
“Shumë e vështirë ka qenë për ne se na ra befas, shumë dhimbje për ne. Vajza ishte shumë mirë në ëndrrat e saj, e lumtur. Veç kur na erdhi lajmi që është në spital. E kemi çuar vajzën nuse, me shkollë… vajzën e sollën në arkivol. Apeli im është që ai djalë vajzën time të mos e kishte prekur me dorë. Do Zoti që familja e tij të shkojnë ta marrin dhe ta vënë para drejtësisë dhe të vuaj për çfarë ka bërë për vajzën tonë”, u shpreh nëna e saj.
“Kur të arrestohet ai ne lehtësohemi pak”, shton ajo.
Mes dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, babai tregon për shenjat e dhunës që, sipas tij, ishin të dukshme në trupin e Xhuanës.
Ai shton se telefoni i saj ende nuk është hapur nga policia, një detaj që, sipas familjes, mund të zbardhë të vërtetën.
“Dhimbjen e kam të madhe, i bëj apel institucioneve që të vënë dorën në zemër dhe të vënë drejtësi për atë krim që ka bërë ai kriminel dhe të kapet sa më parë. Vajza ime s’i ka pasur asnjë borxh. Kushdo që e sheh ta denoncojnë dhe ta çojnë para drejtësisë. Ekspertët të marrin dhe të hapin telefonin e vajzës time. Ditën kur tërhoqëm nga morgut trupin, ka pasur shenja në nofull, trup, krah, gjithkund, e ka bërë sikur të ishte egërsirë. Kërkoj të dënohet sa më shumë…. Nofullën e ka me shenja, ndoshta dhe i ka dhënë me zor helmin. Nuk e dimë”, tha babai i saj.
Mes lotësh dhe dhimbjes që, sipas tyre, nuk do të shuhet kurrë, familja Nikollajt ka një apel të drejtpërdrejtë…
“Duam që ai djalë të kapet, Eraldo Fizi, të vuaj dënimin dhe të tregojë pse e ka rrahur motrën tonë”, tha motra e së ndjerës.
Një familje e shkatërruar, një vajzë që nuk është më dhe një thirrje që kërkon përgjigje… drejtësi për Xhuanën./TopChannel
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim si pjesë e disa grupeve...
Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i di...
Ka dëshmuar sot në 23 prill tek “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, Krenar Guçe, ish-zv.drejtor i Polici...
Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ky post është mbajtur deri më tani n...
Janë bërë publike një sërë ndryshimesh në radhët e Policisë së Shtetit, që përfshijnë emë...
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur shkelje të përsëritura në Autoritetin Portual Durrës. Nga raporti ...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetas, babë e bir, të akuzuar për “vrasje me paramen...
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Ballu...
Pas publikimit të rastit të shkollës “Maarif Elbasan Campus”, ku drejtori Fatih Konuksever, siç pretendohej edhe n&eum...
Një 19-vjeçar me iniciale A. M., është arrestuar nga policia e Korçës, pasi gjatë një sherri mbrëmjen e djesh...