Dokumenti/ Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Për të ruajtur imazhin e mirë të shkollës qoftë kjo fillore, 9-vjeçare apo gjimnaz, oficerët e sigurisë nuk raportojnë incidentet, konfliktet apo edhe krimet si edhe ngjarjet e ndodhura.
Këtë situatë të rëndë e nxjerr në pah grupi i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka zbuluar se janë drejtuesit e shkollave ata që pengojnë oficerët ta bëjnë detyrën. Ky konstatim i rëndë vjen thuajse një vit nga vrasja e të ndjerit Martin Cani nxënës i shkollës “Fan Noli”, Tiranë.
Me argumentin se nëse ngjarjet dhe krimet që ndodhin në shkolla dhe me nxënësit do të raportohen atëherë imazhi i shkollës që ata drejtojnë do të ulet.
WebLajm.com ka siguruar ekskluzivisht kopje të këtij raporti që nxjerr në pah situatën e rëndë dhe zbuluan një krim e vepër penale ku fshihen ngjarjet.
Një tjetër gjetje e këtij raporti është fakti se shumë shkolla nuk kanë fare oficer sigurie dhe kjo për shkak se s’ka interes për këtë pozicion pune.
Ndërsa KLSH kërkon ndërhyrje urgjente pasi oficerët jo vetëm nuk raportojnë ngjarjet e rënda por nga ana tjetër janë drejtuesit e shkollave që i pengojnë duke u bërë edhe presion.
JA DISA NGA GJETJET E RAPORTIT
Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se në databazën e krijuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, mbi referimin e rasteve/incidenteve nga oficerët e sigurisë, seksioni “Shkolla” nuk është plotësuar si fushë identifikuese që prej vitit shkollor 2022–2023. Kjo ka ndodhur pasi, në linkun ku mblidhen të dhënat, ky element është hequr, si pasojë e shqetësimeve të ngritura nga oficerët e sigurisë, të cilët janë shprehur se kanë ndjerë presion nga drejtuesit e shkollave për të mos raportuar incidente, pasi shkolla e tyre mund të cilësohej një shkollë jo e mirë. Ky fakt tregon se procesi i raportimit vetëcensurohet nga oficerët e sigurisë dhe, si rrjedhojë, nuk pasqyron në mënyrë transparente dhe të besueshme situatën reale të problematikave që lidhen me sigurinë në shkolla.
Gjetje nga auditimi: Në Urdhrin nr. 31, datë 28.1.2020, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, është përcaktuar detyrimi që oficerët e sigurisë duhet të zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve. Me përjashtim të dy rasteve, të regjistruara më datë 16.05.2023 dhe më datë 11.12.2024, në gjimnazin “Arben Broci”, në shkollat e tjera nuk është ushtruar asnjë kontroll fizik ndaj nxënësve dhe asnjë kontroll i mjediseve të shkollave. Oficerët e sigurisë i shmangin kontrollet, për të shmangur konfliktin me prindërit, të cilët e konsiderojnë kontrollin si një akt që etiketon fëmijët. Mungesa e kontrolleve shton rrezikun e qarkullimit dhe mbajtjes së mjeteve dhe lëndëve që cenojnë sigurinë në shkolla.
Gjetje nga auditimi: “Udhëzuesi për praktikën e punës së oficereve të sigurisë” përcakton që “raporti i incidenteve/problematikave i drejtohet organeve të Policisë së Shtetit (sipas vlerësimit të rastit)”, duke e lënë në gjykimin të oficerëve të sigurisë vendimin nëse problematikën/incidentin t’ia raportojë policisë apo jo. Porse nisi nga konstatimet se oficerët e sigurisë: vetëcensurohen nga presioni i drejtuesve të shkollave në ofrimin e të dhënave në raportimet e rasteve/incidenteve në ASCAP; lënë me vetëdije të pazbatuara detyrime të parashikuara qartë në akte nënligjore, si ai i kontrolleve fizike të nxënësve për të shmangur konflikte me prindërit; në raste të caktuara e shohin me skepticizëm bashkëpunimin me policinë; në raste të caktuara vuajnë nga një formim profesional i mangët. Në mungesën e një kriteri të qartë, i cili duhet të përcaktojë se për cilat tipologji problematikash/incidentes është i detyrueshëm raportimi në polici dhe nisur nga vlerësimi i integruar i fakteve të mësipërme, lehtësisht bihet dakord se vendimi i oficerit për referimin ose jo të rastit tek Policia e Shtetit mbetet një zgjedhje subjektive e tij, duke bërë që bashkëpunimi me Policinë e Shtetit të mbetet opsional, i pastandardizuar dhe joefektiv.
Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se në nëntë procedurat për punësimin të oficerëve të sigurisë, të realizuar gjatë periudhës objekt auditimi, ka munguar interesi për pjesëmarrje në këto procese përzgjedhjeje nga të certifikuarit si oficer sigurie. Kjo qasje konstante ndër vite ka krijuar vakanca të shumta dhe problematika e krijuar nuk është bërë kurrë objekt analize i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve të varësisë.
Kronologjia e Vrasjes së Martin CANIT – 1 vit më parë, 18 Nëntor 2024 (Tiranë, pranë shkollës “Fan Noli”)
1. Para ngjarjes
Mes dy adoleshentëve 14-vjeçarë kishte pasur konflikt të vazhdueshëm.
Debati dyshohet se kishte nisur në rrjetet sociale.
Tensionet mes tyre ishin rritur ditët e fundit.
2. Dita e ngjarjes – 18 nëntor 2024
Rreth orës së daljes nga shkolla, dy grupet e adoleshentëve u përballën në zonën pranë shkollës.
Konflikti kaloi në konfrontim fizik.
Njëri prej adoleshentëve nxori thikë dhe goditi dy bashkëmoshatarë.
3. Pasojat e menjëhershme
Njëri 14-vjeçar u godit në zonën e zemrës dhe u plagos shumë rëndë.
Një tjetër adoleshent u plagos, por mbeti jashtë rrezikut për jetën.
Të dy u dërguan me urgjencë në spital.
4. Viktima humb jetën
Pas ndërhyrjeve mjekësore, 14-vjeçari i plagosur rëndë ndërroi jetë në spital si pasojë e plagës së marrë.
5. Autori
Autori i dyshuar ishte një adoleshent po 14 vjeç.
Ai kishte publikuar edhe foto të thikës në rrjetet sociale pak para ose pas ngjarjes.
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët k&...
Dikur një nga zonat më të populluara dhe të frekuentuara në juglindje të vendit, sot qyteza e Leskovikut duket e braktisur. Edhe...
Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demograf...
Në faqen ‘kalajalekursit.sarande’ në rrjetin social Instagram, lokali promovon ngjarje, darka panoramike dhe shërbime për turi...
T.R. punon natën prej vitesh, por mendjen e ka te babai i sëmurë, vetëm në shtëpi. Tek i moshuari me plakjen kanë ardhur edhe...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë për të ashtuquajturën paqe fiskale që fshin rreth 507 mln € borxhe t&eu...
Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qyt...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erisa Xhixho shkruan se qeveria po e shfrytëzon shpërndarjen e bonusit të fundv...
Pavarësisht lajmeve për ofrimin e fishave (shiritave të testimit) falas për diabetikët, realiteti tregon një politikë thell...