Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dha sot dekoratat e para në cilësinë e Kryetarit të Urdhrave dhe Medaljeve. Kjo ceremoni përkon me 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”. Presidenti i Republikës u shpreh se “Urdhri i Skëndërbeut” duhet të mbahet si testament për të treguar që Shqipëria ndërtohet nga njerëz me vepra dhe që nderimi publik është një mirënjohje shtetërore, është vlerësim i meritës, jo një shpërblim.
Presidenti vuri në dukje se, së bashku me Urdhrin Suprem të Shqiponjës dhe Urdhrin e Lisit Akademik, këto tre urdhra përbëjnë “trininë e nderimit shtetëror”, duke përfaqësuar tre shtyllat themelore të identitetit kombëtar: flamurin, virtytin dhe dijen. Ai nënvizoi se përzgjedhja e të dekoruarve duhet të mbështetet në parime si meritokracia, objektiviteti, transparenca, proporcionaliteti dhe reciprociteti ndërkombëtar, si shprehje e një kulture të re institucionale në vlerësimin e shërbimit ndaj vendit.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit bëri thirrje institucioneve, bashkive dhe qytetarëve që të jenë aktivë në evidentimin dhe propozimin e atyre që, me punën dhe përkushtimin e tyre të heshtur, mbajnë mbi supe barrën e profesionit, qytetarisë dhe integritetit.
Presidenti Begaj theksoi se shekulli i dytë i Urdhrit të Skënderbeut duhet të jetë shekulli i vlerësimit të ndershëm dhe të paanshëm, të bazuar në kritere të qarta dhe proces të drejtë, në mënyrë që dekoratat të rifitojnë plotësisht peshën dhe respektin që meritojnë në sytë e qytetarëve.
Duke iu drejtuar të dekoruarve, Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë në emër të Republikës së Shqipërisë për sakrificën, përgjegjësinë, punën, përkushtimin dhe integritetin e tyre, duke theksuar se çdo emër i thirrur në këtë ceremoni përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë të përbashkët dhe një shembull frymëzues për brezat që vijnë, sidomos në prag të anëtarësimit në “shtëpinë tonë të përbashkët europiane”.
Në përfundim, Presidenti Begaj uroi suksese të dekoruarve dhe përsëriti bindjen se Shqipëria ndërtohet nga njerëz me vepra, ndërsa nderimi publik duhet të mbetet gjithmonë shprehje e vlerësimit të meritës dhe jo shpërblim formal.
Begaj ka dekoruar ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.
Po ashtu, “Ylli i Madh” u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.
Me titullin “Oficer i Madh”, u dekoruan studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
Me gradën “Oficer i Madh” i “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekoruan edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë, si dhe Mimoza Dhëmbi.
Krijuesi i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.
Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikja Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan “Komandar”.
Ish-trajneri i Kombëtares Igli Tare, si dhe kolonel Ajet Jata u dekoruan “Kalorës” i “Urdhrit të Skënderbeut”.
Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në ...
Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e t...
Dhuna me bazë gjinore ka pësuar rritje në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtij viti po trajtohen...
41-vjeçari Aleks Lugja i është drejtuar Syri Televizion për të shprehur apelin e tij për ndihmë. Pas një aksidenti n...
Shpopullimi i vendit ka ndikuar edhe në largimin e mjekëve të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë ose të zhvendosen n&eum...
Banorët e fshatrave Vllahat, Kostar dhe Pralat në bashkinë e Delvinës janë të izoluar prej më shumë se 10 ditësh pa...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi pasi Lahuta u përfshi në listën e trashëgimisë së UNESCO-s. “Nga sot, tr...
Ndërtimi i pallateve të reja në zonën e Paskuqani ka sjellë jo pak problematika për banorët e zonës. Një prej ty...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa propozoi në Komisionin e Ekonomisë dhënien e pagës së 13 për arsimtarët. N&eum...
Shkolla të pasigurta është ky konkluzioni që arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer nga shta...