Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...

Shkolla të pasigurta është ky konkluzioni që arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer nga shtatori 2021 deri në 2024. Monitorimi në gati 4 vite për rolin e oficerëve të sigurisë edhe punën e bërë në institucionet arsimore ka rezultuar një proces jo efektiv, për shkak të mungesës së koordinimit institucional, teksa nga buxheti i Ministrisë së Arsimit vetëm nga 0.4% deri në 0.6% të totalit të buxhetit shkon për sigurinë.
“Problematika më e shpeshtë, është ajo e dhunës fizike, me 892 raste të referuara në periudhën në fokus auditimi. Dhuna psikologjike/verbale radhitet e dyta, me 333 raste në këto vite. E treta, ndër problematikat më shqetësuese, me të cilat ballafaqohet siguria në shkolla, është bullizmi, e cila është raportuar 186 herë, në të njëjtën periudhë. Po ashtu shqetësim përbëjnë: kërcënimet/shantazhet/përndjekjet, me 178 raste dhe përdorimi i i drogës/cigares /alkoolit, me 133 raste”, thotë raporti i KLSH.
Raporti zbulon se indikatorët e sigurisë në shkolla, kanë pësuar përkeqësim të ndjeshëm në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në periudhën e parë të vitit 2024-2025, ku vetëm për 4 muaj janë shënuar 528 incidente, të kryesuara nga dhuna fizike, si dhe janë kapur 8 nxënës me armë. Mosmbulimi i të gjitha shkollave me oficerë sigurie ka cenuar gjithashtu sigurinë në ambjentet arsimore. Por edhe aty ku ka oficerë sigurie, del në pah se aktiviteti i ushtruar prej tyre, nuk u përgjigjet nevojave të shkollës, pasi mungon kontrolli fizik i nxënësve dhe i mjediseve shkollore.
“Ka qarqe si ai i Kukësit dhe ai i Gjirokastrës ku ka një oficer sigurie për çdo 25 shkolla, ndërkohë në qarkun e Tiranës ka një oficer sigurie për çdo 4-3 shkolla”, shkruan Raporti.
Raportimi i konflikteve apo incidenteve nëpër shkolla nuk përbën një detyrim ligjor për oficerët e sigurisë, është një tjetër gjetje e KLSH-së, ku ndonëse mund të ndodh raportimi, ato të dhëna nuk përpunohen apo analizohen më tej nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar.
Gjatë auditimit u konstatua edhe trysnia në të cilën punojnë oficerët e sigurisë, kur duhet të raportojnë në databazën e krijuar nga ASCAP, pa specifikuar shkollën ku ka ndodhur incidenti.
“Nga të dhënat rezulton se parandalimet e rasteve nga shtatori 2021, deri në dhjetor 2024, janë në total 182, shifër kjo që provon, se rastet referohen vetëm pjesërisht. Oficerët e sigurisë janë shprehur, se janë ndjerë nën presionin e drejtuesve për të raportuar, pasi shkolla e tyre mund të cilësohej një shkollë jo e mirë, nëse kishte raportime të rasteve apo të incidenteve”.
Kjo sjell një panoramë të pasaktë dhe jo të plotë të realitetit në shkolla, si dhe ndikon në mangësi të theksuar në marrjen e masave konkrete për të garantuar ofrimin e një shërbimi cilësor të oficerëve të sigurisë. Ndaj KLSH rekomandon që brenda vitit 2026 të ketë një strukturë të dedikuar për raportimin e problematikave duke udhëzuar Ministrinë e Arsimit që të ngrejë një mekanizëm ligjor dhe funksional për mbledhjen e informacionit dhe pasqyrimit të incidenteve për të rritur besueshmërinë në shkolla.
Më 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në internet: &...
Një gjyshe ka kërkuar drejtësi për nipërit e saj. Ajo akuzon nusen e djalit për braktisjen e dy fëmijëve të mitur. ...
Kroacia po planifikon të padisë Shqipërinë për shkak të mbeturinave që u transferuan para pak ditësh në rrugë ...
Një nënë e moshuar, e ulur në një stol në Astir, me pak rroba, bastunin dhe qenin e saj pranë, po kalonte natën e dyt&eu...
Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një organizim që sjell në vëmendje traditën shumëvjeç...
Një fëmijë i cili gjendet përkohësisht pa kujdes prindëror, i braktisur, viktimë e dhunës, abuzimit apo trafikimit, i ...
Vetëm 7 kilometra nga Gjirokastra, fshati Andon Poçi, thuajse po shuhet dhe shkolla e mbetur pa fëmijë është mbyllur tanim&eum...
Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas tonelatave me mbeturina në...
Rruga në zonën e ish-fabrikës së çimentos në Vlorë është në gjendje të degraduar dhe 150 familjet atje ...
Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani. &nb...