Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, Hita: Polici u vra në shërbim të qytetarëve!
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë po udhëhiqet nga pensionistët. Largimi i të rinjve në emigracion dhe rritja e kërkesës për punë ka bërë që gjithnjë e më shumë pensionistë të angazhohen në tregun e punës edhe për të kompensuar edhe të ardhurat shumë të ulëta nga pensioni.
Të dhënat e fundit nga INSTAT, treguan se, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punë për grup-moshën mbi 65 vjeç ishte 27% në tremujorin e fundit të vitit 2025 nga 23% që ishte ky tregues në të njëjtin tremujor të vitit 2024. Pothuajse e gjithë përqindja e pensionistëve që merr pjesë në forcën e punës është punësuar. Shkalla e punësimit në grupmoshën mbi 65 vjeç rezultoi gjithashtu 27% në 3-mujorin e fundit 2025.
Në vitin 2015, shkalla mesatare e punësimit të pensionistëve ishte mesatarisht 8.6%, shifrat e vitit 2025 tregojnë një rritje me tre herë. Kjo rritje reflekton, jo vetëm nevojën ekonomike për të rritur të ardhurat në moshë të thyer, por edhe presionin që po ushtron emigracioni i të rinjve mbi tregun e punës, duke i detyruar bizneset të mbështeten te moshat më të thyera.
Analiza sipas nivelit arsimor tregon se peshën kryesore në këtë fenomen e mbajnë pensionistët me arsim 8 dhe 9-vjeçar. Kjo kategori ka regjistruar rritjen më agresive, duke u kulmuar në tremujorin e parë të vitit 2025 me një shkallë punësimit prej 29.7%. Ky fakt tregon se një pjesë e madhe e pensionistëve që mbeten aktivë në treg janë të angazhuar në sektorë që kërkojnë krah pune fizik ose kualifikim të ulët, si bujqësia apo shërbimet mbështetëse, ku mungesa e fuqisë punëtore të re është më e ndjeshme.
Nga ana tjetër, edhe të moshuarit me arsim të mesëm kanë shënuar një ecuri progresive, duke u rritur nga nivelet minimale prej 4-5% që vëreheshin në vitet 2014-2015, në një rekord prej 26.6% në periudhën e fundit të raportuar.
Ndryshe paraqitet situata për kategorinë me arsim të lartë. Edhe pse ka një rritje të lehtë krahasuar me vitet e kaluara, shkalla e punësimit për intelektualët mbi 65 vjeç mbetet më e ulëta mes grupeve, duke u luhatur rreth 14.9%. Ky hendek tregon se ndërsa tregu ka nevojë urgjente për punëtorë të thjeshtë, integrimi i të moshuarve në profesione me kualifikim të lartë mbetet i kufizuar ose i diktuar nga procesi natyror i daljes nga sistemi administrativ.
Të dhënat tregojnë se kufiri i pensionit po bëhet gjithnjë e më shumë formal, ku mosha e tretë po shndërrohet në një shtyllën kryesore të kapitalit njerëzor./ Monitor
Nëse do ta shikonim Tiranën si turistë, apo thjesht duke e vëzhguar nga lart, me gjasë se do ta perceptonim edhe ne si ai qyteti tipik ...
Mbingarkesa në Gjykatën e Durrësit po cenon cilësinë e drejtësisë dhe po zvarrit zgjidhjen e çështjeve për q...
Kur automjeti kalon nga Currilat drejt Kallmit, vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit, gjithçka ndryshon në...
Sipas sociologëve, përshpejtimi i plakjes së popullsisë po rrit ndjeshëm kërkesën për shërbime për kujdesin nd...
Një banore nga Cërriku thotë se është në hall nga fqinji i saj, pasi mban rreth 60 kokë dele dhe dhi në afërsi t&eu...
Administrata shqiptare ka një zakon të vjetër: sa herë që nuk arrin të zgjidhë një problem, përpiqet ta mbulojë...
Gërryerja e inerteve në lumin Drin vazhdon pa kriter, duke rrezikuar madje edhe urën. Pamjet që shihni vijnë nga fshati Muhurr në...
Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri që prej vitit 2018, udhëheq institucionin përgjegjës p&eu...
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakt...
Në Shqipërinë e 40 miliardë metrave kub burime ujore në vit, ku rreth 30% janë burime nëntokësore, uji i pijshëm mb...