7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka nxjerrë në pah një panoramë shqetësuese të gjendjes në spitalet dhe institucionet e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Nga mungesa e higjienës dhe infrastruktura e amortizuar, deri tek menaxhimi i rrezikshëm i mbetjeve spitalore dhe mungesa e dokumentacionit ligjor, raporti i ISHSH ngre alarmin mbi një sistem që në shumë raste funksionon jashtë standardeve bazë të sigurisë dhe cilësisë.
Në total, gjatë vitit 2025, sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë kryer 24.513 inspektime, ri-inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Vetëm në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor janë kryer 3.577 inspektime dhe ri-inspektime, ndërsa 83 inspektime të tjera kanë targetuar drejtpërdrejt kujdesin shëndetësor spitalor.
Raporti evidenton një seri problematikash që prekin pothuajse çdo hallkë të sistemit shëndetësor publik: urgjencat spitalore, pavijonet, depot farmaceutike, laboratorët, menaxhimin e mbetjeve biologjike dhe kushtet bazë higjieno-sanitare.
Një nga problematikat më të rënda lidhet me shërbimet e urgjencës spitalore. Sipas inspektimeve, ndarja dhe klasifikimi i pacientëve sipas kodeve të urgjencës në disa raste rezulton jo funksional, duke rrezikuar menaxhimin efikas të rasteve kritike. Raporti evidenton gjithashtu mangësi infrastrukturore në administrimin e urgjencave, ndërsa ambientet e recepsionit dhe triazhimit plotësojnë vetëm pjesërisht standardet higjieno-sanitare.
Në disa pavijone pacientët trajtohen në dhoma ku nuk respektohet sipërfaqja minimale për shtrat sipas kritereve të përcaktuara. Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu lagështi, papastërti dhe amortizim të ambienteve spitalore, duke përfshirë nyjet hidrosanitare dhe rrjetet elektrike.
Raporti evidenton mangësi serioze në dokumentacionin e brendshëm të spitaleve. Në shumë raste mungojnë rregulloret funksionale, protokollet e shërbimeve dhe procedurat standarde për administrimin e institucioneve shëndetësore. Sipas ISHSH, problematikat shtrihen edhe tek mungesa e kushteve për zhvillimin e praktikave profesionale dhe edukimit teknik të stafit mbi protokollet dhe rregulloret e funksionimit të spitaleve.
Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen rastet klinike dhe sa i përgatitur është personeli për të përballuar emergjenca apo procedura të ndërlikuara mjekësore.
Probleme janë evidentuar edhe në shërbimet mbështetëse të spitaleve. Raporti përmend mangësi në funksionimin e lavanderive, kuzhinave, shërbimeve të hotelerisë dhe ambienteve të magazinimit, të cilat sipas inspektorëve nuk operonin në përputhje me protokollet dhe standardet e përcaktuara.
Një nga zbulimet më alarmante të inspektimeve lidhet me administrimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.
Sipas raportit, mbetjet spitalore në disa raste grumbulloheshin në korridore dhe tualete, në të njëjtin ambient ku depozitoheshin edhe mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit. Procedurat për ndarjen në burim, etiketimin dhe regjistrimin e mbetjeve nuk respektoheshin me korrektësi.
Inspektorët evidentuan gjithashtu mungesë të infrastrukturës së përshtatshme për transportimin e mbetjeve nga pikat provizore deri tek magazinimi qendror, ndërsa magazinimi i përkohshëm i mbetjeve biologjike kryhej “jashtë çdo standardi”, në kushte të papërshtatshme dhe në kundërshtim me kriteret ligjore.
Raporti thekson se personeli i angazhuar në trajtimin e mbetjeve spitalore nuk ishte i trajnuar mjaftueshëm dhe në disa raste nuk pajisej me veshjet dhe masat mbrojtëse specifike për këtë proces.
Sipas ISHSH, menaxhimi jo korrekt i mbetjeve biologjike mund të shndërrohet në burim infeksionesh dhe rrezik serioz për personelin mjekësor, pacientët dhe komunitetin.
Probleme janë konstatuar edhe në depot farmaceutike, ku janë evidentuar mangësi në administrimin e medikamenteve të skaduara dhe në standardet infrastrukturore të magazinimit. Në disa raste nuk kryhej as procedura për evidentimin dhe largimin e pajisjeve apo mobiljeve jashtë përdorimit, duke krijuar rrezik për sigurinë teknike dhe administrimin e ambienteve spitalore.
Inspektimet kanë evidentuar mungesë të ambienteve të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mungesë të pajisjeve bazë mjekësore dhe në disa raste edhe mungesë të ujit të rrjedhshëm.
Në shumë institucione është konstatuar amortizim i rrjetit elektrik, lagështi në mure, mungesë mirëmbajtjeje dhe papastërti. Raporti evidenton se disa qendra funksiononin pa kontrata për trajtimin e mbetjeve spitalore dhe pa ambiente të dedikuara për magazinimin e tyre.
Nga kontrollet rezulton se një pjesë e subjekteve funksiononin pa Akt-Miratim Higjieno-Sanitar, ndërsa në shumë raste nuk kryhej shërbimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit (DDD).
Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu personel mjekësor të papajisur me dokumentacionin shëndetësor të detyrueshëm, një element që cenon sigurinë epidemiologjike në institucionet shëndetësore. Në disa klinika dhe laboratorë privatë janë evidentuar edhe mungesa të lejeve të ushtrimit të profesionit apo ambiente të papërshtatshme për procedura bazike si marrja e gjakut.
Raporti tregon se problematikat nuk kufizohen vetëm tek spitalet. Në inspektimet për furnizimin me ujë të pijshëm janë evidentuar mungesë analizash bakterologjike dhe fiziko-kimike, rezervuarë të amortizuar, depo me lagështi dhe raste të analizave mikrobiologjike pozitive për ndotje të ujit të pijshëm.
Si rezultat i shkeljeve të konstatuara gjatë vitit 2025, ISHSH ka vendosur 1.299 masa administrative në total:
• 51 gjoba,
• 23 vendime të ndërmjetme për masa urgjente,
• 1.225 paralajmërime.
Vetëm për kujdesin shëndetësor parësor janë vendosur 273 paralajmërime, 7 gjoba dhe 5 masa urgjente.
Gjetjet tregojnë se shumë institucione shëndetësore publike vazhdojnë të operojnë me mangësi serioze infrastrukturore, higjieno-sanitare dhe administrative.
Ndërsa raporti përdor shpesh termin “mangësi infrastrukturore” apo “mosplotësim standardesh”, inspektimet përshkruajnë në praktikë një realitet ku mbetjet biologjike ruhen në korridore, qendra shëndetësore funksionojnë pa ujë të rrjedhshëm dhe pacientët trajtohen në ambiente të amortizuara që nuk plotësojnë kushtet minimale të sigurisë.
Në një kohë kur qytetarët presin shërbim të sigurt dhe dinjitoz, raportet e inspektimeve tregojnë se sistemi shëndetësor shqiptar përballet ende me probleme bazike që prekin drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve./ acqj.al
Pylli i Sodës, një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të qytetit të Vlorës, prej vitesh është p...
Tirana ka hyrë në një fazë ku çmimet po rriten shumë më shpejt të ardhurat e shumicës së banorëve t&eum...
Tela elektrikë mbi shtylla të degraduara druri janë një rrezik për banorët e Fshatit të ri në Shkodër. Banorët...
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2025, sipas të dh&eum...
Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqimet e shëndetshme duhet të ulen me qëllimin që të frenohet obezi...
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur mbi shqetësimet e ngritura pas rasteve të fundit me hantavirus, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojn&eum...
Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak t...
Një sasi e konsiderueshme mbeturinash në Hysgjokaj, Lushnjë, është përfshirë nga flakët vetëm një ditë pa...
Prej katër muajsh, shtatë familje në fshatin Spathar të Librazhdit po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi rrëshqitja...
Ekziston dyshimi tek shumë njerëz se autizmi ka ardhur si pasojë e vaksinave të fruthit. Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti, në &ld...