SOCIALE

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 22:03
Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh në Shqipëri

Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore.

Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat.

Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve.


“Shqipëria është një vend i pisët, edhe pse flasim për turizmin, shikojmë ato nismat njëherë në vit shumë demonstrative nga ana e institucioneve qendrore apo lokale që dalin edhe në nivel minsiterial mbledhin këto mbetje, por Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Duhet të jenë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha të mos hedhin mbetje përsëri”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Në 37 raste, vend-depozitimet janë ndërtuar buzë lumenjve. Tre bashki në qarkun e Gjirokastrës i kanë vend-depozitimet buzë lumit Vjosa, që është shpallur park kombëtar, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumenjve.

Sipas një raporti monitorimi për zbutjen e riskut të përgatitur nga Ministria e Mjedisit në vitin 2018, bashkitë trashëguan rreth 199 vend depozitime ilegale dhe jo-sanitare, një pjesë e të cilëve vijojnë të përdoren edhe sot, ndërsa një pjesë janë braktisur prej vitesh. Por, ato mbeten burim i rrezikshëm infeksionesh.

“Vetë institucionet që duhet të merren me menaxhimin e mbetjeve shpeshherë kanë krijuar venddepozitime ilegale dhe kjo është një kambanë alarmi. Ka qenë ndër vite dhe le të themi dëshpërimisht vazhdojmë të kemi vendepozotime ilegale, nuk po them për ato që janë miratuar por janë të pa-standardizuara por ka edhe venddepozitime që nuk figurojnë fare në listat e institucioneve por janë vatra të ndotjes së mjedisit”, u shpreh eksperti i mjedisit  Kristi Bashmilli.

Raporti citon se shpesh konstatohet që miratimi i vend grumbullimeve nuk ka kaluar në asnjë proces vlerësimi teknik, por thjesht administrativ. Bashkitë e gjendura para nevojave emergjente për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve kanë miratuar me vendime Këshilli Bashkiak, parcela kryesisht prona publike të cilat kanë shërbyer për vite me radhë si vend depozitime të mbetjeve bashkiake.

Si rrjedhim, bashkitë nuk administrojnë asnjë dokumentacion teknik: studime gjeologjike, projekte teknike, leje ndërtimi apo mjedisore në lidhje me vend depozitimet që ndodhen në territorin e tyre.

“Landfillet sanitare që janë investuar kanë problematike, por më problematike është shtrirja e venddepozitimeve që nuk plotësojnë standardet për të qenë landfill sanitar dhe shpeshherë ato ndodhen buzë lumenjve ku edhe shtresat e zhavorrit krijojnë një filtrim të lartë duke ndotur ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore”, u shpreh eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli.

Duke u nisur nga kërkesat e bashkive, raporti ka përllogaritur se 44 vendgrumbullime duhen rehabilituar, 62 duhen mbyllur urgjentisht dhe 93 prej tyre duhen larguar. Kjo ndërhyrje është përllogaritur të kishte një kosto prej rreth 870 mln lekësh, pa përfshirë kostot e transportit të mbetjeve.

Por, kanë kaluar 7 vite nga miratimi i këtij raporti dhe dokumentimi i situatës së menaxhimit në vend dhe në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Përballë kësaj situate, institucionet kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar paligjshmërinë që po shkakton dëme të pakthyeshme në mjedis, në shëndetin e popullatës dhe në buxhetin e vendit.

Pamjet që ka mundur të sigurojë Inside Story dëshmojnë se Shqipëria vazhdon të notojë në mbeturina.

“Mjedisi është problemi ynë kryesor që askush prej nesh nuk do që ta zgjidhim. Shohim po ashtu edhe mbetje të vjetra, që kanë vite që nuk menaxhohen as nga autoritet lokale, por edhe të furnizuara nga ne njerëzit qoftë në zona të frekuentuara qoftë në zona më pak të vizituara që i gjen nëpër cepa, nëpër vrima muresh, shkëmbinj, qoshe lumenjsh, rrjedha fshatrash. Ti sot gjen në çdo mjedis mbetje si një shenjë e pakujdesisë sonë”, u shpreh ekspertja e mjedisit, Flora Xhemani Baba.

Ministria e Mjedisit thotë se disponojnë 10 studime fizibiliteti të hartuara në vitin 2022, sa i përket venddepozitimeve ilegale dhe josanitare. Bazuar në këto studime pjesë e investimeve do të jenë mbyllja/rehabilitimi i venddepozitimeve të pakontrolluara, zgjerimi me qeliza të reja, mbyllja e kapsulimi i qelizave ekzistuese.

Ndërhyrjet parashikohet të realizohen deri në vitin 2028 dhe do të sigurojnë përputhshmëri e plotë të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Planit Kombëtar Sektorial për menaxhimin e mbetjeve urbane, i miratuar në vitin 2020 vendi është i ndarë në 10 zona të menaxhimit të mbetjeve dhe funksionojnë 7 landfille sanitare.

Ministria sqaron se tre zonat e mbetjeve: Berat, Dibër dhe Kukës në të cilat nuk ka landfille rajonale, janë në proces dizenjimi dhe më pas ndërtimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan