Emri/ Vrau dhe zhduku Klevis Lleshin në Mamurras, ekstradohet “skenaristi” i atentateve
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...

Infertiliteti prek një në gjashtë persona të moshës riprodhuese në mbarë botën, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), teksa publikoi një udhëzues të ri global që përmban rekomandime për përmirësimin e aksesit në parandalim, diagnozë dhe trajtim.
OBSH-ja tha se qasja në kujdesin për fertilitetin mbetet “jashtëzakonisht e kufizuar” pavarësisht përmasës së problemit. Në shumë vende, testet dhe trajtimet paguhen kryesisht nga vetë pacientët, duke i lënë ata me barrë të madhe financiare.
Në disa vende, një cikël i vetëm i fertilizimit in vitro (IVF) mund të kushtojë “dyfishin e të ardhurave mesatare vjetore të një familjeje”.
“Infertiliteti është një nga sfidat më të anashkaluara të shëndetit publik të kohës sonë dhe një çështje madhore barazie në nivel global”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Miliona njerëz e përballojnë këtë udhëtim të vetëm — të përjashtuar nga kujdesi për shkak të kostos, të shtyrë drejt trajtimeve më të lira por të paprovuara, ose të detyruar të zgjedhin mes shpresës për të pasur fëmijë dhe sigurisë së tyre financiare”, ka deklaruar ai.
Udhëzuesi, i pari i OBSH-së për infertilitetin, përmban 40 rekomandime që mbulojnë rrugët klinike për diagnostikimin e shkaqeve të zakonshme të infertilitetit dhe udhëzime se si mund të përparojë trajtimi — nga këshillimi dhe këshillat për kohëzgjatjen e marrëdhënieve, deri te procedurat si inseminimi intrauterin apo IVF.
Agjencia e shëndetësisë tha se infertiliteti mund të shkaktojë stigmatizim të madh, shqetësim emocional dhe vështirësi financiare. Ajo bëri thirrje për më shumë investime në parandalim, përfshirë informacione rreth fertilitetit, faktorëve të lidhur me moshën dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme të patrajtuara.
Për personat që planifikojnë ose përpiqen të mbeten shtatzënë rekomandohen masa të stilit të jetesës, si dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe ndërprerja e përdorimit të duhanit.
Udhëzuesi theksoi gjithashtu nevojën për mbështetje psikosociale.
“Parandalimi dhe trajtimi i infertilitetit duhet të mbështeten në barazi gjinore dhe të drejta riprodhuese”, ka thënë Pascale Allotey, drejtoresha e departamentit të OBSH-së për shëndetin seksual, riprodhues, maternal, të fëmijës dhe adoleshentëve dhe plakjen.
Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas...
Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më!...
Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi apo...
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar dhe të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë...
Nga Adeel Hassan, THE NEW YORK TIMES Mbeturinat e një vendi mund të jenë, në fakt, mbeturinat e një vendi tjetër. Zyrtar&eu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet një raporti, thotë se 11,030 persona kanë përfituar të ardhura pas vdekjes. Sipas ...
Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati. Sipas njoftimit të Bashkisë së Durr&...
Një trafik i rënduar është regjistruar mbrëmjen e sotme në një nga segmentet e Unazës së Madhe të Tiranë...
Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjell...
Pas 40 ditësh në protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirdit...