
Barnat për sëmundjet tumorale janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur në farmaci nga pacientët. Kontrolli I Lartë I Shtetit ka evidentuar problematika të shumta të furnizimit me barna për trajtimin e këtyre sëmundjeve ku sipas raportit gjysma e barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk janë importuar kurrë gjatë periudhës 2021–2025.
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme të shumta me trajtimin që marrin në spitale, si dhe medikamentet që u ofrohen, ose mungesës së këtyre të fundit, duke u rrezikuar jetën dita-ditës.
Qytetarët në Onkologjik dëshmojnë: "Ishte shumë e vështirë të gjesh ilaçet. Pastaj lekë shumë"
"Shteti thotë se rimbursohen ilaçet por asnjë nga ato nuk rimbursohet. 6 kokrra i marrim 15 mijë lekë. Për një kimioterapi duhen 3 pako"
"Kemi tre orë që presim dhe ilaçet nuk kanë ardhur"
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të auditimit tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale, evidenton problematika të shumta të furnizimit me barna për trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Auditimi ka përfshirë institucionet kryesore në zinxhirin e sigurimit të barnave, si Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ndër të tjera, auditimi zbulon se pothuajse gjysma e barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk janë importuar kurrë gjatë periudhës 2021–2025.
Kjo situatë ka krijuar boshllëqe të mëdha në furnizimin e barnave kritike, duke rritur rrezikun për pacientët që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. KLSH thekson se nga 49 raste të vonesave, Drejtoria e Kontrollit ka ndërmarrë masa vetëm në dy raste, duke lënë të paprekura shumicën e subjekteve përgjegjëse për furnizimin me barna.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
4 Shkurt17:06
Banorët e Luzit bllokojnë rrugën: Do e përshkallëzojmë nëse s’ka zgjidhje
Banorët e Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë për të disatën herë në protestë për rrugën e fsha...
SOCIALE
4 Shkurt17:04
Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit
Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve...
SOCIALE
4 Shkurt12:00
Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon! Ja si duhet të veproni
Gjatë stinës së virozave dhe gripit, shumë prindër përballen me rritjen e temperaturës te fëmijët e vegjël.
...
SOCIALE
4 Shkurt09:59
4 Shkurti, Dita Botërore e luftës kundër kancerit
Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Në vitin 2008 u lloga...
SOCIALE
3 Shkurt18:48
Qiratë jashtë kontrollit, kur paga mbaron para muajit
Tregu i qirave në Tiranë është polarizuar ekstremisht. Një apartament modest 1+1 në Yzberishti, Linza apo Fresku mund të ku...
SOCIALE
2 Shkurt20:09
“Rrugët për Fëmijët”, premtimi i pa mbajtur i Bashkisë Tiranë kthehen në parkim makinash
Në fund të vitit 2023, Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj promovuan gjerësisht nismën “Rrugët për Fë...
SOCIALE
2 Shkurt09:16
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar sot maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë me dije se n...
SOCIALE
1 Shkurt08:35
Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja
Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga...
SOCIALE
1 Shkurt08:26
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana
Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak minuta larg kryeqy...
SOCIALE
30 Janar20:54
Bujqësia në tkurrje për të pestin vit radhazi, shkak kryesor mungesa e mbështetjes
Mungesa e mbështetjes reale nga shteti mbetet shkaku kryesor pse bujqësia përjeton kriza të njëpasnjëshme dhe braktisje nga fermer...