Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Banka Botërore ka parashikuar se rritje rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025 – 2026. BB ka parashikuar po ashtu se norma e përbashkët e rritjes ekonomike e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të arrijë në 3.2% në vitin 2025.
Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijuar si rezultat i ndryshimeve që po ndodhin në politikat tregtare globale, të cilat mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe të konsumatorëve, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot. Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026.
“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike-veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale-është rritur muajt e fundit. Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore. Një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në BE, si dhe rritja e pasigurisë tregtare, ka potencial të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”.
Në nivel të brendshëm, vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.
“Ekonomia e Kosovës vazhdoi performancën e saj të fortë, por Kosova duhet të gjenerojë burime shtesë për nevojat e saj në rritje për investime, duke përfshirë në fushat e energjisë, infrastrukturës, kapitalit njerëzor dhe lidhshmërisë”.
Sipas raporti, përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit privat dhe për të mbajtur ritme më të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen.
“Një treg më i shtrënguar i punës mund të ndihmojë në rritjen e pagave, ndërsa politikat për të rritur cilësinë e arsimit dhe aftësitë e punëtorëve me arsim më të ulët mund të ofrojnë një nxitje shtesë. Rënia e popullsisë, pjesërisht për shkak të emigrimit, mund të kompensohet me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore, aktualisht e kufizuar nga faktorë të tillë si mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Zgjerimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët do të përmirësonte mundësitë për gratë në tregun e punës dhe do të rriste gatishmërinë e fëmijëve për shkollë përmes edukimit më të mirë në fëmijërinë e hershme, duke krijuar gjithashtu mundësi shtesë për punë”.
Banka Botërore ka parashikuar po ashtu se norma e përbashkët e rritjes ekonomike e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të arrijë në 3.2% në vitin 2025, që paraqet një ndryshim me 0.5 pikë përqindje më pak nga parashikimi i mëparshëm. Rritja ekonomike parashikohet të përshpejtohet në 3.5% në vitin 2026.
“Ne po vërejmë disa tendenca pozitive ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të cilat nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e rajonit dhe mund të mbështesin rritjen solide të tij. Inflacioni më i ulët dhe rritja e pagave mbështesin konsumin, ndërsa investimet publike po rriten,” thotë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
“Nga ana tjetër, po vërejmë rritje të pasigurisë së brendshme në disa nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Bashkimin Evropian dhe pasiguritë në rritje në tregtinë globale gjithashtu mund të ndikojnë negativisht perspektivën e rritjes ekonomike të rajonit.”
Pasiguria në tregtinë globale ka gjasë të prekë Ballkanin Perëndimor, kryesisht si rrjedhojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në zonën e euros. Ky ngadalësim mund të zvogëlojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe investimet dhe dërgesat. Raporti sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë diversifikimi i burimeve të rritjes dhe rinovimi i agjendës së reformave strukturore.
“Masat kryesore përfshijnë eliminimin e barrierave në tregun e punës – përfshirë ato që prekin gratë – forcimin e integrimit ekonomik rajonal, përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e konkurrencës në treg për të nxitur produktivitetin dhe mbështetur rritjen ekonomike afatgjatë”./ Monitor
SHBA- Billy Ray Cyrus zbuloi qasjen e parë që kishte nga Elizabeth Hurley, në një kohë kur ai po përjetonte momen...
SHBA- Sarah Michelle Gellar zbuloi me humor sekretin e martesës së saj të suksesshme me Freddie Prinze Jr., e cila tashmë k...
SHBA- Olivia Wilde po drejton filmin e ri "The Invite". Kjo është një komedi premtuese me një shije takimesh të frymëz...
SHBA- Dove Cameron shprehu mirënjohjen e saj për pjesëmarrjen e saj në serinë e filmave "Pasardhësit", duke e konsider...
SHBA- Kim Kardashian do të dëshmojë në gjyqin për grabitjen prej 10 milionë dollarësh që ndodhi ga...
TIRANA- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit me ritme dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas in...
TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkoh&e...
Dashi Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do...
SHBA- Sydney Sweeney do të luajë në adaptimin filmik të videolojës "Split Fiction" me regji të John M. Chu, sipas...
Dashi Sot do kaloni probleme të vazhdueshme dhe në disa momente do ndiheni si të përhumbur. Ka rrezik që situata n&e...