Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër, Violand Braçellari u shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore të re, për përcaktimin e kërkesave minimale për sigurinë në ambientet ku ushtrohen veprimtaritë bankare ose financiare, si dhe për transportin e vlerave monetare, me qëllim zhvillimin normal dhe në mënyrë të sigurt të këtyre veprimtarive.
Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat, degët e bankave të huaja, institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, zyrat e këmbimit valutor, shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre dhe subjektet financiare jobanka, që kryejnë veprimtari financiare me para fizike ose me agjentë.
Në mënyrë specifike për bankat, projektrregullorja parashikon se banka ushtron veprimtaritë në ambiente që kanë hapësirat e nevojshme dhe kushte të përshtatshme për mirëmbajtjen e dokumentacionit, si dhe të vlerave monetare; kanë miratimin nga shërbimet e MZSH-ve (zjarrëfikëse) përkatëse për masat e marra ndaj zjarrit; janë të arritshme nga njësitë e specializuara të sigurisë dhe transportit të vlerave monetare; kanë qartësisht të ndara zonën e pritjes së klientit, zonën e arkëtarëve, zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike, zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe informacionit, si edhe janë të pajisura me një burim të dytë dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike.
Banka duhet të lidhë kontratën e sigurimit të vlerave monetare fizike me një shoqëri sigurimi të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Banka duhet të njoftojë strukturat përkatëse të Policisë Vendore për adresën ku do të hapet apo transferohet dega dhe të pajiset me “vërtetimin e sigurisë”, të lëshuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë. Banka duhet të lidhë kontratë me SHPSF-të (Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) për marrjen dhe verifikimin e sinjalit të alarmit, sigurimin e jashtëm dhe të brendshëm, transportin e vlerave monetare dhe rimbushjen e ATM-ve jashtë ambienteve të bankës.
Projektrregullorja parashikon kërkesa të posaçme teknike për zonat e veçanta të veprimtarisë bankare, si arkat, zonat e ruajtjes së vlerave monetare dhe zonat ku vendoset sistemet e sigurisë së informacionit. Bankat gjithashtu duhet të marrin masa për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ato duhet kenë telekamera, të cilat filmojnë në mënyrë të pandërprerë sipërfaqet e jashtme të fasadës në hyrjen për në ambientin e brendshëm, zonën e qëndrimit të klientëve, sportelin,
veprimet në ATM, burimin e dytë dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike, rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare. Bankat duhet të kenë pajisje të veçantë digjitale për regjistrimin e pamjeve, e cila vendoset në një ambient të sigurt, duke përjashtuar zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike dhe kohën e ruajtjes së regjistrimeve e ka jo më pak se një 1 muaj.
Gjithashtu, mbrojtja elektronike e mjediseve duhet të përfshijë sensorë lëvizjeje, sensorë tymi, sensorë të lagështirës, butona alarmi të montuar në zyrën e punonjësit përgjegjës për sigurinë, sirenë alarmi të brendshme ose të jashtme, sisteme për transmetimin e sinjalit të alarmit, në qendrat e kontrollit në strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, SHPSF-në me të cilën ka kontratë, dhe njësinë e sigurisë të vetë bankës.
Bankat duhet të marrin masa për sigurimin e brendshëm gjatë orarit të punës, të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, me punonjës të certifikuar Bankat në vlerësimin e tyre, mund të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Transportin i vlerave monetare të bankës duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, i ndryshuar, si edhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij.
Automjetet e blinduara të cilat do të paraqiten pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të kryer veprime me vlerat monetare, duhet të jenë të pajisura me autorizimin e lëshuar nga Policia e Shtetit për përdorimin e automjetit të blinduar. Banka, çdo vit dhe sa herë ka ndryshime, paraqet pranë Bankës së Shqipërisë një kopje të dokumentacionit për listën e punonjësve të autorizuar nga bankat, punonjës të cilët do të komunikojnë me Departamentin e Sigurimit dhe Mbrojtjes, mbi veprimet me vlerat monetare. Njoftimi për kryerjen e veprimeve me vlera monetare pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë, në çdo rast bëhet 24 orë përpara, në adresën e dedikuar, nga punonjësit e autorizuar të bankave./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë për të vendosur për diçka dhe Dielli dhe Urani...
Foto ilustruese TIRANË- Kreditim i ekonomisë vijoi rritjen me ritme të larta edhe për muajin maj. Sipas statistikave të Bank&...
Paris Hilton SHBA- Ylli i Reality TV, Paris Hilton bëri thirrje për një mbikëqyrje më të madhe federale të programe...
Foto ilustruese Dashi Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendi...
Ben Affleck SHBA- Aktori i njohur Ben Affleck njihet tashmë për urrejtjen e tij ndaj paparacëve si dhe cënimin e privat&...
Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti, pas humbjes nga Spanja dhe eliminimit nga Euro 2024. GJERMANIA- Shqipëria është pë...
GJERMANI- Shqipëri-Spanjë 0:1 Gazeta Marca: "I ashtuquajturi 'Plan B' u vu në jetë me trimëri nga një Dani Olmo i fry...
GJERMANI- Shqipëria i dha lamtumirën Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 në Gjermani, pasi u mposht 1:0 nga Spanja në sfidën ...
Foto ilustruese Dashi Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni ...
Stadiumi GJERMANI- Më pak se një orë na ndan nga startimi i përballjes së rëndësishme të kombëtares ...