I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANË- Ndërsa pritshmëritë e prodhuesve të produkteve të bulmetit ishin më të larta në muajt e verës, sivjet ecuria e konsumit është ndryshe.
Disa nga kompanitë përpunuese të qumështit në vend pohojnë se konsumi për mallrat e bulmetit në muajt në muajin korrik ishte me rënie krahasuar me vjet, për shkak të mungesës së turistëve. Ndërsa ka filluar të ndihet ndryshimi në muajin gusht.
Taulant Pupa drejtuesi teknik i fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita 2001” tha se kërkesa për produkte të bulmetit ka rënie të lartë krahasuar me vjet, veçanërisht në strukturat e hotelerisë për shkak të fluksit jo të lartë të turistëve.
“Konsumi është jashtë çdo parashikimi. Rënia krahasuar me vjet është e lartë”, pohoi ai. Nga shtimi i lartë i turistëve vjet shitjet e kompanisë përgjatë sezonit turistik sipas drejtuesit të saj u shtuan rreth 30% krahasuar me vitin paraardhës.
Ndërsa Luis Ndreka nga kompania ADG (ish “Lufra”) tha se trendi i kërkesës për konsum sivjet ka ndjekur të njëjtën ecuri të fluksit të turistëve.
“Ecuria e konsumit deri në muajin qershor ka qenë pozitive. Ka pasur rritje të kërkesës. Teksa ecuria e kërkesës për muajin korrik ka qenë e ngadaltë, pothuajse në nivelet e vitit të kaluar. Nuk ndihej rritje kërkese. Ndërsa në muajin gusht ka filluar të ndihet ndryshimi i konsumit, që është me rritje krahasuar me vjet”, pohoi Ndreka.
Deri në muajin qershor numri i turistëve arriti në 4,5 milionë sipas të dhënave të INSTAT apo 23% më shumë se vjet. Për 7 mujorin numri i turistëve arriti në 6,3 milionë. Numri i tyre për muajin korrik që arriti në 1,75 milionë ra 1% krahasuar me korrik 2023.
Po a arrin ardhja e turistëve të kompensojë rënien e konsumit që shkaktohet nga ndryshimet demografike? Duke marrë në konsideratë edhe të dhënat e Censusit 2023, për pakësim të numrit të popullsisë me 420 mijë banorë krahasuar nga rezultatet e Censusit 2011, për drejtuesit e fabrikave përpunuese të qumështit, largimet e popullatës vijojnë të përkeqësojnë konsumin.
“Me një perceptim mund të them që nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë konsumin e banorit që qëndron këtu gjithë vitin, me atë të një turisti që qëndron mesatarisht 3 ditë. Duhen 100 turistë për 1 banor me një llogari të thjeshtë. Dhe për 420 mijë banorë më pak do të duheshin 42 mln turistë për ta kompensuar”, tha z. Ndreka.
Kujtojmë se për periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në shtatorin e vitit 2023 çmimet e produkteve të bulmetit shënuan rritje të fortë deri në 40% për shkak të shtrenjtimit të qumështit si lëndë e parë, çka ndikoi te rënia e konsumit.
Aktualisht çmimet e mallrave të bulmetit janë më lirë. Tendenca rënëse e çmimeve nisi nga shtatori i vitit të kaluar. Rënia e fundit e çmimeve ka ndodhur në fillim të muajit maj, ku disa operatorë në treg ulën çmimet e produkteve të kosit, djathit të bardhë dhe djathit kaçkavall nga 8 deri 10%.
Në vitin 2023 sipas të dhënave të INSTAT sasia e qumështit të grumbulluar në vend arriti 101 mijë tonë. Krahasuar me 2022 sasia e qumështit të grumbulluar ra 8%.
Ekspertët e blegtorisë parashikojnë se rënia e çmimit të qumështit që nisi që në muajin prill këtë vit, veçanërisht të imtave do të sjellë rënia të tufave të bagëtive dhe shtimin e vështirësive për blegtorët./Monitor.al
DashiDo të ndiheni plot energji dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Përdorni këtë vitalitet p&eu...
TIRANË- Tregu i kirurgjisë plastike vijon të ketë rritje edhe për këtë vit, për shkak të kërkesës s&eum...
DashiDo të ndiheni nën presion, veçanërisht në punë. Është e rëndësishme të mbani qetësinë ...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite duhet të jeni më largpamës dhe duhet të mendoni më shumë për të a...
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros me lekun ka shënuar një rritje të ndjeshme ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të kë...
TIRANA- Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore rek...
TIRANA- Kompanitë publike të energjisë OSHE, KESH dhe OST realizuan 5,4 miliardë lekë fitime (54 mln euro) në tremujorin e par&e...
Dashi Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse jo për t'iu dh...
Dua Lipa BRITANI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Dua mbush sot 29-vjeç d...
Taylor Swift SHBA- Këngëtarja Taylor Swift ka thyer heshtjen për sulmin e planifikuar terrorist në Vjenë në një nga...