Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro
Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykat...
Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykat...
Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore me urd...
Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja pas eliminimit të “Panzerëve” n...
Donald Trump është rikthyer me një postim të ashpër në lidhje me NATO-n, duke pretenduar se Shtetet e Bashku...
Vladimir Putin ka forcuar komandën qendrore të Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO ), shërbimin përgjegjës pë...
Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se protestuesit u japin ujë dhe trëndafila policëve, ndërsa ata i dhunojnë...
Është rritur numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas përplasjeve të zhvilluara paraditen e së enjtes pa...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftit, dy personat e dyshuar p&e...
Protesta e nisur rreth tre orë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, duke çuar n&e...
SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim 10 të pandehurit. Të pandehurit janë: Mirel ...

Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve, plakje të popullsisë dhe debat të përsëritur për nevojën e politikave më të forta në mbështetje të familjeve.
Sipas të dhënave të Buxhetit Faktik 2025, shpenzimet për Bonusin e Lindjeve u realizuan në rreth 1.5 miliardë lekë. Kjo shumë përbën vetëm 65.9% të planit vjetor, si sipas buxhetit fillestar, ashtu edhe sipas buxhetit të ndryshuar me Aktin Normativ nr.11/2025.
Në fund të vitit, ky zë rezulton i realizuar 100% vetëm kundrejt planit përfundimtar, pas ndryshimeve dhe shpërndarjes së rezervave. Pra, realizimi i plotë është arritur pasi plani është përshtatur me nivelin faktik të kërkesave, ndërsa kundrejt parashikimit fillestar dhe atij të ndryshuar, fondet për bonusin e lindjeve mbetën ndjeshëm të parealizuara.
Krahasuar me vitin 2024, shpenzimet për bonusin e lindjeve ranë me 32.6%, ose me 718 milionë lekë më pak. Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, në vitin 2025 u shpërndanë 4 671 çeqe për bonusin e bebes, me fond rreth 1.48 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 ishin shpërndarë 6 565 çeqe, me fond 2.2 miliardë lekë.
Kjo do të thotë se brenda një viti janë dhënë 1 894 bonuse më pak për lindjet, ose 28.9% më pak. Rënia e fondit është edhe më e fortë, me 717.6 milionë lekë më pak sipas të dhënave operative të skemës, në të njëjtën linjë me shifrën e Buxhetit Faktik 2025.
Bonusi i bebes është një pagesë e menjëhershme që jepet pas lindjes së fëmijës. Skema aktuale parashikon 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe fëmijët e tjerë në vijim. Por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se, në praktikë, rënia e lindjeve po reflektohet drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve për këtë program.
Pikërisht për shkak të përkeqësimit të treguesve demografikë, qeveria kishte paralajmëruar ndryshimin e skemës. Gjatë vitit 2025 u prezantua ideja që nga 1 janari 2026 mbështetja të mos jepej më vetëm si një çek i menjëhershëm në maternitet, por si pagesë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës.
Skema e propozuar parashikonte 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë në muaj për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë në muaj për fëmijën e tretë e në vijim. Nëse do të zbatohej, mbështetja për fëmijën e parë do të arrinte në 300 mijë lekë për pesë vite, krahasuar me 40 mijë lekë që jepen sot një herë të vetme.
Megjithatë, edhe pse ka kaluar gjysma e vitit 2026 dhe së fundmi u ndryshua edhe buxheti me Akt Normativ, skema e re mujore nuk është vënë ende në funksion dhe nuk ka asnjë qëndrim apo deklarate të zyrtarëve të qeverisë se kur mund të aplikohet./ekofin.al
Bonusi i qeverisë, i cili u miratua një ditë më parë dhe nisi të shpërndahej menjëherë për pensionistët n...
Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të d...
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme t...
Qendra shëndetësore nr. 10 në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga mbeturinat. Në një hapësirë ku duhet të...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave...
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të renditet ndër më të papërballueshmit në Europë. Sipas t&eum...
Pushuesit në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit të detit, duke raportuar se uji ka m...
Janë shpallur rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026. Mbi 26.600 maturantë në të gjith...
Ekonomia vendase është rritur me gati 4% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT. Ndonëse kjo shifër ë...