Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Ditën e djeshme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga z. Christoph Denk, Drejtor i Politikave Strategjike, Piotr Jacek Szpunar, Drejtor rajonal për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri.
Në çelje të takimit, Guvernatori Sejko shprehu mirënjohje për kontributin dhe asistencën e ofruar nga BERZH-i për Bankën e Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe në përafrimin e kuadrit rregullator e mbikëqyrës me standardet e Bashkimit Evropian, pa lënë mënjanë mbështetjen që ky institucion jep dhe në fusha të tjera të ekonomisë, si në përparimin e energjisë së rinovueshme, transportit dhe sektorëve të turizmit dhe bujqësisë.
Takimi vijoi me diskutime të zhvillimeve ekonomike në vend, ku një fokus të veçantë patën zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë për ekonominë.
Guvernatori Sejko theksoi se, gjatë vitit 2024: ekonomia vendase ka bërë progres të dukshëm; niveli i inflacionit është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë; rritja ekonomike ka mbetur në nivele të larta; ndërsa borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie. Sektori bankar është likuid dhe i mirëkapitalizuar, treguesi i kredive me probleme vijon të shënojë rënie, ndërsa niveli i kreditimit vazhdon tendencën rritëse. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit.
Gjithashtu, Guvernatori i njohu të pranishmit dhe me masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për digjitalizimin e sistemit të pagesave dhe aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, si një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt BE-së.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it vlerësuan kontributin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. Në veçanti, ata theksuan rolin esencial që politika e kujdesshme monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë si dhe regjimi i lirë i kursit të këmbimit, kanë pasur në ruajtjen e stabilitetit dhe në përballimin e goditjeve, duke i mundësuar Shqipërisë të ketë një ndër performancat më të mira ekonomike në rajon. Po ashtu, ata nënvizuan dhe suksesin që masat mbikëqyrëse dhe politika rregullatore kanë pasur në garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar dhe në ecurinë e mirë të kreditimit. Përfaqësuesit e BERZH-it inkurajuan vijimin e kësaj filozofie administrimi ekonomik edhe në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që një bankë qendrore profesionale, e përgjegjshme dhe e pavarur, ka për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Së fundi, ata inkurajuan aktorët vendorë që, duke u nisur nga perspektiva konkrete e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të fokusohen në përshpejtimin e agjendës të reformave strukturore në vend.
Përfaqësuesit e BERZH-it falënderuan Guvernatorin për bashkëpunimin e deritanishëm institucional, si dhe diskutuan lidhur me projektet e ardhshme, duke vlerësuar potencialet e vendit dhe shprehur angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të veçantë për Shqipërinë.
TIRANA- Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera përfshirë...
Dashi Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo....
TIRANA- Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike të pensioneve...
Dashi Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dor...
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila ka publikuar librin e saj të parë, "Mirë se vini në Rebibbia". Për t&e...
TIRANA- Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Sipas të dhë...
Dashi Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë durim dhe për gjënë më të vogël do acaroheni. Nuk keni për të...
TIRANË- Dikur miq të ngushtë, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë nisur sot një “luftë të ftohtë” në rr...
TIRANA- Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale me burim të br...
TIRANA- Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e udhëzimit që pë...