Protestuesit zbresin në rrugët e Tiranës, bulevardi ushton nga koret: Poshtë diktatura, Rama ik!
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite.
Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s. Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak. Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite.
Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët
Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë. Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.
Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror. Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto.
Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë. Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.
Më e madhja e të gjitha kohërave
Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3). Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1).
Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim. Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katowice (7.1).
Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale. Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare. Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën./Monitor
Pas protestës së zhvilluar më herët në Tiranë, një grup aktivistësh ka mbërritur në Gjadër, ku po zhvillo...
Naftëtarët do të rinisin sërish protestat. Takimi i tyre me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk ka pasur një zgjidhje konkr...
Zona e Shmilit është një ndër zonat më të njohura për prodhimin e gështenjave, ku vitet e shkuara prodhimi arrinte der...
Çmimi i druve të zjarrit ka pësuar sërish rritje këtë vit në qarkun e Korçës, duke arritur deri në 55 mi...
Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillave Bashkiakë, një rast dom...
Pa asnjë konsultim dhe pa paralajmërim publik, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka vendosur një rritje të çm...
Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më...
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit. Sipas të dhënave të indeksit...
Video-mesazhi i ministres Delina Brahimaj pak ditë më parë ishte vërtet një akt propagande me të cilin thjesht mund të tall...
Nga Osman Stafa Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë.Në foton tjetër janë pacient...