Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%.
Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve.
Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, indeksi i çmimeve të shitjes së apartamenteve është rritur 23.03%. Në raport me të njëjtën periudhë të 2024-s indeksi është rritur 16.5%.
Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë rezulton se është përshpejtuar pas periudhës së pandemisë së Covid-19.
Në fund të vitit 2023, indeksi arriti 251.16%, ndërsa në fillim të 2024 kaloi mbi 276%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 33.2%, një nga më të lartat në tregun e pasurive të paluajtshme, sipas matjeve të “Keydata”.
Deri në qershor 2025, e llogaritur nga indeksi “Keydata” çmimi mesatar për një metër katror apartament arriti 1,830 euro. Çmimi mesatar është llogaritur mbi bazë të dhënash për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.
Në 2024 Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025” i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.
Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti 1,620 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi mesatar u rrit rreth 17%.
Në raport Shqipëria renditej e dyta pas Polonisë për rritjen më të lartë të shitjes së pronave. Në Poloni niveli i rritjes ishte 19.3%, por sipas ekspertëve theksohet se kjo rritje u ndikua nga zbatimi i politikave subvencionuese të shtetit për strehim.
Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror. /Monitor/

Video-mesazhi i ministres Delina Brahimaj pak ditë më parë ishte vërtet një akt propagande me të cilin thjesht mund të tall...
Nga Osman Stafa Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë.Në foton tjetër janë pacient...
Në raport me vendet e Europës, Shqipëria ende ka çmime të favorshme për energjinë elektrike ndaj konsumatorëve familja...
Minatorët e Spaçit protestuan këtë të enjte para selisë së Parlamentit të Shqipërisë. Ata paraqitën di...
Emisioni “Kronos” Prej më shumë se një dekade, Shqipëria mbetet peng i një prej dështimeve më të mëdha...
Emisioni “Kronos” Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka m...
Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar v...
Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiran&...
Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëher&eum...
Rexhep Ademi thotë se do të mbajë një grevë urie deri në vetëflijim para SPAK-ut, me pretendimin se i kanë grabitur nj&e...