SOCIALE

Nga Velipoja në Theth: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2025, 07:42

Nga Velipoja në Theth: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi

Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillave Bashkiakë, një rast domethënës për analizë është ai i Bashkisë së Shkodrës, një bashki me territor të gjerë dhe me sfida të shumta zhvillimi e përfaqësimi. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, më është drejtuar shpesh pyetja: a janë të përfaqësuara realisht të gjitha njësitë administrative në këtë Këshill dhe a funksionon ky institucion sipas rolit që i jep ligji? Përgjigjja nuk është e thjeshtë dhe vlen të shtjellohet me kujdes.

Përfaqësim i pjesshëm, jo funksional

Në mënyrë të përgjithshme, një pjesë e mirë e njësive administrative janë të përfshira në përbërjen e Këshillit, por kjo ndodh më tepër në aspektin e origjinës së kandidatëve sesa në funksion përfaqësues të mirëfilltë. Shumica e këshilltarëve jetojnë dhe punojnë në qytetin e Shkodrës, ndërsa lidhja me zonën që pretendojnë të përfaqësojnë është shpesh formale dhe e largët. Kjo e dobëson përfaqësimin real të komuniteteve përkatëse sepse mungon njohja e thelluar me problematikat specifike dhe komunikimi i përditshëm me banorët.

Rrjedhimisht, këshilltari nuk funksionon si një zë aktiv i territorit që përfaqëson, por më tepër si pjesë e një strukture politike të centralizuar.

Logjika partiake mbizotëron në vendimmarrje

Një sfidë tjetër është mënyra si funksionon vendimmarrja në Këshillin Bashkiak, e cila zakonisht ndjek linjat partiake. Këshilltarët votojnë në bllok dhe shumë rrallë ndodhin devijime nga qëndrimi i grupit politik. Në këtë mënyrë, këshilltari shihet më shumë si delegat i partisë që e ka propozuar sesa si përfaqësues i qytetarëve apo i zonës nga vjen. E kam theksuar edhe në mbledhje të Këshillit: kjo mënyrë funksionimi ka zhvlerësuar ndjeshëm rolin e këshilltarit dhe e ka zhvendosur theksin nga nevojat konkrete të komunitetit drejt një loje politike të centralizuar që përqendrohet në votimin e propozimeve të kryetarit të bashkisë, shpesh pa debat të thelluar.

Për pasojë, gjithnjë e më pak zëra me peshë në komunitet janë të gatshëm të angazhohen në këtë rol. E kjo është një humbje për shoqërinë vendore dhe për vetë demokracinë lokale.

Një administratë pa kapacitet real për të gjithë territorin

Nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia e Shkodrës përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.

Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar. Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra. Administrata bashkiake aktualisht nuk ka kapacitetin, as njerëzor e as financiar, për të garantuar shërbime të barabarta në të gjithë territorin.

Diferencat janë lehtësisht të dallueshme: infrastruktura arsimore në zonat rurale është shpesh në gjendje të amortizuar, rrugët janë problematike dhe ndriçimi publik ose mungon, ose është i pamjaftueshëm. Thuajse në të gjitha njësitë administrative mungojnë plotësisht mjedise për të rinjtë. Nuk ka qendra rinore, biblioteka funksionale apo ambiente ku rinia të mund të zhvillojë aktivitete kulturore, sociale apo edukative. Ky boshllëk e bën edhe më të fortë prirjen për shpërngulje dhe boshatisje të zonave rurale.

Rreziku i zbrazjes së periferive

Pabarazia në qasje dhe shërbime ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët. Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.

Në një bashki si Shkodra, ku pabarazia mes qytetit dhe zonave përreth ka qenë gjithmonë e ndjeshme, përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent. Mungesa e investimeve, shërbimeve dhe përfaqësimit të denjë po e thellon më tej këtë hendek, duke i lënë komunitetet jashtë qendrës gjithnjë e më të izoluara dhe të pa-përfshira në zhvillim.

Për një përfaqësim të riformatuar

Në këtë kuadër, besoj se është thelbësore të rishikohet roli dhe struktura e përfaqësimit vendor. Këshilltari bashkiak nuk duhet të jetë zgjatim i një partie politike, por përfaqësues i një komuniteti konkret, me përgjegjësi për të ngritur problemet e zonës, për të ndjekur zgjidhjet dhe për të kontribuar në planifikimin strategjik të territorit.

Vetëm duke rritur transparencën, ndarjen e kompetencave dhe fuqizimin e njësive vendore mund të rikthejmë besimin e qytetarëve dhe të ngadalësojmë procesin dramatik të zbrazjes. Ndryshe, rrezikojmë të kemi Këshilla Bashkiakë pa komunitete që të përfaqësojnë dhe administrata që qeverisin boshllëk./Monitor

 

 

Artikuj te sugjeruar

SOCIALE 30 Tetor16:43

Dy botë në një shtet

Nga Osman Stafa Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë.Në foton tjetër janë pacient...

SOCIALE 29 Tetor22:30

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Emisioni “Kronos” Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka m...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan