Sekuestroi 4 milionë euro pasuri/ Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani kallëzohet penalisht në Itali
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shp...
Një protestues, nga Sheshi Skënderbej, paralajmëroi se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tj...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë&rdq...
Banorët e një lagjeje shumë afër qendrës së Fierit kanë denoncojnë gjendjen e amortizuar në lagjen ku jetojnë....
Mezi 18 vjeç, por tashmë profesor universiteti. Në SHBA, Nathan Thomas ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, duke u bërë ...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara...
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën nj&...
Banorët e fshatit Rrodokal, në njësinë administrative Mokër të Bashkisë së Pogradecit, kanë marrë kazmat dhe l...
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...

Më shumë se një në katër fëmijë në Shqipëri ishte në rrezik varfërie monetare në vitin 2024, ndërsa 44.1% rrezikonin varfërinë ose përjashtimin social. Megjithëse fëmijët mbeten grupmosha më e prekur, shpenzimet për mbrojtjen sociale përbënin vetëm rreth 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të njëjtën peshë si në vitin 2013.
Sipas raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit “Efektiviteti i masave të ndërmarra në kuadër të Objektivit 1 të OZHQ-ve – Zhdukja e varfërisë në të gjitha format” , rreziku i varfërisë monetare për fëmijët deri në 17 vjeç ishte 26.6% në vitin 2024, nga 27.5% në vitin 2023. Niveli mbetet dukshëm më i lartë se te grupmosha 18–64 vjeç, ku treguesi ishte 18.6%, dhe te personat mbi 65 vjeç, me 13.8%.
Kur përfshihen edhe privimet materiale dhe sociale, 44.1% e fëmijëve ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, nga 48% një vit më parë. Vajzat rezultojnë më të ekspozuara, me 45.2%, kundrejt 43.2% të djemve.
Të dhënat nxjerrin në pah edhe situatën e të moshuarve. Megjithëse vetëm 13.8% e personave mbi 65 vjeç rezultonin në rrezik varfërie monetare, 42.8% ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social. KLSH vlerëson se kjo grupmoshë përjeton privime që nuk shpjegohen vetëm përmes të ardhurave. Te gratë mbi 65 vjeç treguesi arrinte në 45.4%, kundrejt 40% te burrat.
Mbrojtja sociale, nën gjysmën e mesatares së BE-së
Nga të dhënat rezulton se, pavarësisht nivelit të lartë të ekspozimit ndaj varfërisë, shpenzimet për mbrojtjen sociale përbënin rreth 9% të PBB-së dhe 31% të totalit të shpenzimeve qeveritare në vitin 2024, pesha të njëjta me ato të vitit 2013.
Për vitin 2023, financimi i mbrojtjes sociale në Shqipëri ishte më pak se gjysma e mesatares së Bashkimit Europian, ku shpenzimet arrinin në 19.2% të PBB-së.
Në tërësi, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale morën rreth 50% të shpenzimeve qeveritare në Shqipëri gjatë periudhës 2013–2024, kundrejt 65% në vendet europiane. Arsimi zinte rreth 10% të totalit, nivel i përafërt me mesataren europiane, ndërsa diferencat më të mëdha shfaqeshin te shëndetësia dhe mbrojtja sociale.
Shpenzimet për shëndetësinë përbënin rreth 9–10% të totalit në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2023, kundrejt 15% në BE. Për mbrojtjen sociale, raporti ishte rreth 30% në Shqipëri dhe 40% në vendet e BE-së, thuhet në raport.
KLSH konstaton, gjithashtu, se sistemi që duhet të lidhë politikat dhe objektivat kundër varfërisë me buxhetet nuk funksionon. Për këtë arsye, nuk mund të identifikohet në mënyrë të plotë sa fonde janë alokuar konkretisht për uljen e varfërisë dhe çfarë rezultatesh kanë prodhuar./ekofin.al
Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri, duke lën&eu...
Ndërsa obeziteti po kthehet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të Europës, Shqipëria mbetet mes...
Fluksi i lartë i turistëve gjatë sezonit të verës po shoqërohet me rritje të çmimeve veçanërisht në q...
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg ...
Ndërsa mijëra shqiptarë vazhdojnë të largohen drejt Perëndimit, kantieret e ndërtimit, hoteleritë dhe fabrikat në S...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen n...
Kufizimi i konsumit të sheqerit gjatë dy viteve të para të jetës mund të ketë përfitime afatgjata për shënde...
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë publike kalendarin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtet&...