Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje flagrante të ligjit dhe të vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Në deklaratë, KMSH thekson se ndërtimi në fjalë përbën cenim të të drejtës së pronësisë dhe të trashëgimisë fetare, ndërsa kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për ndalimin e punimeve dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Reagimi Zyrtar:
Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”.
Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.
Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr. 1586 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shkodër, prona është njohur në favor të KMSH, me të drejtë parablerjeje të objektit të ndërtuar mbi pronën vakëf.
Në vijim, Gjykata Kushtetuese në vitin 1999 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00.2014.3003(316), datë 24.04.2014, konfirmuan përfundimisht të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.
Megjithatë, pavarësisht këtyre vendimeve, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e Përmbarimit Shkodër dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dega Shkodër, nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme mbi pronën dhe duke i hapur rrugën ndërtimit në kundërshtim me çdo akt gjyqësor.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se moszbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet.
Në këtë situatë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për zbatimin e plotë të vendimeve gjyqësore që njohin pronësinë e ligjshme, ndërprerjen e çdo veprimi ndërtimor mbi pronën vakëf dhe hetimin e përgjegjësive të zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën.
Sigurojmë të gjithë besimtarët se Komuniteti Mysliman mbetet i vendosur të vijojë me të gjitha mjetet ligjore mbrojtjen e pronës vakëf.
Nëse kjo e drejtë vijon të cenohet, KMSH do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për shkeljet e përsëritura.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
14 Tetor07:55
Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona
Në disa zona të Beratit ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë. ...
SOCIALE
14 Tetor07:30
Statistikat/ Situatë alarmante në Shqipëri, 19 mijë persona me arsim të lartë janë të papunë
Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ndërkohë mijë...
SOCIALE
13 Tetor20:12
Vendimi i beftë i ministres Koçiu për ndalimin/ Si monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës
Një vit më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i hipur mbi një skuter elektrik, promovonte përdorimin e këtyre mjeteve si pjesë...
SOCIALE
13 Tetor19:31
Pas paralizës në Tiranë-Durrës, fluks edhe në Elbasan
Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar fluksin e automjeteve edhe në aksin rrugor Tiranë-Elbasan për t&eu...
SOCIALE
13 Tetor17:44
Zjarr i fuqishëm në fshatin Fatisht të Peqinit (video)
Një zjarr i fuqishëm u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në fshatin Fatisht, të Peqinit.
Flakët janë përhap...
SOCIALE
13 Tetor17:02
Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia i shoqëron me forcë
Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç e përshkallëzuan protestën të hënën, duke bllokuar hyrjen e kom...
SOCIALE
13 Tetor16:38
Shqipëria kampione në renditjen e vendeve më të pajetueshme! Krah për krah me Kenian dhe Pakistanin
Një raport i ri nga Data in Race, bazuar në të dhënat e platformës ndërkombëtare Numbeo, ka renditur vendet me cilësin...
SOCIALE
13 Tetor12:35
Durrësi bën llogaritë me ëndrrën e turizmit gjithëvjetor
Ka një vend në Durrës ku lashtësia, mesjeta dhe realiteti qëndrojnë së bashku. Falë motit të mirë, porta e kal...
SOCIALE
13 Tetor11:01
Minatorët e Balrit në Mirditë bllokojnë minierën për kushtet e punës dhe pagat e ulëta
Minatorët e Balrit në Spaç të Mirditës protestuan këtë të hënë duke bllokuar hyrjen kryesore të kompani...
SOCIALE
13 Tetor10:03
Pa ilaçe e pa higjienë/ Fëmijët në urgjencë mbi çarçafë të përdorur dhe ilaçe me lekët e prindërve
Në urgjencën pediatrike nuk ndërrohen çarçafët, ilaçet blihen në farmacinë jashtë spitalit, ndërs...