Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANA- Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur euro këmbehej mesatarisht më 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%. Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës më vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.
Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas. Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut. Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente arriti vlerën e -371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, deficiti ishte -135 milionë euro, pothuajse në përgjysmim me vitin e mëparshëm. Teorikisht, një përkeqësim i deficitit të llogarisë korente duhet të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase dhe anasjelltas. Në 2024 ka ndodhur e kundërta. Leku është forcuar ndërkohë që deficiti i llogarisë korente është përkeqësuar.
Ecuria e deficitit të llogarisë korente dhe kursit (shiko grafikun: Deficiti i llogarisë korente dhe kursi mesatar lek/1 euro në Tremujorin e parë) e shpjegon forcimin e lekut vetëm në periudhën 2022-2023, kur deficiti i llogarisë korente shfaqi shenja përmirësimi.
Bilanci i llogarisë korrente ka pësuar një përmbysje të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar, kur deficiti arriti nivelin më të ulët historik, madje në tremujorin e tretë të vitit ky bilanc pati rezultuar pozitiv. Rritja e deficitit i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra, që këtë herë nuk është balancuar dot mjaftueshëm nga bilanci pozitiv i shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore. Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën rekord të 1.24 miliardë eurove, në rritje me 39% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që importet u rritën me 18%, eksportet e mallrave pësuan rënie me 20%.
Bilanci tregtar në shërbimeve vijoi të përmirësohej, por në një masë të vogël. Suficiti në llogarinë e shërbimeve arriti në 629 milionë eurove, në rritje me 11.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 267 milionë eurove, në rritje me 41% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Megjithatë, ritmet e larta të rritjes së të ardhurave nga turizmi nuk kanë mjaftuar për të mbyllur “gropën” e madhe në tregtinë e mallrave. Kjo edhe për faktin se zërat e tjera të llogarisë së shërbimeve, si fasoneria apo shërbimet e tjera pësuan rënie të të ardhurave krahasuar me një vit më parë.
Në veçanti, të ardhurat nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneria) pësuan rënie të të ardhurave me 3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Një efekt pozitiv dha edhe në tremujorin e parë edhe zëri i të ardhurave dytësore, që përbëhet kryesisht nga dërgesat e emigrantëve. Vlera e remietncave gjatë tremujorit të parë arriti në 242 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me një vit më parë.
Megjithëse deficiti i llogarisë korrente është zgjeruar ndjeshëm, llogaria financiare dhe sidomos investimet e huaja direkte vazhdojnë të sjellin flukse të konsiderueshme, që edhe në tremujorin e parë kompensuan pjesën më të madhe të deficiti të llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte kishin vlerën e 354 milionë eurove, shumë kjo sa 95% e vlerës së deficitit të llogarisë korrente./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës s&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë në muajin prill. Sipas të dhënave nga B...
Foto ilustruese Dashi Do ngrini shumë pikëpyetje sot për të kaluarën dhe për të ardhmen dhe do bini në mendime t&e...
Celine Dion SHBA- Këngëtarja e njohur Celine Dion ka zbuluar se ajo luftoi me sindromën e njeriut të ngurt&eum...
Eleni Foureira GREQI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira u përball me një skenë aspak të këndshme...
Rihanna SHBA- Këngëtarja e njohur Rihanna bëri një paraqitje të rrallë publike me flokët e saj natyralë. ...
Taylor Swift SKOCI- Këngëtarja Taylor Swift ndaloi performancën dhe uroi një çift i cili u fejua gjatë koncertit &lsqu...
Foto ilustruese Dashi Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos n&e...
Lana Del Rey FRANCË- Këngëtarja e njohur Lana Del Rey humbi toruan në Paris kur pa disa njerëz që e ndiqnin rreth qyteti...
Miss Shqipëria PEQIN- Edicioni i 26-të i Miss Shqipëria u përmbyll me një mbrëmje magjike në kalanë e Klodian&...