Katërshja e UÇK-së në Hagë/ “Heronj kombëtarë në Kosovë”, mediat botërore raportojnë për aktgjykimin final
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Gjykata Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka patur kontribut të qenësishëm në atë që konsiderohet si plan ...
Në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit, familjarët e ish-presidentit po e presin me ankth vendimin e Gjykatës Speciale në Hag&...
Një atmosferë e tensionuar dhe e mbushur me emocione ka pushtuar rrugët jashtë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po mbah...
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Një zhvillim i rëndësishëm është bërë i ditur nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës për ...
Disa qytetarë që ishin duke qëndruar përpara Gjykatës Speciale janë larguar tashmë nga kjo hapësirë pas urdhë...
Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, ndërsa kjo ngj...
Kosova dhe kudo ka shqiptarë, mbajnë sot frymën. Teksa ka nisur seanca në Hagë ku do të jepet vendimi për 4 ish-drejtues t&...
Në përgjigje të diskutimit të nxitur nga rasti i George Mazonakis dhe referenca ndaj plazmaferezës, Profesori i Terapi...
Emisioni “Kronos”
Prej më shumë se një dekade, Shqipëria mbetet peng i një prej dështimeve më të mëdha publike: menaxhimi i mbetjeve.
Megjithëse janë shpenzuar qindra milionë euro, vendi ndodhet sot pothuajse në pikën zero — vetëm 3 bashki nga 61 arrijnë të menaxhojnë një pjesë të mbetjeve që gjenerojnë.
Qytetarët i hedhin plehrat në rrugë e në koshat që mbushen përditë, ndërsa rezultatet e premtuara nga projektet gjigante të inceneratorëve mungojnë plotësisht.
Një cikël dështimesh që kushton miliona
Afera e inceneratorëve, tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është cilësuar si një nga skandalet më të mëdha financiare të viteve të fundit. Projekte që u prezantuan si zgjidhje moderne për mbetjet, janë kthyer në shembuj të shpërdorimit dhe keqmenaxhimit.
Tre impiantet në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë mbi 155 milionë euro nga buxheti i shtetit, por asnjëri nuk funksionon.
Në Elbasan, inceneratori i përfunduar në vitin 2017 ndodhet nën sekuestro dhe në shumicën e rasteve jashtë pune. Në Fier, objekti nuk ka përfunduar ende megjithëse pagesat janë kryer. Ndërsa në Tiranë, kontrata 430 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, vijon të jetë simbol i një projekti të dështuar.
Nga incenerimi te rikthimi i landfillit
Pas viteve të heshtjes dhe pastrimit të përgjegjësive, qeveria ka prezantuar një strategji të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në këtë dokument, termi “incenerator” shmanget krejtësisht, duke i dhënë përparësi ndarjes në burim dhe trajtimit përmes groposjes dhe riciklimit.
Qeveria propozon ngritjen e një Operatori Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që do të marrë në dorëzim të gjithë procesin, duke e larguar nga bashkitë. Ky ndryshim sjell pyetje të reja mbi kostot që do të transferohen te qytetarët dhe bizneset, si dhe mbi koncentrimin e kompetencave në nivel qendror.
Alarm nga partnerët ndërkombëtarë
Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë paralajmëruar për rrezikun e centralizimit të skajshëm të reformës. Sipas tyre, “vetëqeverisja vendore është themel i demokracisë, dhe çdo reformë duhet të zhvillohet përmes dialogut të hapur e transparent”.
Ndërkohë, projektligji i ri miratuar në Kuvend parashikon që parimi “ndotësi paguan” të zbatohet rreptësisht, duke rritur kostot për kompanitë dhe komunitetet që gjenerojnë mbetje.
Fatura që rikthehet tek qytetarët
Sipas Ministrisë së Mjedisit, objektivi për riciklimin sipas direktivave të BE-së duhet arritur deri në vitin 2035. Por rruga drejt këtij qëllimi do të kushtojë shtrenjtë: rreth 683 milionë euro investime të reja, ndërsa kostoja e trajtimit të mbetjeve pritet të dyfishohet në 170 euro për ton.
Në fakt, kjo do të thotë se qytetarët do të paguajnë dy herë – një herë për inceneratorët që nuk funksionuan, dhe tani sërish për të ndërtuar një sistem të ri.
Nga premtimet te realiteti
Kryeministri Edi Rama pranoi se menaxhimi i mbetjeve mbetet një nga kapitujt më sfidues në procesin e integrimit europian, por fajësoi bashkitë dhe qytetarët për mungesën e ndërgjegjësimit.
Megjithatë, përgjegjësia politike dhe institucionale për projektet e dështuara mbetet në nivel qendror – aty ku u morën vendimet, u firmosën kontratat dhe u derdhën paratë publike.
Strategjia e re dhe investimet nga e para do të sjellin kosto të reja buxhetore dhe qytetarët do të duhet të paguajnë dhe njëherë për gabimet dhe korrupsionin që shkaktuan inceneratorët. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve kaloi në heshtje duke anuluar diskutimet në parlament.
Pas më shumë se 10 vitesh, Shqipëria është sërish në pikën e nisjes: pa inceneratorë funksionalë, me landfille që po mbyten, dhe me një sistem që kërkon edhe më shumë para nga taksapaguesit. Një histori e shtrenjtë që nisi me premtimin për të pastruar vendin — dhe që përfundoi duke ndotur më shumë financat publike.
Emisioni “Kronos” Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka m...
Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar v...
Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiran&...
Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëher&eum...
Rexhep Ademi thotë se do të mbajë një grevë urie deri në vetëflijim para SPAK-ut, me pretendimin se i kanë grabitur nj&e...
Naftëtarët e Sindikatës së Hidrokarbureve rikthehen sërish në terren, këtë herë para zyrave qendrore të Banker...
Emigrimi drejt Gjermanisë vijon të mbetet një ndër tendencat më të forta të viteve të fundit për qytetarët s...
Në një kohë kur financat publike shqiptare shfaqin një tablo të rrallë për rajonin, me një buxhet me suficit dhe të...
Një banor i Shkodrës thotë se thyerja e digës ka shkaktuar probleme të shumta në tokat bujqësore pas reshjeve intensive t&eum...
Rruga e fshatit Remenj që e lidh me qytetin e Pogradecit është në gjendje të degraduar. Një prej banorëve që denoncon g...