Ky është lloji i karameleve që konsumuan tri motra minorene në Korçë, duke bërë që të tria të përfundojnë në spital ndërsa më e vogla prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjeku: 3 vjeçarja në rrezik për jetën
Shefi i pediatrisë në Korçë, Robert Rado, thotë se vajza 3 vjeçare që konsumoi karamele me kanabis është në luftë me jetën por ka dalë nga intubimi, ndërkohë që dy motrat e tjera më të mëdha tanimë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shefi i pediatrisë, Robert Rado: Atëherë, aktualisht gjendja e tre vajzave është kjo. Këto ishin tre vajza të moshave të ndryshme: njëra ishte 11 vjeç, më e madhja; tjetra ishte 8 vjeç; dhe më e vogla 3 vjeç. Më e madhja nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë problematike. Kishte vetëm efekte të lehta të substancës që kishte përdorur. Asaj iu dha një ndihmë e veçantë, u mbajt në observim.
Vajza që ishte 8 vjeç kishte simptoma të lidhura me substancën që kishte marrë. U bë ndërhyrja e përshatshme në përputhje me gjendjen dhe sot është më mirë, me parametra normalë, e zgjuar, reagon dhe është në përmirësim.
Problemi ishte me vajzën më të vogël, 3 vjeç, e cila erdhi në gjendje të rëndë, me simptoma nga sistemi nervor, si rezultat i efektit që japin këto substanca mbi të. Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose aribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje.
Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën.
Aktualisht, që po flasim, kemi ardhur nga reparti i reanimacionit të të rriturve, ku fëmija është ekstubuar, pra është hequr nga aparati i ventilimit. Ruam parametrat jetësorë, është me oksigjen në një gjendje të kënaqshme brenda normave. Por përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë, sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë.
Për këtë e theksuam, për arsye sepse ne nuk e dimë se ku i gjeti fëmija, ia dhanë fëmijës apo çfarë ndodhi saktësisht. Këto janë probleme që i takojnë organeve kompetente, të cilat i kemi njoftuar që në momentin kur u paraqit rasti. A i kanë gjetur, a i kanë blerë, a ia kanë dhënë, këtë nuk e dimë.
Nga të dhënat që morëm nëpërmjet prindërve dhe personave të afërt, thuhet se i kanë konsumuar nga dy copë. Nga dy, pra në formën e karameleve ose aribove që kanë qenë. Gjithsesi, duke parë dozën e përmbajtjes që kanë këto produkte, për fëmijën e vogël ishte një dozë shumë e madhe. Dhe sikurse e theksova, doza nuk është e saktë, pra edhe pse thuhet dy, mund të ketë konsumuar edhe më shumë se aq.
Nuk kemi mundur të masim nivelin e këtyre substancave në gjak, dhe kjo e bën akoma më problematike situatën. Për këtë duhen laboratorë të posaçëm që matin nivelin e substancës.
Analizat janë marrë, analizat janë diskutuar, por qëllimi kryesor ynë ishte trajtimi i menjëhershëm i fëmijës, pasi ishte në gjendje të rënduar. Problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre. Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.
Fëmija ka ardhur me kriza, me të vjella dhe me kriza konvulsive, gjë që tregon se substanca kishte dhënë efekt mbi sistemin nervor qendror.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
19 Shtator07:03
“Probleme në çift”/ Horoskopi për sot, 19 shtator 2025
Dashi
Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe dia...
SOCIALE
18 Shtator23:42
Machu Picchu rrezikon të humbasë 'besueshmërinë' e tij si një nga 7 Mrekullitë e Reja të Botës. Çfarë po ndodh?
Ishte në vitin 2007 kur shenjtërorja Inka e Machu Picchu në Peru u caktua një nga 7 Mrekullitë e Reja të Botës, pasi mori m&e...
SOCIALE
18 Shtator23:32
Shpresat për një tokë të re, pse ky ekzoplanet mund të jetë i banueshëm. Astronomët mund ta dinë së shpejti
Astronomët mund të jenë pranë konfirmimit të pranisë së një atmosfere të ngjashme me Tokën në një ek...
SOCIALE
18 Shtator20:33
Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike
Në Tiranë, fillimi i vitit të ri për më të vegjlit nuk është gjithmonë festë. Mijëra prindër pë...
SOCIALE
18 Shtator18:43
Një vit i frikshëm po afrohet? Lista e tmerrshme e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n!
Fallxhorja e njohur bullgare, Baba Vanga, e cila shpesh përmendet për saktësinë e parashikimeve të saj, ka lënë disa parala...
SOCIALE
18 Shtator18:11
Paga minimale do të bëhet 500 euro, hyn në fuqi në 2026, përfitojnë gjithë të punësuarit
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të bëhet 50 mijë lekë në vend të 40 mijë lekëve aktualisht...
SOCIALE
18 Shtator17:15
Pija "magjike" që ndihmon në humbjen e peshës dhe rregullimin e glukozës
Çaji jeshil një nga pijet më të vjetra me veti të njohura antioksiduese dhe terapeutike është studiuar gjer&eum...
SOCIALE
18 Shtator15:45
Meta prezanton syzet Ray-Ban me ekran, që kontrollohen me dorë
Meta ka zbuluar versionin më të fundit të syzeve inteligjente Ray-Ban të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat sjellin nj&e...
SOCIALE
17 Shtator23:32
Dubai prezanton ‘tapetin e kuq’/ Të futesh në vend pa pasaportë dhe pa kontrolle bagazhesh
Dubai mban një sërë rekordesh botërore, nga ndërtesa më e lartë te pishina më e thellë. Por tani do të ...
SOCIALE
17 Shtator22:58
'Kam 25 mijë lekë pension, jam më i lumturi'/ Ironia therëse e një pensionisti që rrëzon propagandën e Ramës
Një rrëfim ironik dhe i hidhur i një pensionisti shqiptar për emisionin 'Kush Paguan' në Syri TV ka pasqyruar realitetin tr...