
Një rrëfim ironik dhe i hidhur i një pensionisti shqiptar për emisionin 'Kush Paguan' në Syri TV ka pasqyruar realitetin tronditës me të cilin përballen mijëra qytetarë të moshuar që jetojnë me pensione qesharake në një vend me çmime europiane.
“Shkova në Karaibe, atje kalova dy javë, pastaj në Dubai një javë, e më pas i rashë bregdetit tonë nga Velipoja në Ksamil", thotë pensionisti me një ironi therëse që godet drejtpërdrejt propagandën qeveritare për mirëqenie.
Ai vijon më tej: “Të ardhura kemi, gjynah me u qa. Kemi 25 mijë lekë pension. Jemi pensionistët më të lumtur! Kam punuar 30 vjet në metalurgji. Të rrojë Rama sa malet… na rriti pensionet, o 300 lekë çdo vit! Siç tha ai vetë, jap edhe lekë borxh, fus edhe në bankë!”
Ky rrëfim i dhimbshëm është një pasqyrë e qartë e talljes që qeveria bën me pensionistët, të cilët, pavarësisht viteve të tëra të punës në kushte të vështira, marrin pensione që nuk i mbulojnë as shpenzimet më bazike të jetesës.
“Që nga viti ’90 kam qenë vetëm një herë në Pogradec dhe që atëherë s’kam qenë më. Fillojmë nga më elementarja: ushqimi, që është primar. Por me këto çmime, na e hanë xhepin çdo ditë,” shprehet ai.
Në vend të rritjes së ndjeshme të pensioneve dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë, qeveria Rama vazhdon të promovojë “rritje” minimale dhe tallëse, ndërkohë që kostot e jetesës rriten në mënyrë galopante.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
17 Shtator22:33
“Për’puthen”: Kur banaliteti maskohet si dashuri në ekran
Në ditët e sotme, televizioni shqiptar dhe platformat online po përballen me një sfidë serioze, luftën për vëmendjen e...
SOCIALE
17 Shtator20:56
Indentikiti i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës!
Nga Bledian Koka
Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët që Partia Socialiste mund të zgjidhte për Kryetare të...
SOCIALE
17 Shtator17:16
Çfarë ndodhi me 7 mrekullitë e botës së lashtë?
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë ishin një koleksion strukturash të admiruara nga shkrimtarët dhe udhëtarët...
SOCIALE
17 Shtator16:47
12 kuriozitete nga bota, që nuk duhet t'i humbni
1. Popujt e Lindjes së Lashtë njihen ndër shpikësit dhe zbuluesit më të mëdhenj në disa fusha shkencore. Arritjet e...
SOCIALE
17 Shtator16:44
Zhduket nga Muzeu i Kajros, byzylyku i një faraoni!
Një byzylyk ari është zhdukur nga laboratori i restaurimit të Muzeut të Kajros në Sheshin Tahrir, i cili për vite me radh&eum...
SOCIALE
17 Shtator16:18
"Si të humbasësh një djalë në 10 ditë": Kate Hudson rikrijon pamjen ikonike
Për kulturën pop të viteve 2000, një nga pamjet më ikonike është, pa dyshim, fustani saten i verdhë i veshur nga Kate Hu...
SOCIALE
17 Shtator16:15
A po i çmend njerëzit ChatGPT-ja?
ChatGPT-ja, softueri i inteligjencës artificiale po nxit episode paranojake te përdoruesit, disa prej të cilave kanë përfunduar në...
SOCIALE
17 Shtator16:12
Telefonat në shkolla, Suedia vendos ndalimin nga vjeshta 2026
Suedia ka ndërmarrë një hap drastik për të përmirësuar kushtet e të nxënit dhe sigurinë e fëmijëve n...
SOCIALE
17 Shtator16:01
Njihuni me shenjat që do të kenë një periudhë me shumë fat
Binjakët
Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Trini Hënë-Venus ju jep...
SOCIALE
17 Shtator11:13
“Në Shkodër ka pedagogë të lidhur me krimit”, Muka: Shumë shpejt pritet të dalin abuzime të mëdha të drejtuesve
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, komentoi Raportin e Kontrollit ...