I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recesion.
Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.
Bujqësia në pikiatë pas pandemisë
Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.
Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.
Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).
Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.
Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.
Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.
Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.
Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.
Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.
Industria në vitin e tretë të rënies
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.
Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.
Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.
Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.
Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.
Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.
Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.
Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.
Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.
Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./ Monitor
Vetëm 1 orë ujë në ditë. Kjo është ajo që ndodh me banorët e Kombinatit, një prej lagjeve më të m&...
Një qytetar nga Vlora hyri me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak, duke theksuar më pas se kishte 5 vite që priste paratë...
Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri është rritur, dhe lënda narkotike që përdoret më tepër &...
Ylli ka thirrur vjehrrin në “Shihemi në Gjyq” dhe nga mënyra si shprehet ai në insertin prezantues, konflikti qëndron te ...
Qentë endacakë po transportohen me furgona nga qytetet drejt zonave rurale, denoncojnë banorët e Dhërmiut, të cilët sh...
Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës, të krahinës së Smokthinës dhe Kurveleshit, dolën në protestë m&eu...
Një denoncim ka ardhur në redaksi, qytetari shprehet se aksi nacional Berat-Çorovodë është në gjendje të degraduar. S...
Nga viti 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vend filloi të rritej me shpejtësi, duke kulmuar në 2022 &nd...
Gazetari Osman Stafa publikoi mbrëmjen e së premtes fakte tronditëse nga spitali Onkologjik, ku pacientët me tumor vonohen në kry...
Rrush i kuq dhe pjeshka greke, që rezultoi e ngarkuar me pesticide, shkakton probleme të mëdha shëndetësore. Sipas analizave laborato...