‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Pastori Akil Pano u shpreh në protestën para parlamentit se projektligji për barazinë gjinore synon shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe familjes shqiptare.
Duke iu drejtuar turmës së mbledhur, pastori deklaroi se ata përfaqësonin "busullën morale" të një qyteti të cilit, sipas tij, i ka munguar ky orientim. Sipas Panos, projektligji në fjalë është pjesë e një zinxhiri nismash që "synojnë shkatërrimin tonë kulturor dhe kombëtar".
Ai pretendoi se ligji do të "gjenderizojë fëmijët në shkolla" dhe do të promovojë "ekspansionin më të thellë të globalizmit dhe marksizmit kulturor". Ai i bëri thirrje klasës politike, "majtas apo djathtas", të ndalojnë votimin e ligjeve të tilla që, sipas tij, "shkatërrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët".
Duke ofruar shembuj specifikë, pastori kritikoi nenet që kërkojnë "barazi gjinore në sport", duke argumentuar se kjo do të lejonte "meshkuj transgjinorë në sportet e grave". Më tej, ai pohoi se plani përfshin futjen e personave transgjinorë në ushtri dhe shndërrimin e shoqërisë shqiptare në një "shoqëri woke, tërësisht liberale". Një apel i veçantë iu drejtua deputetëve të së majtës dhe në veçanti Taulant Ballës, të cilit iu kërkua të heqë dorë nga ky projektligj për të treguar se është "mik i shqiptarëve".
Pano vuri në kontrast motivet e protestuesve me ato të pushtetit. Ai akuzoi qeverinë se interesi i tyre i vetëm është "të mbajnë pushtetin dhe të marrin favore nga Bashkimi Evropian apo nga familja Soros". Ndërsa për protestuesit, "çështja është familja, janë fëmijët, nuk janë paratë", theksoi ai mes duartrokitjeve. Duke e quajtur këtë një betejë për "shpirtin", "lirinë" dhe "dinjitetin njerëzor", ai u zotua se do ta çojnë "betejën tonë deri në fund".
Më tej Pastori Akil Pano u bëri thirrje deputetëve "të shohin thellë brenda vetes së tyre" dhe të kujtojnë se "përpara se të jenë deputetë socialistë, janë njerëz". Kërkesa e protestuesve ishte që ligjvënësit të veprojnë duke u bazuar në këtë humanitet dhe të mbrojnë vlerat që, sipas folësit, përbëjnë thelbin e shoqërisë.
Pano:
Asnjë person nuk mund të flasë i lirë në qoftë se nuk përdor gjuhën e të qenurit politikisht korrekt. Ka ardhur momenti që t'i themi disa gjëra drejt ashtu siç kundër janë. Nëse qytetit i ka munguar ora morale, busulla morale, unë sot dëshiroj të deklaroj që ne të gjithë këtu jemi kjo orë, jemi kjo busull morale. Ne jemi këtu për t'i thënë këtyre njerëzve pa kompromis majtas apo djathtas, që duhet të ndalin së votuari projektligje të cilat shkatërrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. Projektligje të cilat gjenderizojnë fëmijët në shkolla, projektligje të cilat synojnë të bëjnë ekspansionin më të thellë të globalizmit dhe marksizmit kulturor në kulturën tonë shqiptare.
Deputetët e majtë me në krye Taulant Ballën të cilit i drejtohem sot, nëse ai do të jetë mik i shqiptarëve, nëse ai do të jetë miku im, nëse ai do të jetë mik i familjeve shqiptare, duhet të heqë dorë nga ky projektligj. Ky projektligj ka një emër. Na vjen nëpërmjet Ministrisë së Anti-shëndetit, që nuk kuron pacientët e vet tek onkologjiku, po i lë të vdesë. Na vjen nëpërmjet Ministrisë së Surrogacisë, sepse ky projektligj nuk është rastësi, është në vazhdën e zinxhirit të projekteve dhe projektligjeve të cilat synojnë shkatërrimin tonë, kulturor, kombëtar, degjenerimin e gruas, jo barazinë mes grave, degjenerimin e grave.
A e dini, a ju ka thënë njeri që brenda këtij projektligji me mbi 30 nene, kërkohet barazi gjinore në sport? Nuk ka nevojë të jesh i iluminuar të kuptosh që nuk ka barazi gjinore në sport. Në të kundërt nuk do të kishim kategori femrash dhe kategori meshkujsh. Për çfarë kërkojnë këta? Këta kërkojnë të fusin transgjinorët meshkuj në sportet e grave.
Këta kërkojnë të vendosin transgjinorët në ushtri. Këta kërkojnë të shndërrojnë shoqërinë shqiptare në një shoqëri woke, tërësisht liberale. Mbase mund të kemi lënë shumë gjëra në këtë vend që të na rrëmbehen, por nuk duhet të jemi gati të lejojmë të na rrëmbehet dinjiteti njerëzor, shpirti ynë kombëtar, të qenurit burra dhe gra të krijuar në imazhin e Zotit. Ne që kemi vendosur të jetojmë këtu, në Shqipëri, duhet të qëndrojmë dhe ta bëjmë betejën tonë deri në fund. Sepse nëse për disa, pjesë të kësaj klite në pushtet, interesi është të mbajnë pushtetin dhe të marrin favore nga Bashkimi Evropian apo nga familja Soros, për ne nuk është çështje pushteti zotërinj.
Zotërinj deputetë, për ne çështja është familja. Për ne çështja janë fëmijët, nuk janë paratë. Nëse kam menduar se kjo historia jonë, kjo historia jonë shqiptare, mund të jetë e ngjashme me ato lëvizjet e mëparshme që edhe mund të ketë pasur devijime gjatë rrugës, edhe mund të ketë pasur këmbime interesash pragmatiste, lejoni t'ju them që gabojnë. Sepse për ne kjo çështje lidhet me shpirtin, lidhet me lirinë.
Çfarë ka njeriu më të shenjtë sesa liria? Zoti e ndërtoi njeriun mbi këtë fakultet, lirie. Ti sot mund të zgjedhësh të jesh njeri, ose ta braktisësh të qenurin njeri, të braktisësh veten, të braktisësh normën, të braktisësh vlerat. Ne jemi thirrur që të jemi njerëz me dinjitet. Dhe ky dinjitet na kërkon, ulëret, që ne të mbrojmë sot fëmijët tanë, familjen tonë, vlerat tona, atë që na bën që jemi njerëz. Ndaj ne kemi vendosur të përdorim lirinë tonë duke mirëadministruar dhe duke i kërkuar deputetëve të kuvendit të Shqipërisë diçka që ata mbase nuk e kanë dëgjuar prej shumë kohësh. Kërkesa jonë është që ata të shohin thellë brenda vetes së tyre dhe të kujtojnë që përpara se të jenë deputetë socialistë, janë njerëz. Përpara se të jeni deputetë...
E ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi! Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe pë...
“Paga minimale është dyfishuar. Në hyrje të vitit që po troket do të jetë 500 euro, s’kemi pse të mos e pran...
Sipas gazetares Dorina Azo, realiteti ekonomik i shumicës së familjeve shqiptare nuk përputhet me statistikat zyrtare. Në ‘Kush Pagu...
Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pranë koshave në qen...
Qeveria ka përgatitur projektligjin për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore, i cili tashmë po konsultohet me institucionet dhe grupet e int...
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita k...
Tensione dhe lot gjatë ekzekutimit të urdhrit të përmbarimit në ish-kabinat e plazhit pranë “Rrotës së Kuqe&rdqu...
Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, q&eu...
Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik. S...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme zonat veriore të vendit kanë shkaktuar përmbytje në rrugët ...