Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Procesi i konsolidimit të sektorit bankar e ka ulur pjesën e tregut të bankave më të mëdha. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pesha e tre bankave më të mëdha ndaj totalit të aktiveve të sektorit ka zbritur në nivelin më të ulët të dekadës së fundit.
Në mesin e këtij viti, tre bankat më të mëdha të sektorit (BKT, Credins dhe Raiffeisen) zotëronin 55.83% të totalit të aktiveve të sektorit. Kjo është vlera më e ulët e treguesit në fjalë, qysh prej tremujorit të dytë të vitit 2014. Nga ana tjetër, edhe pjesa e dy bankave më të mëdha ndodhet pranë niveleve më të ulëta historike. Në mesin e këtij viti, dy bankat më të mëdha të sektorit zotëronin 40.85% të totalit të aktiveve, shumë afër minimumit historik prej 40.68% që ishte regjistruar një vit më parë.
Me gjithë uljen e numrit të bankave në treg gjatë periudhës 2018-2022, treguesit e përqendrimit të tregut ngelen poshtë pragut të konkurrueshmërisë, mbështetur në metodat teorike të vlerësimit. Mënyra më e zakonshme për të matur shkallën e përqendrimit të tregut është Indeksi Herfindahl-Hirschmann (HHI), që ndërtohet si shuma e pjesës së tregut, të ngritur në fuqi të dytë, të secilës firmë. Pragu poshtë të cilit një treg përgjithësisht pranohet si konkurrues është 1500 ose 0.15.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti treguesi HHI ishte në nivelin 0.14, pa ndryshime të mëdha që nga fillimi i vitit 2023. Megjithatë, po ta krahasojmë me vitin 2018, kur nisi cikli i bashkimeve brenda sektorit bankar, indeksi HHI ka rënë lehtë nga niveli prej 0.15 ku ndodhej në atë vit.
Për krahasim, në fillim të vitit 2018, dy bankat më të mëdha zotëronin rreth 45% të tregut, ndërsa tre bankat më të mëdha mbanin 57.6% të tregut. Në vitin 2018, sektori bankar nisi një cikël konsolidimi që e uli gradualisht numrin e përgjithshëm të bankave. Nga 16 banka që vepronin në treg në vitin 2018, aktualisht numri i tyre është ulur në 11. Bashkimi i fundit ndodhi në fund të vitit 2022, kur banka hungareze OTP finalizoi procesin e blerjes së Alpha Bank Albania dhe bashkimin ligjor të bankës së blerë me filialin e saj shqiptar, OTP Albania.
Hyrja e investitorëve të rinj dhe bashkimet që krijuan banka më të mëdha nga përmasat kanë dhënë një efekt pozitiv në drejtim të rritjes së oreksit për rrezik dhe në kthimin e një cikli rritës të kredisë për ekonominë. Bashkimet mes bankave ekzistuese kanë ulur numrin e përgjithshëm të bankave, por kanë krijuar banka më të mëdha dhe më konkurruese. Kjo duket se është reflektuar në rënien e peshës së tregut të bankave më të mëdha në vend.
Ekspertët mendojnë se një konsolidim i mëtejshëm i sektorit bankar nuk mund të përjashtohet në një horizont afatmesëm. Rritja e fortë e kërkesave për kapital dhe nevojat e mëdha për investime, të lidhura sidomos me teknologjinë, e bëjnë më të vështirë për bankat e përmasave të vogla (sipas klasifikimit të Bankës së Shqipërisë, banka të vogla janë ato me më pak se 2% të tregut) të jenë konkurruese./ Monitor
Margot Robbie ITALI- Aktorja Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley së shpejti do të bëh...
Ben dhe Jennifer SHBA- Arsyeja se pse çifti i aktorëve Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ndanë pas dy vitesh martesë ësht&eu...
DashiTë mërkurën në këto orë të fundit të gushtit do të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të...
Dua Lipa SPANJË- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa organizoi një festë të këndshme ditëlindjeje m...
Mariah Carey SHBA- Nëna e këngëtares Mariah Carey, Patricia dhe motra Alison, vdiqën në të njëjtën ditë ...
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck SHBA- Pas kërkesës së divorcit nga Jennifer Lopez, aktori Ben Affleck ka ndërprer&eu...
Justin Bieber SHBA- Nëse po pyesni veten për statusin financiar të këngëtarit Justin Bieber në vitin 2024, le të th...
Ben dhe Kick SHBA- Aktori Ben Affleck thuhet se po kalon kohë me vajzën 36-vjeçare të Robert F. Kennedy Jr., Kick Kennedy në...
Justin dhe Hailey SHBA- Këngëtari i njohur Justin Bieber thuhet se ka gjetur “qëllimin” e tij si baba. Disa ditë pasi ...
TIRANË- Ndërsa pritshmëritë e prodhuesve të produkteve të bulmetit ishin më të larta në muajt e verës, sivje...