Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare
“Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.
Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
“Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, tha Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria.
Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.
Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, shtoi Pipiria, per A2.
Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
26 Nëntor18:49
Tiranë-Vorë në gjendje të degraduar, amortizimi i rrugës shkatërron makinat
Rruga dytësore Tiranë-Vorë ndodhet në gjendje të amortizuar, me gropa dhe pellgje të mbushura nga reshjet e shiut që pushtuan...
SOCIALE
26 Nëntor18:23
Qeveria miraton zyrtarisht vendimin, ja shpërblim marrin pensionistët për fund vit
Qeveria ka miratuar zyrtarisht vendimin për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fund vitit.
Në mbledhjen e kësaj t...
SOCIALE
26 Nëntor18:04
Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi
Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar...
SOCIALE
26 Nëntor17:58
Bie prodhimi i energjisë elektrike/, INSTAT: Importet u rritën me 65.3%
Tremujori i tretë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në ...
SOCIALE
25 Nëntor21:58
Skandal/ Ende pa u miratuar ligji për Barazinë Gjinore, nis indoktrinimi nëpër shkolla
Ende pa mbaruar skandalet qeveritare, një tjetër ka shpërthyer, por kësaj radhe në institucionet arsimore 9-vjeçare, duke alar...
SOCIALE
25 Nëntor21:27
“Huffington Post”: Pse shqiptarët janë të fiksuar me George W. Bush
Nga “Huffington Post“/ Shqipëria ka marrë vrull si një destinacion udhëtimesh vitet e fundit. Vija bregdetare mahnitës...
SOCIALE
25 Nëntor17:45
Miliona euro u vodhën me inceneratorët, Qeveria edhe 10 milionë për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfs...
SOCIALE
25 Nëntor16:10
Drejtësia për ndotjen e mjedisit, mirazh. 23 milionë euro gjoba të pa mbledhura
Shkeljet e ligjit që mbron mjedisin natyror, tokën, ujin, pyjet, ajrin etj., janë një realitet i përditshëm dhe flagrant, por vend...
SOCIALE
25 Nëntor07:29
Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të ko...
SOCIALE
24 Nëntor20:24
Skandalet në AZHBR s’kanë të sosur/ Babai hartoi projektin fitues, vajza inspektore e firmosi
Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetar...