Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shënoi rritje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për këtë produkt në fund të vitit 2023 u rrit në 3.2%, nga rreth 2% që kishte qenë në mesin e vitit dhe 2.3% që kishte qenë një vit më parë. Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht banesave, nga individët ngelet ende ndër produktet me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar.
Megjithatë, rritja e raportit të kredive me probleme mund të jetë një sinjal kujdesi, duke pasur parasysh ritmet mjaft të larta të kreditimit në këtë segment të tregut gjatë viteve të fundit. Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022. Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 181 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 8.4%.
Që nga fundi i vitit 2019, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët është rritur me 55%. Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen. Rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti.
Megjithatë, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona janë vlerësuar me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, në janar të këtij viti, FMN i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.
Rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshme, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë përmblidhen nga Banka e Shqipërisë në indeksin e Treguesit të Paralajmërimit të Hershëm (TPHP). Në fund të tremujorit të katërt 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.54, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.51) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues të mesatares historike (0.5). Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN mbështeten pikërisht tek treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.
Megjithatë, në vendimmarrjen e fundit Banka e Shqipërisë nuk e vlerësoi të nevojshme një masë të tillë. Në vendimin e datës 2 prill 2024, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi që shtesa kundërciklike e kapitalit të vazhdojë të qëndrojë në nivelin zero. Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta./ Monitor
Megan Fox SHBA- Aktorja e njohur Megan Fox ka ndryshuar sërish ngjyrën dhe stilin e flokëve. Ylli i 'Transformers' iu kthye ngjyrë...
Zendaya SHBA- Ditën e sotme, qyteti i New Yorkut do të presë Met Gala, ndoshta ngjarja më e rëndësishme e modës n&e...
pamje nga ngjarja SHBA- YouTuberi dhe reperi amerikan IShowSpeed ka vënë sërish në rrezik jetën e tij dhe këtë e d&...
Eugenio dhe Kylie SHBA- Një model italian pretendon se ai u pushua nga Met Gala 2024 pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e ...
Kim Kardashian e Kevin Hart SHBA- Ylli i “Kardashians” Kim Kardashian u “tall” në skenë teksa i drejtohej komedianit...
Madonna BRAZIL- Këngëtarja e njohur Madonna bëri histori me koncertin e saj në Copacabana të Rio de Zhaneiros. Rreth 1.6 mili...
Kendrick Lamar dhe Drake SHBA- Reperët e njohur Kendrick Lamar dhe Drake vendosën ta çojnë konfliktin e tyre në nivele ekst...
ANGLI - Pas fitores 4-2 ndaj Tottenhamit, trajneri Jurgen Klopp i Liverpool, pas e fshehur kënaqësinë për suksesin, me ciltërsi ka fo...
Foto ilustruese TIRANA- Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, pë...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite mund të vini në pikëpyetje disa gjëra, por ama do keni edhe durimin për të ...