
Ndonëse Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve për banorë në Europë ka nivelin më të lartë të aksidenteve në rrugë me pasojë në humbjen e jetës.
Statistikat zyrtare tregojnë se në shumicën e rasteve fajet burojnë moszbatimi i rregullave të qarkullimit si nga shoferë, ashtu edhe nga këmbësorët. Por një statistikë e fundit e Drejtorisë së Transportit Rrugor tregoi gjendjen e mjerueshme të njohurive të shoferëve që drejtojnë automjetet në vendin tonë.
Nga 429 ri-regjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 44 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Transportit RRugor. Siç shihet vetëm 10.2% e shofereve që kanë që janë kapur ne shkelje kanë arritur të rifitojnë patentën.
Me tej DPTRR sqaroi se kishte vetëm 3 kalues në Testin e rimarrjes së Lejes së Drejtimit, në seancën e 20-të të ri-testimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 25 kandidatë për këtë seancë.
“Për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë” reagoi sot Drejtoria e Transportit.
DPTRR bëri thirrje të respektohen normat e qarkullimit rrugor sepse “nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim”.
Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen dhe plagosjen janë një bilanc lufte në vendin tonë. Vetëm në muajin prill të këtij viti ndodhen 69 aksidente rrugore. Në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Gjatë vitit të kaluar ndodhen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.
Aksidentet në 79,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve me 2022 është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6 % dhe në 14,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Në fund të vitit 2021 në të gjithë vendin ishin të regjistruara rreth 590 mijë vetura. Me të dhëna të përgjithshme 1 në 5 shqiptare ka një makinë. Krahasimi me të dhënat e tjera të Eurostat tregon se Shqipëria e ka këtë tregues shumë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku një në dy banorë ka një auto veturë (0.53 auto vetura për banor).
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
22 Maj13:06
Jennifer Lawrence me shapka me gisht në tapetin e kuq të Kanës
Në tapetin e kuq të Kanës për “Anatomia e një Rënie”, trileri i ri i Justine Triet, Jennifer Lawrence dëshmon e...
SOCIALE
22 Maj13:05
Apple u pasurua në Kinë/ Kush janë tregjet aziatike që ofrojnë ‘mundësinë e artë’
Apple lançoi një dyqan online në Vietnam këtë javë, në një shenjë tjetër për rëndësin&...
SOCIALE
22 Maj13:05
Sa kushton akullorja më e shtrenjtë në botë
Mbani duart të shtrënguara fort rreth saj. Një lugë e kësaj kënaqësie të ngrirë ndoshta do të kushtojë ...
SOCIALE
22 Maj11:17
Butrint Imeri në një romancë të re? Kush është 22-vjeçarja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit
Këngëtari i njohur Butrint Imeri është një ndër artistët më të komentuar dhe më të pëlqyer nga pub...
SOCIALE
22 Maj11:17
FOTO/ Don Xhoni dhe Ariana Lirey rikthehen në krahët e njëri tjetrit? Dyshja shfaqen duke kaluar momente romantike së bashku
Dhe pse i dhanë fund romancës së tyre prej një viti, Don Xhoni dhe Ariana Lirey, vazhdojnë ende të mbeten në qendër t&...
SOCIALE
22 Maj11:16
“Më ke faovrizuar së doje të më puthje”/ Krist Aliaj bën deklaratën e papritur për Zhaklin Lekatarin
Krist Aliaj është vendosur përpara një sfide ku duhet të bënte një deklaratë për ish-opinionistetn e “Big B...
SOCIALE
22 Maj09:33
Ekuacioni që nuk po gjen zgjidhje, si ekonomia informale po “mposht” atë reale!
TIRANË- Nëse një ekonomisti të njohur ndërkombëtar do t’i kërkohej që të bënte një vlerësim ...
SOCIALE
21 Maj20:00
Thumboi Luizin pasi braktisi Berishën? Stresi: E kisha me Çiljetën
Stresi i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, është përballur dhe me pyetje pikante gjatë intervistës.
N&eum...
SOCIALE
21 Maj15:27
Rikthimi i Kiarës në Big Brother VIP, Luizi: Më ra në sy ndryshimi i sjelljes së saj, mendova mos ishte ndonjë lojë
Mbrëmjen e djeshme në post Big Brother, pati një rikthim të momenteve dhe debateve kulminante të spaktaklit që theu rekorde shik...
SOCIALE
21 Maj14:21
“Familjarët e mi i kanë kërcënuar me vdekje”/ Dea Mishel: Kushërirat e mia të vogla...
“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa ishte në studion e “E ...