Foto ilustruese
TIRANË- Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (SHSJPFI) ka njoftuar zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
Mbështetur në rezultatet e votimit, që prej datës 7 prill, Bordi Drejtues i SHSJPFI do të përbëhet nga: Elton Korbi që prej vitit 2019 është Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Fondeve të Investimit, Albsig Invest. Ai ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar, fillimisht në Bankën Kombëtare të Greqisë dhe më tej në Bankën e Shqipërisë. Sipas njoftimit të Shoqatës, në funksionin e Presidentit, Z. Korbi do të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e ndërgjegjësimit dhe promovimit të interesit më të mirë të SHSJPFI-së dhe anëtarëve të saj.
Niko Kotonika është Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese të Fondeve të Investimit ABI Invest. Më herët, ai ka punuar në pozicione drejtuese në sektorin bankar dhe në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Estela Koçi mban detyrën e Administratores së Përgjithshme të Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Fondeve të Investimit Credins Invest, ndërsa ka një përvojë të gjatë në fushën e auditimit dhe konsulencës. Drejtuesit e rinj do të zëvendësojnë Bordin e mëparshëm, që përbëhej nga Elvis Ponari, z.Genc Koxhaj dhe Edlira Konini.
Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve u themelua në vitin 2016 dhe aktualisht përfshin 10 institucione financiare të këtyre fushave. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), institucionet anëtare të shoqatës administrojnë gjithsej asete në vlerën e më shumë se 62 miliardë lekëve ose rreth 620 milionë eurove.
Tregu i fondeve të investimit iu kthye rritjes vitin e kaluar, duke u ringritur pjesërisht nga rënia e fortë e vitit 2022. Asetet neto të fondeve të investimit në fund të vitit 2023 arritën në 50.3 miliardë lekë, në rritje me 9.2% krahasuar me një vit më parë. Deri në fund të vitit 2023, në treg ishin aktive 11 fonde investimi, të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese.
Asetet neto të fondeve private të pensioneve në fund të vitit 2023 arritën në 6.7 miliardë lekë në rritje me 18.2% krahasuar me një vit më parë. Numri total i anëtarëve arriti në 38 180, në rritje me 4.55% krahasuar me një vit më parë. Në treg aktualisht veprojnë gjashtë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri administruese.
Sipas statistikave të AMF, në fund të 9-mujorit 2023 shoqëritë e sigurimit të jetës raportonin gjithsej asete në vlerën e 5.5 miliardë lekëve. Në këtë treg veprojnë aktualisht katër shoqëri sigurimi.
Marrë nga Monitor
shoqata e siguruesve të jetës pensioneve dhe fondeve të investimeve
Artikuj te sugjeruar
S.B
SOCIALE
9 Maj12:46
Psikologia zbulon sekretin e madh të Taylor Swift, trondit me deklaratën e saj: Ajo vuan nga spektri i autizmit
Taylor Swift
SHBA- Këngëtarja Taylor Swift ka lënë padyshim një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e muz...
S.B
SOCIALE
9 Maj12:45
Besa Kokëdhima performon sot në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, zbulohet e sata renditet në sondazh
Besa
SUEDI- Sonte është gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest 2024 dhe zhvillohet drejtpërdrejtë nga Malmö...
M.B.
SOCIALE
9 Maj12:42
Informaliteti dhe grumbullimi pa fatura po dëmtojnë prodhuesit e serrave, çmimet nën kosto
Foto ilustruese
BERAT- Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhimit, por fermerët janë të shqet&eum...
S.B
SOCIALE
9 Maj12:02
Një tjetër Miss heq dorë nga kurora në SHBA, çfarë po ndodh me kompeticionin?
Miss Teen SHBA
SHBA- Miss Teen SHBA dha dorëheqjen ditën e djeshme duke shkaktuar tronditje të mëtejshme për komunitetin e k...
n.f
SOCIALE
9 Maj07:41
Ulet interesi i klientëve shqiptarë për të investuar në kripto
Foto ilustruese
TIRANË- Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të investojnë në kriptomonedha ka ardhur...
n.f
SOCIALE
9 Maj07:40
Shpresa te të huajt, por në Shqipëri ka më pak se 10 mijë që punojnë, 1% e totalit
Foto ilustruese
TIRANË- Me ikjen e forcës punëtore në emigrim, sidomos të të rinjve, “shpresa” e bizneseve, por e...
M.B.
SOCIALE
9 Maj07:40
Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare. ...
M.B.
SOCIALE
9 Maj07:39
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Rënia e shpejtë e inflacionit po vjen nga jashtë dhe është kalimtare
Banka e Shqipërisë
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përs...
M.B.
SOCIALE
9 Maj07:38
BSH: Nuk kemi kompetenca ligjore për të kontrolluar veprimet e përmbaruesve
Banka e Shqipërisë
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka dalë të mërkurën me një reagim publik lidhur me shqetësi...
M.B.
SOCIALE
9 Maj07:37
Projekte të reja dhe financa të mira, parashikimi i Horoskopit për sot
Foto ilustruese
Dashi
Sot nuk do lejoni asnjë person të marrë vendime në vendin tuaj dhe do jeni të zotët e vetes. Nëse...