Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kjo është një nga fotot e bujshme, që u zbulua në dosjen hetimore të aferës së inceneratorëve. Në foto shfaqen krenarë Klodian Zoto, që vijon të jetë ende në kërkim për aferën qindra milionë euro të inceneratorëve, Niko Peleshi, ish-kryebashkiaku i Korçës, që për besnikërinë e tij të verbër është shpërblyer nga Edi Rama duke u vendosur në krye të Kuvendit, dhe padyshim, Petrit Tare, drejtori më jetëgjatë që mund të ketë pasur shteti shqiptar në 35 vite tranzicion.
Në emisionin e javës së kaluar, Plug përmendi Petrit Taren si një nga përfituesit e mëdhenj të fondeve IPARD me një vlerë prej 251 mijë eurosh për të ndërtuar magazine për fruta-perime nëpërmjet kompanisë BLOOM FRUITS. Kjo kompani, njëjtë si shumë të tjera, është krijuar posaçërisht për të përfituar fonde nga IPARD. Dëshmi e kësaj është fakti se kompania Bloom Fruits është themeluar më 2 shtator 2019, periudhë kur nisi të zbatohej projekti IPARD II në Shqipëri. Aksionerë të kësaj kompanie janë edhe shtetasit Landi Gushi me 40% të aksioneve, Zamir Shahinaj me 30% të aksioneve dhe Petrit Tare me 30% të aksioneve.
Një tjetër dëshmi që drejtori në detyrë i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, dhe ortakët e tij krijuan kompani për të përfituar fonde nga IPARD, është edhe fakti se prej themelimit dhe deri më sot, në 6 vite aktivitet, kompania me 100 mijë lekë kapital nuk ka deklaruar asnjë bilanc për të dëshmuar nëse ka grumbulluar dhe shitur fruta-perime. Ndaj i mbetet SPAK që të hetojë tashmë dhe të zbulojë se si janë përdorur 251 mijë euro të taksapaguesve europianë nga drejtori i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, dhe nëse ato para kanë shërbyer për të ndihmuar fermerët korçarë.
Veç fondeve nga IPARD, Petrit Tare, që mban post drejtues në Korçë prej tre dekadash, është i njohur për aferat e tij në krye të ujësjellësit të Korçës. Janë të njohura tashmë aferat e Petrit Tares me bosin e inceneratorëve Klodian Zoto apo tenderat abuziv, për të cilët ka përfunduar në Prokurori jo pak herë, por ia ka hedhur paq, për shkak se bashkëshortja e tij, tashmë e shkarkuar nga Vetingu, ka drejtuar Gjykatën e Korçës për shumë vite. Sot, familja e Petrit Tares ka miliona euro pasuri të paluajtshme, llogari bankare të cilat dyshohet se janë të pajustifikuara, siç ka dëshmuar edhe procesi i vetingut për Entela Priftin. Për pasuritë dhe aferat e Petrit Tares, bashkëshortes ish-gjyqtare Entela Prifti dhe lidhjet e forta me Niko Peleshin, Plug do të investigojë më shumë në një tjetër emision.
Siç zyrtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste, edhe për mafien e plehrave në inceneratorët fantazmë, fondet e IPARD ishin një tjetër mundësi abuzimi. Në listën e përfituesve të këtyre fondeve rezulton edhe Elton Bualli, drejtori i Landfillit të Sharrës.
Elton Bualli është një personazh i njohur tashmë për qytetarët shqiptarë, pasi njihet si “mëkëmbësi” i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në inceneratorin e Tiranës. Ky individ herë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë si drejtori i inceneratorit të Tiranës, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabë, herë në komunikimet në Holandë, herë duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dhjerave, e çuditërisht ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.
Ky individ, ndërkohë, na shfaqet edhe si biznesmen. Në emisionin e kaluar, Plug iu solli vetëm faktin që Elton Bualli ishte një nga përfituesit e fondeve IPARD, duke marrë jo pak, por plot 310 mijë euro për të ndërtuar një serë brenda landfillit të mbetjeve në Sharrë. Sot, Plug do t`ju tregojë më shumë detaje sesi “xholi” i Zotos dhe Mërtirit në aferën qindra milionë euro mori para borxh nga kompania e inceneratorëve për të ndërtuar serën me bashkëfinancimin e IPARD.
Në ekran po shihni një kontratë noteriale borxhi të tetorit të vitit 2021, në të cilën inceneratori i Tiranës i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së Elton Buallit për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës.
Me paratë e inceneratorit fantazmë, ose më saktë me paratë e qytetarëve të Tiranës, ky shtetas ka blerë 10.500 m² tokë në Sharrë, siç mund ta shihni në këto dy çertifikata pronësie. Por bujaria e Zotos dhe Mërtirit nuk mbaron këtu. Më pas, duket jo pa ndikim politik, Elton Bualli merr edhe grantin nga IPARD.
Kompania e Elton Buallit, drejtorit në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, shpallet fituese për një projekt me investim 483.164,32 euro. Projekti, sipas të dhënave zyrtare, do të niste më 14.12.2020 dhe do të përfundonte më 14.11.2021. Vlera e përfituar nga fondet IPARD është 314.056,8 euro, rreth 380 milionë lekë duke pasur parasysh kursin e kohës.
Më 18 nëntor të vitit 2019, pak më shumë se 6 muaj nga aplikimi në AZHBR, kompania e inceneratorit të Tiranës ka lidhur një kontratë qiraje me punonjësin e saj ELTON BUALLI për një tokë 8.500 m². Kontrata lidhet për një periudhë 15-vjeçare për një shumë qesharake 11.500 lekë në muaj. 8.500 m² me vlerën e qirasë sa një pension në fshat dhe kjo për 15 vite.
Kontrata e Buallit me kompaninë e inceneratorit të Tiranës është lidhur vetëm 4 ditë pasi Elton Bualli, drejtori i vetë kompanisë, është regjistruar si person fizik. Pasi është përfituar dhe fondi me AZHBR, në gusht të vitit 2021 kjo kontratë është revokuar dhe midis palëve është nënshkruar një kontratë shitje e kësaj pasurie.
Më 12.08.2021 revokohet kontrata e qiradhënies qesharake, dhe më 16.08.2021, pra 4 ditë më pas, firmoset kontrata e shitjes me kusht të pronës për një vlerë 19.550.000 lekë. Sërish shumë e vogël me realitetin në zonën kadastrale. Pagesa do të bëhet në dy këste, sipas kontratës: kësti i parë brenda më 31.03.2022 dhe kësti i dytë brenda më 15.08.2022.
Nga dokumentacioni midis IEBV dhe punonjësit Elton Bualli më 16.03.2021 është lidhur një kontratë huaje, e cila është amenduar në datë 08.06.2021 dhe në datë 19.10.2021 për një vlerë totale 500.000 euro. Në datë 19.10.2021 është lidhur kontrata e tretë për vlerën 90.000 euro.
Disponojmë edhe kontratën e lidhur nga Elton Bualli dhe kompania për ndërtimin e serës, tek zona e landfillit. Sipas dokumentave të siguruara nga investigimi rezulton se në përfundim kompania e inceneratorit të Tiranës, IEBV, vendos të qarkullojë para në mënyrë të çuditshme në emër të një punonjësi duke i dhënë 500.000 euro hua, duke i shitur më pas edhe një tokë në vlerë 19.550.000, pra duke shtuar kështu vlerën e huasë. Për këtë aferë, Belind Këlliçi kohë më parë, në një deklaratë për mediat, i ka bërë disa pyetje SPAK-ut dhe kreut të tij Altin Dumani.
Në këtë foto nuk ka dyshime se kush është personi që shfaqet me pantallona të shkurtra dhe bluzë sportive. Ai është as më shumë dhe as më pak, kryeparlamentari Niko Peleshi, tek i cili duket se suksesin e kopjojnë edhe rrjeti i tij i bashkëpunëtorëve.
Djali në foto quhet Armand Tafili, të cilin Plug e përmendi në emisionin e kaluar si një nga përfituesit e fondeve IPARD. Armand Tafili ka përfituar jo pak, por 234 mijë euro nga fondet e IPARD për të ndërtuar këtë agroturizëm në fshatin Starje të Ersekës. Plug ka investiguar më tej se kush është Armand Tafili. Ky shtetas nuk ka pasur asnjë lidhje me bujqësinë, pasi së paku nga të dhënat publike nuk rezulton se është një fermer. Provë është edhe fakti se Armand Tafili u regjistrua me NIPT si person fizik në 7 prill të vitit 2021. Është e qartë se qëllimi i regjistrimit të këtij NIPT-i ka qenë për të përfituar plot 234 mijë euro nga fondet IPARD me qëllim ndërtimin e Agro Turizmit Rohan.
Dhe, siç shihet nga foto, ky agroturizëm është vatra e zyrtarëve socialistë të juglindjes për të ngrënë dreka e darka në një biznes të ndërtuar me paratë që duhet t’i merrnin fermerët shqiptarë. Jo vetëm kaq, por Armand Tafili ka përfituar fonde nga IPARD, ndërkohë që ishte funksionar publik në Bashkinë e Kolonjës, të drejtuar nga Erion Isai. Tafili rezulton se ka një nga pozicionet kyçe në këtë bashki, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Prokurimeve Publike. Deri këtu, është e qartë që Armand Tafili nuk ka përfituar fonde nga IPARD si fermer i aftë, por ka përfituar për shkak se është një nga drejtuesit e shtabit elektoral të Niko Peleshit dhe Erion Isait në bashkinë e Kolonjës.
Si drejtues i Drejtorisë së Prokurimeve Publike në bashkinë Ersekë, Armand Tafili është i përfshirë në dosjen hetimore të SPAK për aferat e Erion Isait me Entela Çanon. Për këto afera, Plug do të flasë më gjerësisht në një tjetër emision, ndërsa këtu theksojmë se drejtori i Erion Isait, veç aferave me tenderat, duhet të japë shpjegime edhe si i ka përfituar fondet e IPARD për të ndërtuar një biznes privat, të cilin vijon ta ketë në emër të tij. Plug po investigon më tej për Armand Tafilin, pasi nga të dhënat e deritanishme, ky shtetas rezulton se ka qenë gjithë kohës i punësuar në shtet dhe nuk rezulton të ketë të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar investimin që ka kryer. Ndaj ngrihen dyshime se ky shtetas është prestanome i të tjerë personave në Ersekë.
Armand Tafili është një nga njerëzit kyç të aferës në rrugën Korçë-Ersekë. Sipas dosjes hetimore të SPAK, drejtori i Prokurimeve i Erion Isait, që përfitoi qindra mijëra euro nga fondet IPARD, ishte personi që negocioi projektin e rrugës Korçë-Ersekë me Entela Çanon. SPAK dyshon se dokumentet u falsifikuan, ndërsa rruga, e ndërtuar sipas projektit të Erion Isait, vartësit të tij përfitues nga IPARD, Armand Tafili dhe ish-drejtoreshës së FSHZH, Entela Çano, u shemb duke shkaktuar jo vetëm humbje financiare për shtetin, por edhe duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Projekti i kësaj rruge u zbatua pikërisht nga kompania ANK-Konstruksion, e sipërmarrësit Agim Kola, ndërsa u mbikqyr nga vetë Entela Çano. Agim Kola, si një ndërtues që përfiton rregullisht kontrata të shtrenjta për ndërtim rrugësh nga Belinda Balluku, ka pasur akses edhe në fondet IPARD. Edhe ai, si shumë ndërtues, nëpërmjet kompanisë së ndërtimit dhe prodhimit të inerteve, COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, përfitoi rreth 810 mijë euro fonde nga IPARD. Nga të dhënat e AZHBR, Agim Kola dhe ortakët e tij në këtë kompani përfituan fonde për ndërtimin e një magazine me sipërfaqe 2,282 m2, përfshirë 13 dhoma rigoriferike për grumbullimin, seleksionimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve. Nga të dhënat e thesarit, të Open Data Albania, Company Riviera 2008, nga viti 2015 e deri më tani, ka përfituar më shumë se 35 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit.
Gjithashtu rezulton se kjo kompani ka përfituar më shumë se 78 tendera publikë nga bashki të ndryshme në vend, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Pra është e qartë se Agim Kola, pasi ndërtoi rrugë që shemben me taksat e qytetarëve, përfitoi edhe rreth 810 mijë euro nga IPARD duke rivalizuar fermerët e ndershëm. Agim Kola është një emër i njohur, pasi në të shkuarën ai është shpallur në kërkim për abuzim me skemat e TVSH-së. Agim Kola është vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Ky i fundit ka qenë themelues i disa prej kompanive që sot administrohen nga i vëllai.
Manjola Haska, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, është një tjetër emër që ka përfituar qindra mijëra euro nga IPARD për të ndërtuar Agro Turizëm Rexhinin. Sipas të dhënave publike të AZHBR, Manjola Haska ka firmosur kontratën për përfitimin e fondeve IPARD për ndërtimin e shtëpizave prej druri në fshatin Rexhinë. Kontrata ka një afat 05.04.2023 deri në 06.10.2023 dhe vlera e investimit është 346.000 euro, ndërsa granti që ka përfituar nga IPARD është në vlerën 225.000 euro. Jo vetëm motra e Tërmetit, por edhe burri i saj ka futur duart në fondet e fermerëve, duke përfituar një vlerë prej 15 mijë eurosh për mbjellje pemësh.
Një tjetër kompani, pas së cilës dyshohet se fshihet pikërisht ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, dhe drejtori i tij i tenderave, Lorenc Bami, është “IUMENTIS”. Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë, një proces që ka tërhequr vëmendjen për përfitimin e fondeve publike në mënyrë të dyshimtë. Madje dyshimet u ngritën edhe më shumë gjatë inspektimit nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili, teksa pyet Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët, pasi ngecin në përgjigje, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.
Rikthehemi në kryeqytet, ku personazhi i radhës është i njohur jo vetëm për karrierën politike e publike, por edhe për lidhjet miqësore me kryeministrin Edi Rama: Dashamir Peza. Në vitin 2019, Dashamir Peza dhe Entela Peza themelojnë kompaninë Il Paese. Kjo kompani ka përfituar grant 277.000 euro për rikonstruksionin e godinës ekzistuese në Pezë dhe ndërtimin e një guesthouse. Dihet nga të gjithë se ajo shtëpi është përdorur gjerësisht nga Edi Rama dhe jo vetëm.
Ju sollëm në mënyrë të përmbledhur vetëm dhjetëra raste se si familjarë ministrash, deputetësh, kryetarësh të Partisë Socialiste në emër të tyre kanë marrë fondet që BE-ja i ka për ju, të nderuar fermerë. Por edhe njëherë e theksoj se këto janë vetëm emrat që analizuam në këtë emision, pasi dyshoj se nga 431 përfitues të fondeve të IPARD, ata që kanë përfituar në mënyrë të drejtë numërohen me gishtat e dorës.
Për sa kohë SPAK nuk e bën, emisioni Plug do të investigojë deri në emrin e fundit, ku, siç na ka rezultuar, ka edhe deputetë apo kryebashkiakë në detyrë që kanë ndërtuar perandori biznesi falë fondeve që duhet t’u ishin shpërndarë fermerëve. E për veç vjedhjeve, u bënë pengesë që bujqësia shqiptare të merrte edhe 112 milionë eurot e radhës nga BE. Ndërsa ju, të nderuar fermerë, sa herë të shikoni atë fermën luksoze, bujtinën, plantacionet apo serën e familjarëve të këtyre zyrtarëve, mos nguroni t’i bëni një foto e t’ia dërgoni SPAK-ut për t’i zgjuar nga gjumi, sepse ajo është ndërtuar pikërisht me lekët që u vodhën nga xhepat tuaj.
Pra, të kesh në dorë menaxhimin e fondeve që BE jep për bujqësinë shqiptare, duket se nuk është fitimprurëse v...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit sapo dha vendimin, ka tronditur opinion publik dhe ka ngritur pikëpyetje për sig...
Në emisionin e kaluar Plug zbardhi skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin n&eu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arri...
Bizneset e familjarëve të Frida Krifcës, siç edhe pasuria e saj, lulëzuan falë bashkëpunimit me Edi Ramën në post...
Mbi 300 milionë lekë në vit paguhen për një sërë ambientesh që shërbejnë si zyra ku ushtrojnë aktivitet...
Bashkia e Tiranës ka shpenzuar për qira të ambienteve të zyrave mbi 600 mlionë lekë, ose rreth 6 milionë euro. Disa institu...
Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish iden&eum...
Një ngjarje tronditëse u regjistrua pasditen e së hënës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiran...
Të enjten, në orën 14:00, është caktuar seanca gjyqësore në të cilën avokatja Manuela Toro Correa, mbrojtësja ...