Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Ushqimit, vendi gjendet larg këtij objektivi.
“Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, tha për A2 CNN, Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore.
Bashkimi Evropian ende nuk lejon importin e produkteve të bulmetit dhe mishit nga Shqipëria.
“Për të fituar besimin e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së, na duhet një rrjet i fortë laboratorik, sistemi i gjurmueshmërisë së produktit dhe trajnim i vazhdueshëm i inspektorëve. Pa transparencë në kontrolle, protokolle të qarta dhe masa të ndëshkimit për shkelësit, edhe përpjekjet më të mira do të dështojnë konsumatori duhet të dijë se ai produkt që blen është i sigurt. Kjo kërkon vullnet politik, investim dhe bashkëpunim të ngushtë midis sektorit shtetëror, prodhuesve dhe palëve akterë ndërkombëtare.”
Për tregtarët vendas, produktet janë të sigurta. “Gjithçka që ne kemi është e sigurt për konsum. Qytetarët të blejnë”, tha për A2 CNN, një tregtar mishi.
Megjithatë nga çdokush pranohet se forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët.
“Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE”, tha për A2 CNN, Hasan Stafa nga zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Kjo në një kohë që nga mandarinat, specat, domatet e pjeshkët e prodhuara në vend rezultojnë me pesticide në pikat kufitare të shteteve të tjera.
“Duhet të ndryshojmë tërësisht mendësi dhe të bashkëpunojmë pasi përndryshe nuk mund të kemi sukses.”
Në pritje të publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, burime për A2CNN pohojnë se Shqipëria ka marrë një notë “jo kaluese” në kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare.
Sipas raportit, “Shqipëria ka një nivel përgatitjeje politikash në fushën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Por, nuk është bërë progres gjatë periudhës raportuese. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar legjislacionin me ‘acquis’ të BE-së dhe t’a zbatojë atë.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
22 Tetor19:34
Gjysma e Shqipërisë pa kanalizime/ Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje
Vitin e kaluar, përmes një Akti Normativ qeveria ngriti Task Forcën e posaçme për kontrollin e trajtimit të ujërave të...
SOCIALE
22 Tetor13:50
Mbahen në burg padrejtësisht, dy gazetarët e njohur nderohen me Çmimin Sakharov 2025
Çmimi Sakharov 2025 u është ndarë dy gazetarëve - polako-bjellorusit Andrzej Poczobut dhe gjeorgjianes Mzia Amaglobeli - të ci...
SOCIALE
22 Tetor09:25
Alarmante/ BIRN: Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale
Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë p...
SOCIALE
21 Tetor15:38
“Pazare me jetën e pacientëve, 5 mijë euro operimi”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia
Gazetari Osman Stafa ka shprehur shqetësimin për situatën në spitalin Onkologjik, ku sipas tij përveç aferave korruptive, qyte...
SOCIALE
21 Tetor11:20
Shqipëria, potencial i pashfrytëzuar në inovacion: Startup-et në fazë eksperimentale
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një faz&eu...
SOCIALE
21 Tetor09:10
Kanceri i gjirit/ BIRN: Gratë e prekura përballen me një betejë të dyfishtë
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. ...
SOCIALE
20 Tetor18:13
Projektligji për TVSH e ‘shportës’/ Xhixho: Çmimet e ushqimeve, 50 % më të larta se në BE
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligj...
SOCIALE
19 Tetor16:52
'270 mijë rrënjë ullinj në rrezik', Fermerët e Beratit në prag falimentimi: Prodhimi mbulon më pak se 10% të kostos!
Fermerët e fshatit Bilçë në qarkun e Beratit ndodhen në prag të falimentimit, pasi këtë vit prodhimi i ullirit nuk a...
SOCIALE
18 Tetor12:42
Një rrugë të “larë me flori”/ Rreziku i madh që vjen nga Unaza e Madhe e Tiranës që kushtoi 430 milionë euro
Është ora 8:00 e mëngjesit dhe trafiku tek Unaza e Madhe në drejtim të TEG-ut lëviz me ritmin e zakonshëm. Por qetësia p...
SOCIALE
18 Tetor09:09
Nesër zhvillohet maratona në Tiranë, rrugët që do bllokohen. Bashkia publikon masat
Nesër do të zhvillohet aktiviteti sportiv "Maratona Fan Run", duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza" dhe vijuar deri në fundin e bulevar...