Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...

TIRANA- Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.
Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit. Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase. Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Publikimi i shifrave të detajuara të Bankës së Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun valutor jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe. Kursi mesatar i këmbimit euro lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.
Nëse në vitin 2023 forcimi i lekut mund të shpjegohej me përmirësimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente, për vitin 2024 ky faktor zor se e shpjegon forcimin e lekut në këto përmasa. Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar dhe sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023. Deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë.
Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen./ Monitor
SHBA- Noah Centineo shkaktoi shqetësim tek fansat e tij me paraqitjen e tij të fundit në premierën e filmit "Warfare" në Lo...
SHBA- Salma Hayek i ka uruar ditëlindjen Quentin Tarantinos me një postim humoristik. Regjisori i njohur mbushi 62 vje&cced...
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një mesazh në Instagram me të cilin ka ngjallur mjaf...
SHBA- Elisabeth Moss ka konfirmuar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duke shprehur mirënjohjen e s...
SKOCI- Ish-Miss Skocia, Lucy Sophia Thomson, është dënuar për sulm fizik dhe sulm racist ndaj një roje sigurie në një turne...
SHBA- Rita Ora u shfaq tejet elegante përpara paraqitjes së saj në “The Masked Singer USA”, të enjten në mbrëmje. K&...
SHBA- Katie Price dikur e quajti Dane Bowers "dashurinë e jetës së saj" pavarësisht se ishte me bashkëshortin e saj Kieran Hayler n&e...
SHBA- Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino dyshohet se kanë pasur probleme në marrëdhënie për një kohë të gjatë, th...
SHBA- Një nga dasmat më të përfolura të vitit po afron dhe nuk është tjetër veçse ajo e Lauren Sanchez&nbs...
SHBA- Jennifer Lopez dhe Edward James Olmos janë rikthyer së bashku gati tre dekada pas Selenës! Të enjten, më 27 mars, Lopez, zbuloi...