8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

TIRANA- Tregu i auditimit në vitin 2024 qarkulloi rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, në volumin e të ardhurave të realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor. Në raport me një vit më parë, tregu është rritur gati 15%. Publikohet renditja e 15 shoqërive më të mëdha audituese në vend.
Tregu i auditimit, në vitin 2024, arriti në rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.
Sipas BPM, tregu i auditimit në fund të vitit 2024 ka pasur 250 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 143 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik, 81 shoqëri auditimi dhe 26 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit. Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë ndërmarrë 3809 auditime ligjore në vit, referuar të dhënave për angazhimet e auditimit të realizuara në vitin 2024, sipas BMP.
Ecuria e tregut të auditimit reflektohet në rritjen mesatare prej 14.9% të të ardhurave vjetore të gjeneruara nga shërbimet e auditimit ligjor, krahasuar me një rritje mesatare prej 6.7% të njësive ekonomike të audituara.
“Auditimi ligjor, si një e mirë publike, është një mekanizëm i rëndësishëm në sigurimin e transparencës dhe besimit në raportimin financiar të njësive ekonomike. Nëpërmjet procesit të mbikëqyrjes synohet sigurimi i standardeve më të larta në cilësinë e auditimit, duke pasur në fokus të gjitha palët që mbështeten në një sistem të shëndoshë financiar.
Në vitet e fundit e kemi vënë re një përmirësim të ndjeshëm të punës së audituesve, në mënyrën e organizimit të punës dhe kohës së angazhimit të tyre në misionet e auditimit, duke sjellë si rezultat dhe përmirësim në cilësinë e raportimit financiar të njësive ekonomike. Një indikator i rëndësishëm është edhe tendenca në rritje e volumit të honorarëve nga shërbimet e auditimit ligjor, si një nga treguesit e rëndësishëm lidhur me vlerësimin e punës së audituesve, rrjedhojë e mbikëqyrjes efektive për sigurimin e cilësisë”, thotë Dritan Fino, kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.
Gjatë pesë viteve të fundit, të ardhurat e realizuara për shërbimet e auditimit kanë qenë në rritje si për shoqëritë e auditimit, ashtu edhe për audituesit ligjorë. Në vitin 2024, shoqëritë e auditimit shënuan 73% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 27% të realizuara nga audituesit ligjorë.
Ndryshimet në formën ligjore të ushtrimit të profesionit nga person fizik në shoqëri auditimi, gjatë vitit 2024, shpjegojnë ndryshimin me një rënie prej 13% në totalin e qarkullimit të realizuara nga audituesit ligjorë dhe rritjes në të njëjtën përqindje në totalin e qarkullimit të realizuar nga shoqëritë e auditimit.
Në vitin e gjashtë të publikimit të renditjes, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka paraqitur një panoramë të shoqërive të auditimit dhe pozicionimin e tyre në këtë treg, bazuar në totalin e honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2024 për auditimin ligjor të njësive ekonomike.
Referuar publikimit në raportin e veprimtarisë për vitin 2024, Shoqëria e auditimit “Forvis Mazars” ka kaluar e para për vitin 2024, me 9.21% të totalit të honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2024 për auditimin ligjor të njësive ekonomike, nga 7.02% në vitin 2023.
Shoqëria e auditimit “Ernst&Young”, që në vitin 2023 ishte e para, ka zbritur në vend të dytë, me 8.48% të totalit, ndonëse pesha e saj është rritur në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 8.13%. Vendin e tretë të renditjes për vitin 2024 e mban “Kreston Albania”, me 8.22% të tregut, duke shënuar rritje të fortë në raport me 4.07% në 2023, kur renditej e pesta, referuar totalit të honorarëve të realizuara nga shërbimet e auditimit.
Shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania sh.p.k.” është renditur në vendin e katërt 2024, me 7.66%, pas një periudhe dyvjeçare e pozicionuar në vendin e tretë (2023: 4.54%; 2022: 5.55%).
Në vend të pestë mbetet “Grant Thornton”, që ka rritur peshën në tregun e auditimit, nga 4.07% në 2023, në 6.26% në 2024. “Accounting, Audit & Tax Consulting – AATC” ka hyrë në listën e 15 shoqërive më të mëdha audituese, duke u pozicionuar në vend të gjashtë, me 4.49% të tregut.
Hyrje të reja në listë janë dhe “Intrust” (3.97%), “Melar” (1.73%), “Thinksmart A & C” (1.64%), “Gosnishti Auditor and Partners” (1.33%). Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorarëve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit, 2024./ Monitor
ZVICRA- Shqipëria u rendit në vendin e 8-të në Eurovision Song Contest 2025 përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këng&eum...
ZVICRA- Austria u shpall fituese e Eurovision Song Contest 2025 mbajtur në Bazel të Zvicrës me këngëtarin me origjinë ...
Dashi Në disa raste, frika e të mos qenit në lartësinë e duhur mund t’iu prishë gjithë ekuilibrin k&...
Dashi Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, t&eu...
Dashi Nuk do keni më aq komplekse sa më parë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Nuk do jeni ...
ZVICËR- Sonte në Bazel të Zvicrës mbahet nata e parë e "Eurovision Song Contest 2025". Shqipëria do të përfaq&eum...
Dashi Do jeni mjaft realistë gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni aspak gjëra të nxituara. Për ju të dash...
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në të gjithë vendin tonë. Mes politikanëve dhe shumë qyteta...
Dashi Ka rrezik që sot goja të flasë para mendjes dhe mund t’i lëndoni personat që do ju ndodhen pranë. N...
TIRANA- Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Ba...