SOCIALE

Vlora Marina mbështet studentët ekselentë të Universitetit “Ismail Qemali” me bursa studimi

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 12:55
Vlora Marina mbështet studentët ekselentë të Universitetit

Investimi tek të rinjtë dhe fuqizimi i potencialit të tyre mbetet një shtyllë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë, në këtë kuadër, projekti Vlora Marina ka ndërmarrë një nismë në mbështetje të arsimit, duke akorduar bursa studimi për dy studentë ekselentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Përfitues të bursës janë Ruben Gjonezelaj dhe Maldi Budlla, të cilët ndjekin studimet në ciklin Master, respektivisht në programet Administrim Biznesi dhe Financë. Ceremonia e ndarjes së bursave u zhvillua në ambientet e Universitetit, me praninë e Zv rektores së Universitetit Znj. Frosina Londo, studentëve dhe administratorit të projektit Vlora Marina, Ervin Bacaj. Gjatë aktivitetit Bacaj, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet akademike të studentëve, duke theksuar rëndësinë që Vlora Marina i kushton investimit tek njerëzit dhe brezi i ri.

"Ky program bursash është një mbështetje konkrete për Vlorën. Kjo është një mënyrë për të inkurajuar të rinjtë që përmes dijes dhe përkushtimit të tyre të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit dhe të vendit. Ne besojmë se investimi tek arsimi dhe tek talentet e reja është investimi më i vlefshëm për të ardhmen.

Kjo filozofi reflektohet edhe në vetë vizionin e projektit Vlora Marina, i cili, përtej transformimit urban dhe zhvillimit të turizmit, synon të krijojë ndikim afatgjatë në ekonominë dhe komunitetin lokal. Pikërisht për këtë arsye, mbështetja e arsimit, kulturës, aktiviteteve sociale dhe promovimi i të rinjve të talentuar mbetet një nga prioritetet tona kryesore”, u shpreh Bacaj.

Ai shtoi më tej se synimi i projektit është që kjo mbështetje të mos mbetet vetëm simbolike, por të shoqërohet edhe me mundësi konkrete për të rinjtë, përmes punësimit apo zhvillimit të praktikave profesionale pranë ekipeve të Vlora Marinës. Vlora Marina do të krijojë mundësi të shumta punësimi për qytetin e Vlorës, në fusha si financa, administrimi, marketingu, hoteleri turizmi, shërbimet detare dhe menaxhimin operacional.

Përmes këtyre iniciativave, projekti synon jo vetëm të fuqizojë profesionalisht brezin e ri, por edhe të kontribuojë në krijimin e një kulture moderne pune, duke integruar talentet e reja në një mjedis profesional që reflekton standardet më të mira ndërkombëtare.

Ndërsa  zv/rektorja e Universitetit “Ismail Qemali”, znj. Frosina Londo, shprehu mirënjohjen për këtë iniciativë dhe e cilësoi atë si një shembull pozitiv të bashkëpunimit mes sipërmarrjes private dhe institucioneve të arsimit të lartë në funksion të zhvillimit të të rinjve dhe përmirësimit të sistemit arsimor.

Pas ceremonisë, studentët zhvilluan një vizitë në zyrat e shitjes së projektit Vlora Marina, ku u njohën më nga afër me vizionin dhe konceptin e zhvillimit të këtij projekti. Vizita vijoi më pas në kantierin e ndërtimit, ku ata panë nga afër ecurinë e punimeve dhe transformimin që projekti pritet të sjellë në qytetin bregdetar.

Vlora Marina është një zhvillim modern  në zemër të qytetit të Vlorës, i cili do të sjellë marinën e parë të klasit botëror në Shqipëri, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, rezidenca premium buzë detit, hapësira shërbimi dhe nje komunitet dinamik. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë blu, fuqizimin e turizmit elitar, transformimin e Vlorës në një destinacion modern mesdhetar si dhe gjenerimin e  shumë vendeve të reja të punës, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional për komunitetin lokal dhe brezin e ri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan